Glam Radio
Profil
	 	 

GLAM Radio është radio e themeluar në Prishtinë, e krijuar me besimin se të gjithë dëgjuesit, pavarësisht nga zona ku jetojnë, etniteti, mosha, gjinia dhe përcaktimi seksual, sfondi kulturor apo gjuha, mundësinë për të dëgjuar program me qasje individuale në kualitetit të lartë, të pastër, me muzikë dhe zëra të mirë e argëtues, e ka gjithsecili.

GLAM Radio mëton që të frymëzoj njerëzit, jo vetëm në baza ditore, që ta shohin botën në mënyra dhe përmes përvojave të ndryshme, duke u ofruar mundësi të reja dhe gjetje interesante përmes transmetimeve të programeve të saja.

Plani Strategjik i GLAM Radio ka për synim rritjen dhe përparimin e saj, duke e bërë radion një model të qëndrueshëm, kreativ, inovativ dhe të besueshëm. Bashkë me dëgjuesit synohet jetësimi i një radioje në kuptimin e plotë të fjalës, duke inkurajuar shumëllojshmërinë e mendimit, zhvillimit, perspektivës dhe argëtimit.

GLAM Radio synon të jetë një institucion i njerëzve që duan të ndjehen mirë dhe vlerësojnë vetën, duke u mundësuar të tjerëve të jenë pjesë aktive e shumë programeve në transmetim. 

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur u themelua GLAM Radio?
GLAM Radio u themelua në Prishtinë, në vitin 2017.
Ku e ka bazën GLAM Radio?
GLAM Radio ka frekuencë regjionale (88.6FM), me bazë në Prishtinë.
Cili është misioni i GLAM Radios?
GLAM Radio në krye të misionit ka audiencën, dhe atë jo vetëm vendasit.
Cili është ndër synimet e GLAM Radios?
GLAM Radio ka për synim rriten dhe përparimin e saj, duke e bërë radion një model të qëndrueshëm, kreativ, inovativ dhe të besueshëm.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC