Save The Children
Prishtinë
Profil
	 	 

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore për fëmijët, e cila  lufton për të drejtat e tyre. Kjo organizatë ndihmon fëmijët, që të përmbushin potencialin e tyre. Përmes punës, në rreth 120 vende, Save the Children vendos në rend të parë fëmijët më të privuar dhe më të margjinalizuar.

Save the Children, ofron karrierë në një gamë të gjerë profesionesh - qoftë në departamentet e zhvillimit ndërkombëtar ose punës humanitare, apo në funksionet tona mbështetëse si HR, IT, Financa, Departament Ligjor apo Siguri Globale. Cilido qoftë profesioni apo niveli i karrierës suaj, kontributi juaj do të ndihmojë që zërat e fëmijëve të dëgjohen në nivelet më të larta dhe që të arrihet strategjia globale, Ambicjen për Fëmijët 2030, dhe të arrihet deri tek çdo fëmijë i fundit.

Pse të punoni për Save the Children?

Puna në Save the Children është sfiduese, por gjithashtu jashtëzakonisht shpërblyese. Në Save the Children, ju do të jeni në një shoqëri të mirë, duke punuar me individë të talentuar dhe të prirur për të siguruar që të gjithë fëmijët të mbijetojnë, të mësojnë dhe të mbrohen.

Save the Children kërkon kandidatë që ndajnë pasionin dhe përkushtiminpër të bërë një ndryshim të vërtet në botë. Kandidatët që kanë një nivel të lartë të kompetencës teknike dhe janë në gjendje të punojnë në bashkëpunim në një organizatë shumë të matrifikuar dhe shumë kulturore.

Mbajtja e fëmijëve dhe stafit të sigurt

Save the Children beson se të gjithë fëmijët duhet të ruhen nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit apo cënimit. Kjo organizatë angazhohet të jetë organizatë e sigurt për fëmijët. Kjo do të thotë që njerëzit me të cilët ata vijnë në kontakt, duke përfshirë stafin, vullnetarët, partnerët dhe palët e tjera të treta, kontrollohen dhe trajnohen për t'i mbajtur fëmijët të sigurt. Kjo gjithashtu do të thotë, se reagimet  avokuese, zhvilluese dhe emergjente nuk i shkaktojnë padashje dëm fëmijëve. Të gjithë punonjësve u kërkohet që të angazhohen aktivisht dhe të zbatojnë politika rreth mbrojtjes së fëmijëve dhe sjelljen ndaj tyre, si në jetën e tyre profesionale ashtu edhe në jetën personale.

Save the Children në Kosovë

Save the Children është ndër organizatat e para dhe kryesore që punon për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, që nga viti 1997 me seli kryesore në Prishtinë dhe me një nëndegë në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Save the Children punon në këto fusha:

  • Arsim
  • Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve
  • Qeverisja për të drejtat e fëmijëve
  • Shëndeti dhe ushqyeshmëria
  • Reagimi humanitar

Pjesëmarrja aktive e fëmijëve në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e punës së kësaj organizate si dhe lidhjet me ministritë, insitucionet dhe komunitetin në përgjithësi, qoftë në nivel lokal apo nacional, janë ndër faktorët kyç që e veçojnë organizatën Save the Children.

Për të aplikuar për vend pune në Save the Children në Kosovë, do t'ju duhet të dërgoni CV dhe letër motivuese të përditësuar në një dokument të vetëm, përmes emailit scik@savethechildren.org 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur, të cilët plotësojnë kriteret e caktuara, do të kontaktohen nga organizata. Kompetencat e organizatës fokusohen në:

Udhëheqje: Aftësitë e lidershipit, dhënien e rezultateve dhe zhvillimin e vetes dhe të tjerëve

Të menduarit: Zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja, inovimi dhe adaptimi, dhe aplikimi i ekspertizës teknike dhe profesionale

Angazhim: Komunikimi me ndikim, puna në mënyrë efektive me të tjerët dhe rrjetëzimi.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Ku shtrihet Save the Children në Kosovë?
Save the Children ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës, me fokus implementimin e programit të saj në 14 komuna, në promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe vendosjes së praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të përgjegjësive në nivel lokal për të ju përgjigjur nevojave të fëmijës.
Sa persona ka gjithsej të punësuar Save the Children?
Save the Children punëson rreth 25,000 punonjës.
Çka ofron Save the Children?
Save the Children ofron: një karrierë më kuptimplotë, punë shpërblyese, aftësinë për ta bërë ndryshimin, një mjedis gjithëpërfshirës që mirëpret dhe respekton diversitetin, ekipë dhe kolegë fantastik, detyra pune sfiduese dhe mundësitë e zhvendosjes, zhvillim personal dhe profesional.
Ku fokusohet Save the Children?
Save the Children, ndër tjera fokusohet në ruajtjen e stafit tyë vet dhe të gjithë të rriturve që vijnë në kontakt me organizatën, nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual. Kjo organizatë gjithashtu ka politika dhe procedura anti-ngacmimi për të mbrojtur stafin nga të gjitha format e ngacmimit në vendin e punës ose skenarët që lidhen me punën, përfshirë ngacmimet seksuale dhe bulizmin.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC