Britannica ELT
Imzot Nikëprelaj, Ulpianë Lidhja e Prizrenit, Qafë/Tophane 10000 Prishtinë, Prishtinë
Profil
	 	 

Britannica është institucion arsimor i akredituar në Republikën e Kosovës që mundëson mësimin e disa gjuhëve të huaja.

Me kërkesën e East London School e cila është shkollë prestigjioze në Londër, e akredituar nga British Council,  Britannica-ELT është bërë përfaqësuese e saj për Kosovë.

Britannica sot numëron disa qendra dhe është anëtare e IATEFL që është organizatë botërore e mësimdhënësve të gjuhës angleze, KETNET që është organizatë vendore dhe Anglia Network, rrjet pjesë e së cilit janë shumë shkolla nga vende të ndryshme evropiane.

Qëllimi i kësaj shkolle është krijimi i aftësive vetanake tek nxënësit duke mundësuar që në mënyrat më bashkëkohore të mundshme të rrisë aftësitë e nxënies dhe kuptimit të gjuhës konkrete varësisht prej nivelit.  

Të gjitha shkathtësitë qe fitohen në këtë shkollë janë rezultat i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve, bazuar në përvojat më të mira të vendeve të zhvilluara në procesin e kuptimit të gjuhëve.  

Britannica ofron kushte të përshtatshme për nxënësit në mënyrë që ata të jenë sa më afër njohjes së gjuhës, kursin e së cilës ata e ndjekin. Shkolla Britannica ka kapacitete të mjaftueshme si teknike ashtu edhe njerëzore që të sigurojë mundësitë më të mira për avansim në kuptimin, mësimin dhe drejtshkrimin e gjuhëve të huaja.  Kjo shkollë ka shënuar suksese të vazhdueshme duke përgatitur nxënës të aftë të cilët kanë arritur suksese të konsiderueshme në testet e gjuhës angleze, të nevojshme për punë dhe studime jashtë vendit.

Përpos kurseve të gjuhëve, në Britannica organizohen edhe shumë aktivitete të tjera, si psh teatër dhe klub filmik, apo udhëtime jashtë vendit. Në këtë shkollë, një herë në muaj organizohen edhe kuize për grupet e niveleve Upper dhe Advanced ku studentët garojnë me njëri tjetrin mbi njohuritë e tyre të përgjithshme.

Pyetje & Përgjigje
Kur u themelua shkolla Britannica?
Kjo shkollë është themeluar në vitin 2006, fillimisht si shkollë e gjuhës angleze e më pastaj edhe e gjuhëve të tjera.
Cilat janë kurset që ofrohen në Britannica?
Kurset që ofrohen në Britannica janë: kursi i gjuhës angleze, kursi i gjuhës gjermane, kursi i gjuhës italiane, kursi i gjuhës frënge, kursi i gjuhës turke, kursi i gjuhës kroate, kursi i gjuhës shqipe.
Për cilat grupmosha ofrohen kurse?
Britannica-ELT ofron kurse të gjuhës për të rriturit dhe moshat më të reja, me regjistrime gjatë gjithë vitit dhe kurse që fillojnë pothuajse çdo javë.
Çka e veçon shkollën Britannica?
Ndër veçantitë e kësaj shkolle është se Britannica për herë të parë në Kosovë ofron programet Upper-Advanced Program dhe Advanced Listening and Speaking Program.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.