Ipko
Profil
	 	 

IPKO është kompani telekomunikacioni, e themeluar në vitin 1999 dhe njihet si kompania me rritjen më të shpejtë në Evropë. Nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën, IPKO është kthyer në një ndërmarrje moderne që ofron një mori shërbimesh dhe përmbajtjesh të integruara në komunikime mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital, internet dhe media.

Gjatë një viti operimi, IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit. Për më pak se një vit, telefonia mobile IPKO ka 35 për qind të tregut të telefonisë mobile në Kosovë, çka gjithnjë është në rritje. IPKO ka mbulueshmërinë më të madhe të rrjetit 3G/4G dhe WiFi në Kosovë.

Shërbimi i internetit tani ofrohet në të gjitha qytetet dhe qytezat e Republikës së Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 230 mijë porte, që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital.

Në vitin 2018, IPKO Telecommunications, lansoi një pilot projekt në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë informative. Në kuadër të këtij projekti u vendosën 16 stacione agrare në zona të ndryshme të Kosovës dhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve janë duke pranuar SMS në telefonat e tyre lidhur me kushtet agrologjike për kultivimin e kulturave të tyre bujqësore. Një stacion agrar ju dhurua si donacion edhe Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Cili është misioni i IPKOs?
Misioni i IPKO është që të jetë bërthamë e zhvillimit të telekomunikimit në Kosovë, për një pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë globale të informimit.
A i përkrah IPKO aktivitetet në Kosovë?
IPKO përkrah aktivitetet që promovojnë: qytetërim të mirë dhe mikpritje, respektim të ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit.
Çka përfshin platforma digjitale e IPKOs?
Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira televizive që ofrohen në Kosovë, duke përfshirë kanalet e Digitalb dhe SuperSport, si dhe kanale informative, filma, lajme, kanale nacionale, ndërkombëtare etj.
Sa dyqane ka gjithsej IPKO në Kosovë?
Kompania IPKO ka 17 dyqane zyrtare të shitjes me përkrahje teknike dhe qendër kujdesi për konsumatorët, e cila punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë tërë vitit dhe një rrjet të gjerë distributorësh të autorizuar në të gjithë vendin.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC