Kujtesa
Rr. Ukshin Hoti, #33, Prishtinë, Kosovë, Prishtinë
Profil
	 	 

Kujtesa hyri në tregun televiziv kabllor në Kosovë në vitin 2006 dhe njihet për internetin më të shpejtë dhe stabil në rajon i cili arrin deri në 1GBPS në shtëpitë e juaja.

Kujtesa përfshinë edhe platformën televizive amerikane më prestigjioze në botë, HBO, e cila përmban 5 kanale televizive të reja, HBO 1, HBO 2, HBO 3, Cinemaxx 1 dhe Cinemaxx 2. Kanelet e HBO sjellin premierat e filmave dhe serialeve më me famë botërore, me zhanre të llojllojshme, nga studiot e mëdha si Paramount Pictures, Walt Disney, Columbia Pictures, Warner Bross, etj.

Për të përmbushur çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve, Kujtesa ka të drejtat ekskluzivie për transmetimin e ligave më të mëdha dhe presitgjioze në botë si; Champions League, Europa League, Bundesliga Gjermane, Super Liga Turke, Kupa e Spanjës ‘Copa del Rey’, NBA si dhe Euroliga e Basetbollit.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund të gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur u themelua Kujtesa?
Kujtesa u themelua në vitin 1995, fillimisht si shitës me pakicë i pajisjeve kompjuterike e më vonë u bë ofrues i shërbimeve të internetit.
Çka ofron Kujtesa?
Kujtesa ofron zgjidhje të cilësisë së lartë për tregun Kosovar në fushat e internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse.
Çka e veçon Kujtesën?
Duke sjellur gjithmonë risi, aplikacioni KUGO TV nga Kujtesa, përveç se përmban në vete gjithë platformën e kanaleve televizive të Kujtesa së bashku me Sport, ofron edhe librarinë e pafund të filmave, serialeve, dokumentarëve, Video on Demand (VOD).
Sa kanale televizive përmban Kujtesa?
Sot, kjo platformë televizive përmban mbi 180 kanale televizive, argëtuese dhe muzikore, kanale për filma, seriale, dokumentarë,  kanale për të rritur si dhe përfshinë platformën e kanaleve KSport.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.