Shkolla Digjitale
Ulpiane Filip Shiroka no.23, Prishtine
Profil
	 	 

Shkolla digjitale është shkolla e parë në Kosovë e cila ofron kurse të teknologjisë informative. Kjo shkollë ka qendrat e saj në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Ljubjanë/Slloveni.

Shkolla digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti  Kombëtar i Kualifikimeve dhe fëmijët që ndjekin kurset në këtë shkollë çertifikohen me titullin Junior Programmer.

Kjo shkollë u mundëson nxënësve të fitojnë njohuri në tri lloje programimi.

  • Programim bazik
  • Programim i avansuar
  • Programim profesional

Kjo shkollë synon t’i avansojë gjeneratat e reja në fushën e teknologjisë në mënyrë që ata më pastaj të ndjehen të pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike.

Planprogrami i Shkollës Digjitale është i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe në fund të përfundimit fëmijët çertifikohen me titullin Junior Programmer.

Ky planprogram ngërthen në vete edhe shumë aktivitete logjike dhe sociale ku përmes zhvillimit të tyre fëmijët mësojnë logjikën e koncepteve të programimit, si algoritmet, programet, ndërtimin e roboteve, aplikacioneve mobile, elektronike etj.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur u hap për herë të parë Shkolla Digjitale?
Për herë të parë, Shkolla Digjitale u hap në Dhjetor të vitit 2015, për shkak të nevojës së madhe që gjenerata e re të ketë më shumë njohuri në lidhje me këtë fushë.
Çka ofron Shkolla Digjitale?
Shkolla Digjitale aktualisht ofron kurse të programimit për moshat 7-15 dhe 16-18  ku fëmijët mësojnë konceptet bazë të programimit dhe njohuri të përgjithshme të teknologjisë informative.
Çka e veçon shkollën digjitale?
Shkolla digjitale ofron programim për fëmijë nëpërmjet një planprogrami i cili është përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në SHBA. Ky planprogram plotëson të gjitha standardet e nevojshme për mësimin e fëmijëve në një kohë kur në shkollat në Kosovë ka mungesë të një plaprogrami të tillë.
Cilat janë objektivat e kësaj shkolle?
Shkolla digjitale synon që të zgjerohet në qytete të tjera të Kosovës por jo vetëm, ndër synimet  e kësaj shkolle gjatë vitit 2019 është edhe shtrirja e saj në Evropë.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.