Si ta menaxhoni stresin e një pune të re?

11 Qershor '20

Si ta menaxhoni stresin e një pune të re?
	 	 

Një punë e re kryesisht shoqërohet edhe me shumë stres. Kjo ngase ka shumë detyra të reja për t'i mësuar, ndodheni në një ambient të ri ku do ta kaloni të shumtën e ditës, takoni njerëz të ri, etj. 

Një punë e re vjen edhe me shumë sfida dhe është e natyrshme të keni stres. Mirëpo, ka disa mënyra për ta menaxhuar atë stres. Ne ju sjellim disa mënyra efektive për të përballuar stresin në një punë të re ose në ndonjë situatë tjetër që kërkon ndryshim dhe rregullim.

Gjeni mbështetje

Nëse arrini të gjeni mbështetje tek kolegët, familja apo edhe shoqëria e ngushtë, do të arrini ta tejkaloni stresin e çdo situate. Mundohuni që të flisni rreth stresit të punës sepse kjo mund t’ju ndihmojë dhe lehtësojë shumë.

Mos hezitoni të kërkoni ndihmë

Disa persona hezitojnë të kërkojnë ndihmë në punë me mendimin që nuk duhet t'i shqetësojnë apo t’ju bëjnë shumë pyetje kolegëve ose shefit. Mirëpo është gjithmonë më mirë nëse bëni pyetje dhe kërkoni ndihmë. Në këtë mënyrë, ju i lejoni të tjerët të kuptojnë se dëshironi të punoni shumë dhe të kuptoni se si rrjedhin gjërat në një vend pune, e jo të bëni diçka duke qenë të pasigurtë, çka pastaj mund ta dëmtojë kompaninë. Një përfitim i të bërit pyetje është se ju filloni gjithashtu të krijoni një raport me kolegët apo punëdhënësin tuaj.

Pranoni sfidat

Secila punë, në fillim i ka vështirësitë apo sfidat e veta derisa të kuptoni se çka presin të tjerët prej jush, cilat janë prioritet e juaja dhe si t’i realizoni me sukses detyrat që ju jepen. Mirëpo, nuk duhet të harroni se gjithçka sa vjen e lehtësohet me kohën. Në momentin që krijoni një rutinë, do të ndjeheni të sigurtë në punën që bëni.

Bëni ndonjë aktivitet

Kur ndjeheni të mbingarkuar ose shumë të stresuar, provoni të bëni ndonjë shëtitje që mund t’ju qetësojë apo ndonjë aktivitet tjetër që zakonisht e bëni në kohë të lirë.

Kujdesuni për vete

Nëse hani siç duhet, bëni gjumë të mjaftueshëm dhe merrni vitamina të përditshme, do të lodheni më pak fizikisht, kështu do të keni më pak stres. Kujdesi për vete gjithashtu ndikon në zhvillimin e aftësive njohëse.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC