Kur veni i punës është bërë jashtëzakonisht toksik dhe nuk dini më se si ta menaxhoni, është koha të ndërmerrni diçka për ta tejkaluar këtë e, për t’i rimbushur energjitë. Një nga mundësitë është të pauzoni nga tregu i punës. Kjo ide është bërë më e zakonshme në kohën e sotme, sepse po vendosen në fillim gjërat që kanë rëndësi si pasioni, shëndeti, ose familje edhe nëse duhet ta lënë karrierën për ca kohë.
Epo, nuk mund thjesht të zgjoheni një ditë të bukur dhe të vendosni të bëni pauzë. Puza nga karriera bëhet pasi t’i shihni disa shenja. Cilat janë ato? Akademi Pune i ka rënditur disa.
1. Ndiheni të zbrazët ose mërziteni nga puna
Puna ideale ju bën të zgjoheni në mëngjes e të jeni plot motiv për të bërë gjëra të bukura. Por, nëse puna aktuale ju bën të ndiheni të zbrazët që nga e hëna deri të premten, me shumë mundësi që nuk jeni të lumtur me të. Rrjedhimisht kjo tregon që cilësia dhe produktiviteti juaj është në shkallën më të vogël.
2. Probleme kronike të shëndetit
Nëse shëndeti juaj është në rrezik, atëherë kjo ndikon edhe në punë. Asnjë arsye nuk është më e fortë për të bërë pauzë për të karrierës sesa kjo. Mos mendoni që puna mund t’ju ndihmojë në tejkalimin e sëmundjeve! Lodhja fizike do t’ju ndikojë edhe në shëndetin tuaj mendor, duke jua vështirësuar sëmundjen.
3. Keni mungesë të produktivitetit dhe motivimit
Keni ngecur nëse nuk ju ndodhë që mezi të pritni për projekte, afate dhe takime ose thjesht të kaloni kohë në punë. Nuk është e vërtetë që askush nuk dëshiron të shkojë në punë. E nëse arrini në fazën kur trembeni kur vjen e hëna, atëherë asnjë këshillë a libër vetëmotivues nuk do t’ju ndihmojë.
E nëse pushoni për një kohë atëherë do të jeni në gjendje të reflektoni dhe ta ktheni motivimin e humbur në një punë kur të jeni gati.
4. Nuk keni balancë jetë –punë
Nganjëherë e neglizhoni veten dhe gjërat që i doni për t’i arritur qëllimet në karrierë. Jeta personale, familja, shoqëria, udhëtimi, kujdesi ndaj vetes fillojnë të bëhen të huaja. A ja vlen t’i humbisni të gjitha çastet e bukura me njerëzit e dashurit, për t’i arritur disa misione që ia keni vendosur vetes, por duket sikur ende ato nuk duken në horizont. Nëse balanca juaj punë – jetë po vuan, njëjtë po “vuan” edhe shëndeti juaj mendor. Krijoni pak distancë!
5. Dëshironi të provoni diçka në karrierën tuaj
Nëse dëshironi të merrni nëj rol të ri në një industri tjetër, pauza e karrierës mund të jetë një mënyrë e lehtë dhe relaksuese për ta bërë tranzicionin. Mund ta përdorni këtë kohë të mbledhni njohuri, për fushën që po ju intereson.
6. Dëshironi të mësoni aftësi të reja ose ta ndjekni pasionin
Mund të jeni duke u ndjer të paplotësuar në punën tuaj. Në këtë rast, pauza do të ishte mundësi e jashtëzakonshme, për ta ndjekur dëshirën tuaj për të mësuar aftësi të reja, gjuhë të re, të udhëtoni nëpër botë ose të vazhdoni edukimin. Të gjitha këto mund t’i plotësoni gjatë këtij tranzicioni.
Siç e shihni ka një mori arsyesh që ju bëjnë të “relaksoheni” paksa. /Akademi Pune