Çka din për lëvizjet studentore që ndryshuan historinë?
  • 1
    Në cilin vit forcat naziste ekzekutuan pa gjyq 9 udhëheqës të demostratave studentore në Pragë, kundër pushtimit të Çekosllovakisë?
    A
    17 nëntor 1939
    B
    17 nëntor 1935
    C
    17 nëntor 1943
    2
    Në cilat data shpërthyen demostratat studentore të Universitetit të Prishtinës, kundër regjimit të egër serb?
    A
    Më 11 dhe 26 nëntor 1972
    B
    Më 11 dhe 26 mars 1981
    C
    Më 11 dhe 26 nëntor 1997
    3
    Pse u mbajt protesta masive studentore nga Universiteti i Sorbonës më 3 maj 1968?
    A
    Dëshironin të mos kishte ndarje klasore
    B
    Një profesor dhunoi tre studentë
    C
    Dëshironin sistem të ri arsimor dhe mundësi punësimi
    4
    “Eliminoni trazovaçët. Policia arrestoi mbi 180 studentë.” Ky ishte titulli i gazetës Bild që i bëri 50 mijë studentë të dilnin në protestë. Për cilën lëvizje studentore bëhet fjalë?
    A
    Lëvizja gjermane e studentëve
    B
    Lëvizja zvicërane
    C
    Protesta studentore në ShBA
  • 5
    Për çfarë arsye në vitin 1970 u mblodh protesta studentore në Ohajo, në të cilën vdiqën 4 studentë, një u paralizua dhe 8 të tjerë u plagosën?
    A
    Ndaljen e luftës në Vietnam
    B
    Mosndarjen e vendit në bazë të racave
    C
    Kundër pushtimit të Kamboxhias nga Niksoni
    6
    Cila prej protestave të mëposhtme njihet për detyrimin që presidenti Suharo të jepte dorëheqje, meqenëse ekonomia e vendit ishte në periudhën më të keqe në histori?
    A
    Protesta studentore në Iran
    B
    Kryengritja studentore e Athinës
    C
    Protesta e Universitetit të Xhakartës
    7
    Në cilin vit studentët e Politeknikut të Athinës u mbyllën në universitet duke i nxitur qytetarët të bashkoheshin kundër diktaturës, ku u vranë mbi 25 persona dhe u arrestuan 1000 t tjerë?
    A
    1973
    B
    1983
    C
    1993
    8
    Çfarë përdorën studentët meksikanë që ta tërhiqnin vëmendjen e publikut ndaj qeverisë së tyre më 2 tetor 1968?
    A
    Lojërat Olimpike Verore
    B
    Vizitën e presidentit Nikson
    C
    Fjalimin e liderit Gustavo Diaz Ordaz
  • 9
    Kur filloi lëvizja “Black Lives Matter”, e cila ishte në mbrojtje të të drejtave të njerëzve me ngjyrë?
    A
    2013
    B
    2000
    C
    2019
    10
    Çfarë i frymëzoi studentët çekosllovakë të protestonin për rrëzimin e qeverisë komuniste, gjë që ndodhi 11 ditë pas fillimit të protestave?
    A
    Vdekja e Vaclav Havel
    B
    Fjalimi i dramaturgut Timothy Garten Ash
    C
    Rënia e Murit të Berlinit
Faqja 
1
/
3
Jeni përgjigjur në 
0
 nga  
10 pyetje
Përfundo