A ndihen punonjësit e diskriminuar për shkak të pamjes?

13 Korrik '23

A ndihen punonjësit e diskriminuar për shkak të pamjes?
	 	 

Njerëzit që e identifikojnë veten me mbipeshë, obezë ose jo tërheqës besojnë se kjo ndikon në pagat dhe promovimet e tyre brenda kompanive. Diskriminimi mund të shfaqet në shumë forma në vendin e punës. Një lloj i tillë bazohet në pamjen fizike të një personi.

Pra, si ndikon në shëndetin mendor dhe karrierën e një punonjësi? “Within” dhe “Resume Builder” ka realizuar dy studime të veçanta për të gjetur përgjigjet.Diskriminimi në vendin e punës mund të shfaqet në shumë forma dhe për shumë arsye. Mund të jetë për shkak të racës, ngjyrës, fesë, shëndetit, etj. Një problem i tillë është diskriminimi për shkak të llojit të trupit ose peshës. Ky konsiderohet si një problem shumë i madh që mund ta bëj viktimën që të ketë probleme të shëndetit mendor.

Pra, a përballen punonjësit me diskriminim për shkak të llojit të trupit të tyre, si ndikon tek ata dhe si mund ta trajtojnë kompanitë?

Punonjësit janë diskriminuar për shkak të peshës trupore

Rreth 26% e të anketuarve të Resume Builder thanë se ishin patjetër ose ndoshta të diskriminuar në punë për shkak të peshës së tyre trupore. Më tej, pak më shumë meshkuj se femra (28% kundrejt 25%) u përballën me diskriminim për shkak të peshës së tyre. Rreth 71% e atyre që u vetëidentifikuan si obezë dëshmuan diskriminim në peshë dhe 53% e atyre që u vetëidentifikuan si mbipeshë kanë thënë se janë përballur me diskriminim. Nuk janë vetëm personat mbipeshë apo obezë që përballen me diskriminim, por edhe punonjësit nënpeshë. Rreth 42% e këtij grupi janë deklaruar se janë përballur me diskriminim.

Njerëzit diskriminohen gjithashtu për dukjen dhe gjatësinë e tyre fizike

Rreth 23% e të anketuarve besonin se ata patjetër ose ndoshta ishin diskriminuar për shkak të "pamjes së tyre jo tërheqëse fizike. Këtë herë, pak më shumë gra sesa burra (24% kundrejt 22%) e përjetuan këtë lloj diskriminimi. Është interesante se njerëzit që mendonin se ishin tërheqës besonin gjithashtu se përballeshin me diskriminim. Rreth 27% e grave që u vetëidentifikuan disi tërheqëse thanë se u përballën me diskriminim. Rreth 14% e meshkujve që e konsideronin veten shumë tërheqës thanë të njëjtën gjë.

Sa i përket gjatësisë, 12% e të anketuarve thanë se ishin diskriminuar për shkak të gjatësisë së tyre. Më shumë meshkuj se femra (15% kundrejt 10%) thanë se u përballën me diskriminim për shkak të gjatësisë së tyre.

Diskriminimi i llojit të trupit ndikon në shëndetin mendor

Të dy studimet zbuluan se diskriminimi ndaj njerëzve bazuar në pamjen e tyre fizike ka ndikuar tek ata në mënyra të ndryshme. Si fillim, 58% e të anketuarve të studimit të Resume Builder, të cilët u përballën me diskriminim për shkak të pamjes së tyre fizike, thanë se humbën motivimin. Rreth 40% thanë se kjo ndikonte në shëndetin e tyre mendor dhe 26% thanë se produktiviteti i tyre ishte ulur. Rreth 22% e tyre thanë se diskriminimi i shtyu ata të ndryshonin pamjen e tyre. Rreth 68% e punonjësve në distancë thanë se përpiqen të fshehin trupin e tyre të plotë në telefonatat me video.

Nga ata që aktualisht nuk punojnë me orar të plotë nga zyra 53% e të anketuarve nga studimi i Resume Builder nuk donin të rrisnin numrin e orëve që punonin nga zyra. Për 56%, kjo ishte të paktën pjesërisht për shkak të shqetësimeve se si kolegët e tyre do ta perceptonin pamjen e tyre fizike.

Avancimet dhe pagat e ndikuar nga diskriminimi

Përveç shëndetit mendor, diskriminimi gjithashtu ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në karrierën e shumë prej këtyre punonjësve. Rreth 19% e viktimave, sipas studimit të Resume Builder, thanë se nuk u promovuan për këtë arsye ndërsa 15% thanë se nuk morën rritje page dhe 13% u deklaruan se nuk arritën të fitonin punën për këtë arsye.

Disa të anketuar mendonin se madhësia e trupit të tyre kishte të bënte me vendimet e punës së shefave të tyre. Rreth 61% menduan se kjo i bëri të humbisnin mundësinë për tu promovuar. Rreth 41% mendonin se nuk morën një rritje page dhe 39% mendonin se ishin pushuar nga puna për shkak të madhësisë së trupit të tyre. Mbi 10% thanë se vendosën të linin punën për shkak të kësaj./ AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2026 - KosovaJob LLC