Quipu
Profil
	 	 

Quipu është kompani e konsulencës për Teknologji Informative (IT) që ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për bankat dhe institucionet financiare, nga pagesat elektronike deri te sistemet softuerike.

Quipu aktualisht operon në disa vende si, në Evropë, Amerikë Latine dhe Afrikë. Operimi në vende të ndryshme të botës, bën të mundur që të adresohen nevojat e një baze globale të konsumatorëve.

Quipu Sh.p.k., me qendër në Prishtinë, Kosovë, është një qendër moderne dhe shumë fleksibile për personalizimin e kartelave si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve automatike (ATM-ve dhe POS terminaleve). Është filial tërësisht në pronësi të Quipu GmbH, e cila është qendër e ofrimit të shërbimeve të teknologjisë informative dhe e procesimit të të dhënave.

Nga kjo zyre ofrohet spektri i plotë i shërbimeve të personalizimit të kartelave dhe produktet u ofrohen klientëve nga e gjithë bota. Gjithashtu, nga kjo zyrë Quipu ofron edhe shërbimet për mirëmbajtjen e pajisjeve automatike (ATM-ve dhe POS terminaleve) në të gjithë territorin e Kosovës.

Duke ofruar pajisje të përparuara teknologjike që mundësojnë pagesat pa kesh (të holla të gatshme) të cilat janë në përputhje me standardet e rrepta të Evropës Perëndimore për efikasitet dhe siguri, Quipu beson se mund të japë një ndihmë domethënëse në stabilizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit bankar në Kosovë.

Quipu ka qenë  shitës i miratuar i VISA për shërbimet e personalizimit të kartelave që nga viti 2006. Në vitin 2009, Quipu u bë gjithashtu një shitës i certifikuar i MasterCard dhe që nga viti 2018 ofroi shërbime të Union China Pay.  Certifikimi nga këto dy organizata dëshmon nivelet e larta të sigurisë në industrinë e kartelave plastike.

Deri me tani ka 26 institucione financiare si klientë të rregulltë , të cilët janë të shpërndarë në zonat e cekura, prej tyre 11 janë pjesë e Procredit Group dhe të tjerat janë banka lokale.

Kompania posedon certifikata të Master Card, Visa dhe UPI si dhe të gjitha certifikatat e kualitetit sa i përket ISO standards.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Cilat lloje të kartelave i personalizon Quipu?
Qupiu personalizon të gjitha llojet e kartave (kartat e pagesave të brendshme, MasterCard, VISA dhe Union China Pay) dhe furnizon klientët e vet në të gjithë botën me produkte të cilësisë së lartë.
Ku është kryqendra e kompanisë?
Kryeqendra e Quipus është në Frankfurt, Gjermani, dhe mbështetet nga 8 zyra regjionale anembanë botës.
Në cilat vende ofron shërbim Quipu?
Momentalisht, Quipu ofron shërbime për bankat që operojnë në Afrikë, Amerikë Qëndrore, Amerikë Latine, Europë Lindore si dhe për shumicën e bankave në Kosovë dhe banka të tjera që janë pjesë e Procredit Group dhe bankave tjera të ndryshme.
Cili është qëllimi i kompanisë?
Qëllimi i kompanisë është posaçërisht fokusimi në shërbimet profesionale në regjionin Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, përveç shërbimeve të personalizimit të kartelave, Quipu ofron edhe shërbimin e menaxhimit të terminaleve dhe procesimin e informacioneve.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC