A je i gatshëm të marrësh pjesë në intervistë pune?
  • 1
    Kur përgatiteni për intervistë, sa pyetje duhet të planifikoni t'i bëni personit që iu interviston?
    A
    Asnjë. Ju duhet t'i përgjigjeni pyetjeve, jo të bëni pyetje
    B
    Disa. Flisni se jeni të interesuar dhe keni njohuri për pozitën e punës
    C
    10 pyetje dhe mos u largoni derisa t'i merrni të gjitha përgjigjet
    D
    Sa më shumë pyetje
    2
    Cila është mënyra më e mirë për të përshëndetur personin që ju interviston?
    A
    Një përqafim, ashtu siç përshëndetni një të afërm të ngushtë
    B
    Një shtrëngim duarsh
    C
    Një përshëndetje nga larg
    D
    Vetëm një buzëqeshje
    3
    Intervista juaj e punës është planifikuar për orën 9 të mëngjesit. Në cilën orë duhet të jeni aty?
    A
    1 minutë para se intervista të fillojë
    B
    40 minuta para se intervista të fillojë
    C
    30 minuta para se intervista të fillojë
    D
    10 -15 minuta para se intervista të fillojë
    4
    Çka nuk duhet assesi të bëni para një interviste pune?
    A
    Të mbani një orë dore
    B
    T’i keni këpucët e pastruara
    C
    Të vishni xhinse
    D
    Të vëni shumë parfum
  • 5
    Cila është forma më e mirë për diskutim me një punëdhënës potencial pasi të keni përfunduar intervistën?
    A
    E-mail
    B
    Shkresa
    C
    Telefonatë
    D
    Facebook
    6
    Nëse dikush ju pyet pse po kërkoni punë, çfarë NUK duhet të thoni?
    A
    Po kërkoj një sfidë të re
    B
    Shefi im i vjetër ishte një idiot i vërtetë!
    C
    Sepse kjo punë është e duhura për mua bazuar në përvojën time
    D
    Orari dhe lokacioni në kompaninë paraprake nuk më konvenonte
    7
    Cila është përgjigja adekuate e pyetjes: "Si do të ndjehenit nëse punoni për dikë më të ri se ju?"
    A
    Në përvojën time, punëtorët e moshuar janë kolegë më të mirë
    B
    Nuk e kuptoj pyetjen
    C
    Mund të punoj mirë me njerëz të çdo moshe
    D
    Unë nuk mendoj se është e rëndësishme kjo pyetje
    8
    A duhet ta përmendni çështjen e pagës në intervistën e parë të punës?
    T
    Po patjetër ngase arsyeja kryesore për punë është paga
    F
    Jo, është më mirë të presim që panelistët të hapin temën e pagës
  • 9
    Cila pyetje NUK është mirë të bëhet gjatë intervistës së punës?
    A
    A do të kërkojë ky pozicion pune udhëtim jashtë vendit?
    B
    Kur mendoni se do të plotësohet kjo pozitë pune?
    C
    A mund të kem një zyrë me dritare?
    D
    Në rast se më pranoni në punë, cilat do të jenë përgjegjësitë e mia?
    10
    Cila është pyetja më e shpeshtë përmes së cilës fillon intervista e punës?
    A
    Pse jeni të interesuar të ndërroni punë?
    B
    Sa është paga të cilën e prisni?
    C
    Na tregoni diçka për veten dhe përvojen tuaj?
    D
    A keni Facebook apo Instagram?
Faqja 
1
/
3
Jeni përgjigjur në 
0
 nga  
10 pyetje
Përfundo