PECB - Professional Evaluation and Certification Board, është një trup certifikues i cili siguron arsimim dhe certifikim për persona, sisteme të menaxhimit dhe produkte në një gamë të gjerë standardesh ndërkombëtare. PECB është e akredituar për certifikim në bazë të ISO/IEC 17024, ISO/IEC 17021, dhe ISO/IEC 17065.
PECB ndihmon profesionistët dhe organizatat që të demonstrojnë përkushtim dhe kompetencë duke ofruar trajnime, vlerësime dhe certifikime në përputhje me standardet më të njohura ndërkombëtare. PECB ka për mision t'iu ofrojë klientëve të vet shërbime gjithëpërfshirëse që nxisin besimin, përmirësimin e vazhdueshëm, njohjen ndërkombëtare si dhe ndihmojnë shoqërinë në përgjithësi.
Ndër tjera, PECB mirëmbahet nga një staf entuziast dhe dinamik të rinjsh në Kosovë, dhe përveç emrit të mirë që i jep Kosovës anëmbanë botës, ofron gjithmonë mundësi punësimi për punonjës të rinj. Në këtë mënyrë, të rinjtë jo vetëm që mund të punësohen në një kompani, serioziteti dhe suksesi i së cilës janë të padiskutueshme, por ndër të tjera edhe mund të marrin certifikimet e lartpërmendura të standardeve ISO.
PECB angazhohet maksimalisht që t'i përmbahet kulturës organizative, sjelljeve, dhe vlerave më të larta etike. Gjithashtu, përkushtohet të ndajë parimet e kodit të etikës brenda organizatës, duke u siguruar që çdo punëtor e ka të qartë rëndësinë e sjelljes dhe përgjegjësive ndaj çdo kolegu dhe klienti. PECB udhëhiqet nga sllogani “Beyond Recognition” apo në shqip “Përtej njohjes” .