Si mund të vazhdoni të ndërtoni ekipe të punës edhe përmes takimeve virtuale?

12 Prill '21

Si mund të vazhdoni të ndërtoni ekipe të punës edhe përmes takimeve virtuale?
	 	 

Në kohën kur të gjithë po përballen me periudha stresi nga krizat e mundshme ekonomike dhe shëndetësore, disa kompani kanë kaluar në punë nga distanca. Kjo mënyrë e punës zakonisht krijon po aq distancë edhe në raportet në mes të punonjësve, duke ndikuar kështu edhe në produktivitetin e punës. Punëdhënësit duhet të mendojnë për hapa të cilët e thyejnë këtë “akull” edhe në komunikimet e tyre virtuale, për të vazhduar kësisoj ndërtimin e ekipeve ashtu siç ishin dikur në mjediset e kompanisë.

Hapat që ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve

Kjo nuk është koha e të bërit biznes si zakonisht, kështu që ju duhet të jeni seriozë për ta ndihmuar njëri - tjetrin për të qenë të fokusuar, të lumtur dhe produktivë dhe për këtë do t’ju ndihmojë thyerja e akullit në mënyrën virtuale. Kjo do t’ju ndihmojë që përmes takimeve nga distanca ta mbani atë kohezion brenda grupit si dhe të krijojë rehati edhe në komunikimet virtuale.

Kërkoni nga ata që të ndajnë momente argëtuese apo “të turpshme”

Kur mbani takime apo mbledhje të tjera virtuale ndihmoni pjesëmarrësit të njohin më shumë njëri - tjetrin duke ndarë tregime dhe fakte qesharake! Përveç kësaj, mund të kërkoni nga ata të ndajnë edhe ndonjë ngjarje “turpëruese”, por që me kalimin e kohës është shndërruar në diçka argëtuese. Hulumtuesit kanë zbuluar se ngjarjet e tilla ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit dhe kreativitetit. Bazuar në një studim të “Harvard Business Review”, punonjësit që ndajnë me të tjerët ndonjë ngjarje të turpshme që u ka ndodhur prodhojnë 26 për qind të ideve gjatë kohës sa jepin ide rreth projekteve, 15 për qind më shumë se ata që nuk ndajnë tregime të tilla.

Pyetje qesharake

Kohët e vështira kërkojnë momente argëtuese për bashkëpunëtorët. Asgjë nuk grumbullon më shumë argëtim sesa lidhja përmes humorit. Kjo i bën punonjësit të ndihen më afër njëri - tjetrit. Por bëhet në bazë të nivelit të rehatisë me klimën dhe kulturën e punës.

Kërkoni nga të pranishmit të përdorin veçorinë e bisedës

Mund të nxitni bashkëbisedim me të githë, duke kërkuar nga grupi të përgjigjeni në pjesën për biseda virtuale, pasi të keni bërë ndonjë pyetje. Duke e bërë këtë nuk do ta konfirmoni vetëm prezencën e të gjithëve aty, por edhe do t’i aktivizoni ata duke marrë regime dhe ide shumë të nevojshme.

Mund të bëni pyetje të tilla si:

  • Cila është këshilla juaj për të punuar në mënyrë të suksesshme nga distanca?
  • Çfarë keni pëlqyer më së shumti prej punës nga distanca?
  • Çfarë nuk ju ka pëlqyer?
  • Përshkruani karakteristikat e zyrës tuaj në shtëpi!

Kërkoni punonjësit që t’i numërojnë 5 gjëra

Kur jeni duke punuar në mbajtjen e lidhjeve mes punonjësve edhe jashtë mjedisve të punës, aplikoni edhe këtë hap. Kërkoni nga pjesëtarët t’i numërojnë pesë gjërat që i pëlqejnë më së shumti dhe pesë gjërat që nuk i pëlqejnë! Bëni zgjedhjet e përgjithshme, kështu që të gjithë punonjësit mund të kenë diçka për të përmendur!

Për shembull, kërkoni nga ata që t’i thonë pesë perimet me të dashura, lulet ose restorantët. Të gjithë do të kenë mendimin e tyre e ndoshta edhe ndonjë moment interesant që lidhet me ato gjëra. Kjo i ndihmon kolegët të njihen më shumë me njëri -tjetrin.

Zgjidhni vetëm një

Në takimin për mbajtje e lidhjeve pyesni punonjësit se cila figurë historike ose ende e gjallë do të donin të ishin, por duke pasur mundësin të zgjedhin vetëm një! Në bazë të përgjigjeve të tyre do ta kuptoni edhe ju, por edhe kolegët për njëri - tjetrin se çfarë personash janë dhe çfarë ndjekin ata më shumë. /AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC