Trajnimet kanë për qëllim përshtatjen e individëve me ndryshimet që vijnë si rezultat i zhvillimeve në fusha të ndryshme të shoqërisë, e të cilat dukshëm ndikojnë në ngritjen e personave drejt niveleve të kërkuara. Përpos profesionit apo aftësimit profesional në shkolla dhe universitete, trajnimet janë po ashtu një shtyllë e fortë e ndërtimit profesional të individit. Fitim Rama, Deputy CEO në PECB flet më shumë rreth rëndësisë që kanë trajnimet dhe certifikimet për një karrierë të suksesshme.