Profil
Mayune është kompani e cila merret kryesisht me rritjen e prezencës online të bizneseve, duke punuar intesivisht në ndërtimin e kanaleve të komunikimit mes tyre dhe audiencave/klientëve të tyre.
Ekipi i përkushtuar i kompanisë Mayune ka një bagazh te madh me eskperiencë në punë dhe studime jashtë vendit, përkatësisht në qytetet si New York City, London, Zagreb, Madrid dhe Sarajevo. Qasja e tyre ndaj punës dëshmon përkushtimin dhe dëshirën për sukses. Mirëpo dëshmon edhe arritjet e tyre të deritanishme.
Me nje fokus të veçantë ndaj klientit si dhe përdoruesit final, Mayune krijon vizuale shumë dimenzionale që shërbejnë në dy zona kyçe: funksionalitetin dhe estetiken, duke përdorur metodologji të bazuara në hulumtime dhe duke sjellë gjëra të kapshme tek nevojat individuale.