RTV 21 apo Radio Televizioni 21 është televizion në gjuhën shqipe. Fillimisht, u regjistrua si organizatë jo-qeveritare, pastaj pas grumbullimit të të ardhurave të qëndrueshme dhe marrjes së licensës për të transmetuar përmbajtje, themeluesit e regjistruan si kompani me përgjegjësi të kufizuara.
Kompania është në pronësi të 4 bashkëthemeluesve, nga të cilët 2 janë gra, të gjithë me përvojë në gazetari dhe medie.
Qëllim kryesor i kompanisë që nga themelimi i saj ishte krijimi i RTV 21 si transmetuesi më i popullarizuar në Kosovë duke:
Përmbajtjet janë argëtuese por edhe lajme të shpërndara përmes TV (tokësor, satelitor, kabllovik dhe IPTV), radios dhe platforma të internetit në Kosovë, Evropë dhe Amerikën e Veriut (me synim diasporën).
Sot, kompania është stacioni kryesor i pavarur i radiove dhe televizioneve. Mbulon mbi 2/3 të popullsisë lokale, duke ofruar shërbime transmetuese analoge për 3 televizione (RTV21, KTV, RTK) dhe 4 stacione radiosh (Radio 21, Radio Dukagjini dhe dy RTK).
Në vitin 2016 mori licencën për të transmetuar përmbajtje në Maqedoni. Kompania gjithashtu ka një pjesëmarrje prej 35% në Rrjetin Tokësor të Komunikimit të Kosovës.
Gjatë 5 viteve të fundit, kompania ka investuar shumë në dixhitalizimin e biznesit të saj. Në Nëntor të vitit 2009, ka investuar në platformën IPTV me titull 21WorldTV e cila mund të shikohet në IPhone, IPAD, InTouch ashtu si në platformat Android dhe Samsung.
Në Dhjetor të vitit 2012, filloi transmetimin Full HD dhe në dhjetor të vitit 2014 shndërroi faqen e saj në web-portal dhe ndryshoi strukturën e gazetarëve duke sjellur një ekip të ri dhe me perspektivë.
Investimet u realizuan me mbështetje nga Fondi i Investimit për Zhvillimin e Mediave.