Agrokor
Shkabaj, 15000, Kastriot, Kosovë, Prishtinë
Profil
	 	 

Agrokor është kompani në Prishtinë dhe merret me prodhimin, përpunimin, ambalazhimin, importimin dhe shitjen e produkteve të ndryshme ushqimore në tregun e Kosovës. 

Klientët kryesorë të kësaj kompanie janë kryesisht klientë të konsumit të gjërë, supermarkete, prodhues lëngjesh natyrale dhe të gazuara, paketues të ndryshëm, prodhues të ëmbëlsirave dhe të akulloreve, etj.

Përgjatë viteve 2004 dhe 2006, kjo kompani ka investuar në linjat më moderne për përpunimin dhe ambalazhimin e disa prej produkteve siç janë sheqeri, orizi, mielli dhe fasulja e bardhë duke ofruar kësisoj produkte akoma më cilësore për konsumatorët e saj.

Misioni dhe vizioni i kompanisë Agrokor është të ofrojë shërbim sa më të mirë dhe produkte sa më cilësore për konsumatorët e saj.

Synim i Agrokor është edhe zgjerimi i tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm po ashtu, në mënyrë që të shfrytëzohen kapacitetet që kompania zotëron.

Pyetje & Përgjigje
Kur u themelua kompania Agrokor?
Agrokor është kompani e themeluar në vitin 1995, në Prishtinë.
Për çka njihet Agrokor?
Kjo kompani është e njohur për importin dhe shitjen e produkteve si sheqerit kristal, miellit që është prodhim vendor si dhe fasulës së bardhë.
Çka e veçon Agrokor?
Agrokor veçohet nga cilësia e produkteve që ofron. Produktet e Agrokor janë vlerësuar edhe nga Instituti i Bujqësisë së Kosovës, si produkte shumë cilësore.
Cilat janë produktet kryesore të kompanisë?
Ndër produktet kryesore të kësaj kompanie janë: mielli, sheqeri, vaji, orizi, fasulja, sheqeri i paketuar.
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.