Auto Mita
Prishtinë
Profil
	 	 Auto Mita është kompania më e madhe në industrinë automobilistike në Rajonin e Adriatikut duke qenë importues dhe distributor ekskluziv i Renault, Nissan, Dacia në Kosovë dhe Shqipëri dhe i Volvo Cars në Kosovë.
Auto Mita, një prej kompanive më të suksesshme në rajon, është nderuar me shumë çmime për performancën e saj të jashtëzakonshme duke qenë shembull për të tjerët në industri.
E përkushtuar për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme, Auto Mita jo vetëm që importon makina, por gjithashtu ofron mbështetje gjithëpërfshirëse pas shitjes, duke involvuar mirëmbajtjen, riparimet dhe furnizimin me pjesë këmbimi përmes rrjetit të qendrave të shërbimit të saj.
Linja transportuese nga Auto Mita përmban automjetet më të fundit hibride në kategori të ndryshme, duke përfshirë vetura të vogla, vetura sportive dhe modele me performancë të lartë, të ofruara si të reja dhe të përdorura.
Sot Auto Mita përfaqëson Renault, Nissan dhe Dacia në Kosovë dhe Shqipëri, si kompani e vetme në këto dy shtete që importon mbi 1000 vetura të reja në vit.Me mbi 70 punonjës, Auto Mita cilësohet si një kompani liderë, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por duke u stolisur me shumë çmime të ndryshme për operim shembullor nga vet brendet që përfaqëson, për punë të shkëlqyer dhe si shembull për gjithë rajonin.		
Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur u themelua Auto Mita?
Auto Mita është themeluar në vitin 1988.
Sa persona janë të punësuar tek Auto Mita?
Auto Mita ushtron veprimtarinë e vet me një ndër infrastrukturat më moderne në rajon dhe ka mbi 60 të punësuar.
Cilat brende i përfaqëson Auto Mita?
Në vitin 2005, Auto Mita mori të drejtën e përfaqësimit të Mercedes Benz për territorin e Kosovës. Në vitin 2012 mori edhe të drejtën e përfaqësimit të brendeve Renault dhe Dacia. Dy vite më vonë në portfolion e Auto Mites u shtuan edhe brendet Nissan dhe Petronas. Nderkaq, në vitin 2015, Auto Mites ju besua edhe tregu i territorit të Shqipërisë për Renault, Nissan dhe Dacia.
Çka e veçon Auto Miten?
Inovaconi dhe teknologjia janë dy elementet kryesore të cilat e bëjnë Auto Mita-në lider në ofrimin e veturave cilësore, adekuate. Kjo kompani qysh ne fillim të punës së saj ka poseduar teknologji kompjuterike më të avancuar, çka i dha avantazh të madh në krahasim me konkurrencën.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC