Sa keni njohuri për plagjiaturën?
  • 1
    Plagjiatura mund të përkufizohet si:
    A
    Prezantim i punës së një personi tjetër si punë e juaj
    B
    Mos njohja e burimeve mbi të cilat ndërtohen idetë tuaja
    C
    Të dyja janë të sakta
    D
    Asnjëra nuk është e saktë
    2
    Kur është e nevojshme të citohet një burim?
    A
    Kur idetë tuaja bazohen në idetë e dikujt tjetër
    B
    Kur jeni duke parafrazuar idetë e dikujt tjetër
    C
    Kur përdorni fjalët e dikujt tjetër
    D
    Të gjitha janë të sakta
    3
    Tekste si Iliada e Homerit ose Bibla nuk kanë nevojë për referencë, pasi ato janë antike dhe nuk janë të mbuluara nga ligjet e së drejtës së autorit.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
    4
    Ju vijoni një kurs të shkencave kompjuterike. Dokumentacioni për një gjuhë programimi është në web dhe autori ka dhënë leje për të përdorur kodin. A duhet ta citoni burimin apo jo?
    T
    Jo, pasi autori ka dhënë leje për të përdorur kodin
    F
    Po, duhet të citoni burimin origjinal të kodit
  • 5
    Ju keni kryer plagjiaturë nëse:
    A
    Përdorni veprat e të tjerëve për të mbledhur informacion
    B
    Përdorni punën e tjetrit dhe e paraqitni atë si tuajën
    C
    Përdorni veprat e tjerëve për të mbështetur argumentet tuaja
    6
    Ju keni një mik që zakonisht shikon shkrimet tuaja dhe së bashku diskutoni se si t'i përmirësoni ato. A është kjo plagjiaturë?
    T
    Po, ju nuk duhet të pranoni ndihmë nga askush
    F
    Nuk është plagjiaturë, pasi është normale diskutimi i përgjithshëm
    7
    Meqenëse artikujt në Wikipedia mund të shkruhen dhe ndryshohen nga çdokush dhe nuk kanë një autor të listuar, a keni nevojë ta citoni atë si burim?
    T
    Po, duhet të citohet
    F
    Jo, nuk keni nevojë ta citoni
    8
    Derisa bëni hulumtime për punimin tuaj, ju hasni një artikull që përmban një paragraf bindës që argumenton këndvështrimin tuaj. Ju rishkruani paragrafin me fjalët tuaja. Kjo konsiderohet si:
    A
    Kuotim
    B
    Parafrazim
    C
    Përmbledhje
  • 9
    Unë dua të përdor një fotografi të marrë nga dikush tjetër në projektin tim. Nëse përdor një program grafik për të ndryshuar fotografinë, nuk kam nevojë të kërkoj leje nga krijuesi origjinal.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
    10
    Është në rregull të citoni dikë direkt në punimin tuaj, përderisa:
    A
    Përdorni thonjëzat për atë citat/thënie
    B
    Nuk i citoni ato fare
    C
    Citoni vetëm gjysmën e tekstit
Faqja 
1
/
3
Jeni përgjigjur në 
0
 nga  
10 pyetje
Përfundo