Përqendrimi në punë, lidhet me aftësinë për t’ua kushtuar gjithë kohën efikase detyrave specifike në punë. Aftësia për t’u koncentuar për një periudhë kohore, ju mundëson të plotësoni më shumë detyra në punë. Punonjësit e vërejnë kur nuk janë të përqendruar në punë, por shpesh nuk e dinë se cilat veprime duhet bërë për ta tejkaluar këtë gjendje. Prandaj, Akademi Pune, do t’jua tregojë 7 veprimet më të zakonshme dhe më të mira për t’ia dalë mbanë.
Identifikoni gjendjen aktuale të përqendrimit
Përpara se të krijoni aftësinë e përqendrimit, ndani pak kohë për t’i identifikuar shprehitë aktuale të punës! Nëse gjatë gjithë kohës ia lejoni shpërqendrimit t’ju largojnë nga puna, ose nëse e gjeni veten duke e humbur fillin, atëherë kapaciteti juaj për t’u përqendruar me shumë mundësi është i vogël. Mund ta përcaktoni një kohë kur jeni duke u marrë me detyrat e caktuara. Sapo ta zini veten që e keni humbur fillin, shihni kohën për ta kuptuar sa kohë ka kaluar. Kjo ju jep të kuptojë, për sa kohë zakonisht jeni të përqendruar në detyra, përpara se ta humbisni fokusin.
Kufizoni ose largoni shpërqëndrimet
Kufizimi i hutimeve mund t’ju ndihmojë që ta nxisni aftësinë për t’u përqendruar. Fikni televizorin dhe, mos i kontrolloni gjatë gjithë kohës njoftimet në rrjete sociale. Nëse nuk jeni duke pritur ndonjë thirrje ose email urgjent për punë, lini me një anë telefonin, që të mos ju pengojë për një kohë. Po ashtu, nëse kolegu ju pengon tregoni që keni një kohë kur mund të flisni, pasi ta keni përfunduar detyrën! Kjo ju parandalon që të humbisni kohë duke biseduar gjatë kohës sa jeni duke i bërë punët e rëndësishme!
Krijoni mjedis të rehatshëm dhe të pastër
Nëse vazhdimisht e gjeni veten të shpërqendruar nga rrëmuja në zyrë, ose në tavolinën tuaj të punës, ndani 5 minuta, nga koha juaj çdo mëngjes për ta pastruar atë. Largoni letrat, ose ndonjë mbeturinë tjetër që e bën hapësirën tuaj të punës, sa më të rehatshme dhe sa më të pastër që të jetë e mundur. Sa më i rrëmujshme të jetë vendi, aq më shpesh do ta gjeni veten duke u ngatërruar me të, gjatë kohës sa po i përfundoni detyrat.
Rrisni fokusin tuaj ngadalë
Kur i vendosni qëllimet për ta rritur përqendrimin, bëjeni këtë në mënyrë të mençur. Fillimisht vendosni 7 minuta dhe mos u ndalni së punuari derisa t’i plotësoni ato. Pasi ta shihni që e keni arritur nivelin që të jeni të përqendruar për 7 minuta me radhë, rrisni kohën në 10 të tjerë, e kështu rrisni kohën. Rritja graduale ju ndihmon që t’i parandaloni ndjenjat e frustrimit.
Përqendrohuni vetëm në një detyrë
Shumë funksionimi në shumicën e kohës, është faktori kryesor i hutimit në vendin e punës. Edhe pse ju duket që po bëni më shumë nëse bëni shumë gjëra në të njëtën kohë, kjo ndodhë shumë rrallë. Përqendrimi në një detyrë, është më produktive dhe ju ndihmon që ta përfundoni secilën detyrë në nivelin më të mirë të mundshëm.
Bëni pushimet e planifikuara
Përqendrimi në punë, pa bërë pushime, është pothuajse e paarritshme dhe ju ndikon për keq në mendje dhe trup. Përcaktimi i pushimeve të shkurtëra gjatë ditës, ju ndihmon që të bëni pak pushim dhe t’i mbledhni energjitë. Shembull, çdo orë mund t’i bëni pesë minuta pushim, që t’i shtrini këmbët dhe të merrni një gotë ujë. Vendosni “timer” në telefon dhe mos lejoni që të pushoni më shumë se 5 minuta.
Vlerësoni dhe rregulloni nivelin tuaj të stimulimit
Nesë e gjeni veten me një listë ëq ka detyra të mërzitshme, sigurisht që nuk do t’i bëni ato me shumë dëshirë. Për këto detyra, duheta ta bëni listën më interesante. Shembull përsëri mund ta “ngrehni sahatin” dhe të shhni se sa shpejt mund ta kryeni një nga ato detyra, në këtë mënyrë do ta ktheni punën në një lojë nga e cila kënaqeni. Ose mund të lëshoni muzikë relaksuese që ju bën t’i përfundoni më me dëshirë. /Akademi Pune