Shkolla Finlandeze është shkollë në Prishtinë, e cila mbështetet në sistemin finlandez të shkollimit. Kjo shkollë u mundëson nxënësve të marrin njohuritë dhe shkathtësitë e kërkuara në treg përmes metodave dhe formave të mësimnxënies.
Shkolla Finlandeze mësimin e organizon në 4 nivele:
Niveli parashkollor në Shkollën Finlandeze ka për qëllim promovimin e kushteve dhe të mësuarit për fëmijët dhe e gjithë kjo arrihet falë bashkëpunimit me kujdestarët. Pjesë e këtij niveli të edukimit janë dy plane të përgatitura nga shkolla finlandeze, njëri plan shërben për t’u siguruar mbështetje nxënësve dhe tjetri për t’i përgatitur fëmijët me nevoja të veçanta.
Shkolla fillore përfshin klasat nga 1 deri në 6. Në fillim të kësaj shkolle merret parasysh mësimi nga cikli parafillor në mënyrë që të sigurohet bazë për perceptim pozitiv nga nxënësit. Ndërsa nga klasa 3 deri në 6 fëmijëve u mësohet se si t’i zhvillojnë aftësitë dhe shprehitë e tyre të të mësuarit.
Shkolla e mesme e ulët përfshinë edukimin nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të. Nxënësit inkurajohen të kuptojnë zhvillimin e tyre, të pranojnë vetën dhe të marrin përgjegjësitë për vetën dhe mësimet e tyre, miqtë dhe mjedisin rrethues. Vlerësimi bazohet në praktikat e mësimit të vazhdueshëm të cilat janë dizajnuar dhe implementohen në mënyrë që të nxisin mësimin si dhe të inkurajojnë nxënësit të punojnë individualisht dhe në grup.
Shkolla e mesme e lartë përfshinë drejtimin e përgjithshëm dhe profesional. Nxënësit në këtë cikël mësohen të kenë mendim kritik dhe të pavarur.
Në Shkollën Finlandeze fëmijët mësojnë të menduarit kompjuterik dhe programimin që nga mosha 3 vjeçare. E veçantë tjetër e kësaj shkolle është se nxit kreativitetin përmes integrimit të arteve dhe punëdorës. Fëmijët e angazhuar në këto klasa zhvillojnë aftësi motorike, të gjuhës, vendimmarrjës, mësimit vizuel, aftësi shpikëse, vetëdije kulturore dhe performancë më të mirë akademike.
Shkolla Finlandeze posedon edhe laboratorin e arteve ku fëmijët bashkëpunojnë njëri me tjetrit pavarësisht niveleve të mësimit. Gjithashtu, Shkolla Finlandeze në mënyrë që fëmijëve t’u mësojë edhe shkencën përdor eksperimentet e thjeshta me përbërës të kuzhinës që fëmijët i shohin dhe përdorin çdo ditë.
Gjithashtu, përpos laboratorëve të specializuar të Kimisë, Biologjisë dhe Fizikës, shkolla posedon edhe laboratorin e Realitetit Virtual dhe atij të përzier. Kjo shkollë, nxënësve të saj u mundëson edhe mësimin në natyrë, në mënyrë që të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm të tyre.