Është e vështirë të kontrollohet gjithë kompania, sidomos kur ato janë shumë të mëdha, por gjithmonë mund të veprohet në atë mënyrë që krijohet besimi, së paku në rrethin e ngushtë të punës. Ky rreth përfshinë departamentin tuaj, ekipën e punës apo kolegët e zyrës.
Menaxherët të cilët tentojnë që t’u besojnë kolegëve të njëri tjetrit kanë mundësi që këtë besim ta zgjerojnë edhe në masë më të madhe, në kompani.
Akademi Pune, ka disa këshilla që ju ndihmojnë në krijimin e besimit me punonjës në vendin e punës.
Punësoni menaxherët e duhur
Punësoni dhe avanconi ata punonjës të cilët kanë prirje për të krijuar energji pozitive dhe lidhje interpersonale të besueshme me ata të cilët raportojnë tek ata. Lidhja e menaxherëve dhe punonjësvve është themeli i besimit.
Ndërtoni aftësitë e punonjësve
Zhvilloni shkathtësitë e të gjithë punonjësve, përfshirë edhe atë të supërvizorëve!
Mbani anëtarët e skuadrës të informauar
Jepni sa më shumë informacion që mund të zbuloni me lehtësi sa më shpejt të jetë e mundur në çdo situatë! Madje, edhe t’u thuash punonjësve që nuk jeni në ende në njohuri rreth diçkaje dhe do ta mësoni sa më shpejtë që të jetë e mundur, do të krijojë mjedis besimi.
Veproni integritet dhe mbajeni angazhimin
Nëse nuk mund të veproni me integritet për të mbajtur angazhimin, shpjegoni atë që po ndodh në situatë pa vonesë të madhe! Sjellja ose veprimet e vëzhguara perceptohen nga punonjësit si bazë për parashikimin e sjelljes në të ardhmen. Mbikëqyrësit ose menaxherët që veprojnë sikur të jenë të denjë për besim kanë tendencë të frymëzojnë më shumë bashkëpunim me më pak ankesa.
Konfrontoni çështjet e vështira në kohë
Nëse një punonjës mungon shpesh ose kalon e kohën e punës duke bredhur, është e rëndësishme që të përballeni me të për këto çështje. Punonjësit e tjerë do ta shikojnë këtë reagim dhe do të mësojnë të kenë besim më shumë te ju. Nëse e lini çështjen të rritet pa e trajtuar atë, punonjësit do të humbasin respektin për ju, dicka që është themelor në besim.
Mbroni interesat e punonjësve
Mos flisni për punonjës që nuk janë të pranishëm dhe mos i lejoni të tjerët që të hedhin faj te dikush tjetër, të përmendin emra ose ta drejtojnë gishtin te dikush tjetër! Punonjësit mësojnë të kenë besim kur e dinë që menaxheri i tyre nuk lejon një mjedis në të cilin punonjësit e tjerë mund të bëjnë thashetheme për ta.
Krijoni politika të hapura
Çdo menaxher duhet që të krijojë politika të hapura në vendet e punës. Kjo përfshinë komunikimin, reagimet dhe diskutimet rreth çështjeve që kanë rëndësi për ta.
Shfaq kompetencë në detyrat mbikëqyrëse dhe detyra të tjera të punës
Dijeni se për çfarë po flisni, edhe nëse nuk e dini pranojeni që nuk e dini! Asgjë nuk krijon besim te punonjëst më shumë besim, sesa kur menaxherët tregojnë që ende nuk kanë njohuri të detajuar rreth diçkaje dhe kur zotohen se do t’i mësojnë ato së shpejti. Reagimi më i keq ndodh kur menaxheri pretedon që din gjithçka dhe ofron informacion të gabuar. Për punonjësit është normale mungesa e njohurive, por jo edhe gënjeshtrat.
Dëgjoni me kujdes dhe me shumë vëmendje
Shfaqni empati dhe ndjeshmëri kur është e nevojshme te anëtarët e ekipës! Besimi rritet nga besimi se ju mund të kuptoni dhe bashkëndjeni. Ky besim inkurajohet nga sjelljet e fuqishme të dëgjimit pozitiv.
Merrni rreziqe të menduara për të përmirësuar shërbimet dhe produktet për klientin
Kur ndërmerrni rreziqe, kjo u tregoni punonjësve se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë, e sidomos kur për ato rreziqe nuk ka as ndëshkime. Kur marrja e rrezikut nuk ndëshkohet, besimi përforcohet./Akademi Pune