Celonis
Profil
	 	 

Celonis është lider global në fushën e Process Mining, teknologji kjo e cila mundëson transformimin e bizneseve duke i bërë proceset e tyre më efikase dhe transparente.

Shumica e proceseve brenda kompanive, drejtohen pothuajse plotësisht nga sisteme të ndryshme të IT-së ku lihen gjurmë digjitale të cilat përmbajnë të dhëna me vlerë për t’u eksploruar.  Teknologjia e Celonis i mundëson klientit ta ngarkojë historinë e të gjitha këtyre të dhënave duke e nxjerrë në pah rrjedhën aktuale të procesit dhe njëkohësisht identifikon devijimet të cilat ndodhin gjatë një procesi. Në tërësi, ky është edhe qëllimi i teknologjisë Process Mining që qëndron prapa produktit të Celonis Intelligent Business Cloud. 

Kompania Celonis është e përkushtuar në rritjen dhe shfrytëzimin e potencialit të zhvilluesve kosovar në transformimin e proceseve të kompanive në mbarë botën. 

Për një vit me radhë, për çdo muaj Celonis organizon “Developer Meetup@Celonis”, ngjarje kjo e cila ka për qëllim diskutimin e temave dhe punëtorive të ndryshme teknologjike. Ndërkaq si një mundësi shumë e mirë dhe ideale për të rinj të cilët kanë njohuri të mjaftueshme në programim dhe dëshirojnë që t’i ngrisin ato, Celonis ofron Path to Excellence (P2E) - program edukativ i mbështetur me punë praktike dhe mentorship.

Qëllimi i këtij programi është aftësimi i të rinjve në teknologjitë me të cilat kompania punon dhe që pas përfundimit të trajnimeve dhe periudhës provuese të bëhen pjesë e kompanisë.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'ju interesojnë.
Ku e ka bazën kompania Celonis?
Celonis është kompani me bazë në New York dhe Munich. Tash e dy vite, zyret e saj gjenden edhe në Kosovë.
Çka e veçon Celonis?
Celonis është kompani që në treg ka vlerë mbi 2.5 miliard dollarë. Numri i punëtorëve në nivel global është gjithsej 900. Ajo çfarë e bën kompaninë Celonis të veçantë është kultura brenda kompanisë, teknologjia me të cilën punohet, produkti unik që e zhvillojnë; fitues i shumë çmimeve prestigjioze, avancimi profesional, etj.
Sa punëtorë ka në Kosovë kjo kompani?
Në Kosovë, Celonis punon me një ekip prej më shumë se 50 inxhinierëve softuerik të cilët janë të fokusuar në zhvillimin e produktit Celonis Intelligent Business Cloud, që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga sisteme të ndryshme të IT-së.
Cilat kompani përdorin produktin e Celonis?
Produkti i Celonis përdoret nga disa prej kompanive më të mëdha në botë si: BMW, Uber, Adidas, Vodafone, T-Mobile e shumë kompani të tjera të njohura botërisht.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC