Deloitte Kosova
St. Lidhja e Pejes no. 177 10000, Prishtinë
Profil
	 	 

Deloitte është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë që ofron shërbime profesionale financiare. 

Deloitte ishte e vetmja firmë ndërkombëtare në treg që në atë kohë ishte regjistruar në Kosovë. Deloitte Kosova është pjesë e Deloitte të Evropës Qendrore (DCE) dhe e vetmja kompania “Big 4” me 3 partner shqiptarë.

Me më shumë se 18 vite të operimit në Kosovë, Deloitte Kosova është kompani me reputacion dhe e gëzon veçorinë e të qenurit udhëheqës në treg për shërbime financiare.

Tregu aktual kërkon ekspertizë, të menduar inovativ, këmbëngulje dhe përvojë... kjo është ajo çfarë e  bënë Deloitte të dallueshëm.

Deloitte Kosova u shërben shumë prej kompanive më të mëdha në vend, institucioneve publike, private dhe kompanive të suksesshme në zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen gjatë operimit të tyre apo edhe për të bërë përparim dhe rritje të biznesit. 

Deloitte ka zhvilluar një ekip të profesionistëve me përvojë për tu siguruar që klientët të pranojnë jo vetëm ekspertizën globale por gjithashtu njohuri dhe eksperiencë lokale të domosdoshme për sukses.

Profesionistët e Deloitte janë të përkushtuar për forcimin e përgjegjësisë së korporatës, ndërtimin e besimit të publikut, dhe të bëjnë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur u themelua Deloitte Kosova?
Deloitte Kosova është kompani lidere në tregun e Kosovës e themeluar në vitin 2001.
Në cilat fusha ofron shërbime Deloitte Kosova?
Deloitte Kosova ofron shërbime me renome botërore në fushat e: auditimit dhe këshillimit, taksave & ligjore, konsulencës dhe shërbimeve këshilluese financiare.
Sa punonjës ka gjithsej Deloitte?
Deloitte Kosova ka mbi 60 të punësuar profesional dhe njihet si punëdhënës i zgjedhur dhe i dedikuar t'iu ndihmojë klientëve dhe njerëzve të vet.
Në sa vende të botës është e pranishme Deloitte?
Deloitte është e pranishme në 150 vende në mbarë botën dhe me mbi 263,900 profesionistë të punësuar.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.