Civil Rights Program Kosovo
Profil
	 	 

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K) u themelua nga Këshilli Norvegjez për Refugjatë në vitin 1999.  

CRP/ K është partner implementues i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në zbatimin e të gjitha projekteve që lidhen me mbrojtjen ligjore të grupeve qëllimore të kësaj agjencie të OKB.

Parandalimi i pashtetësisë: Aktivitetet e CRP/K-së synojnë parandalimin e pashtetësisë së personave që nuk posedojnë dokumente në Kosovë, sidomos pjesëtarëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Në mënyrë që të shmanget rreziku i pashtetësisë, më shumë së 20,000 persona që nga viti 2006 e gjer më sot janë mbështetur në regjistrimin civil dhe sigurimin e dokumenteve të identitetit. E gjithë kjo shoqërohet me aktivitete të monitorimit, fushatave fuqishme të informimit publik si dhe avokimit tek autoritetet e përkatëse të Kosovës.

Mbrojtja e refugjatëve dhe azikërkuesve: CRP/K ndihmon refugjatët nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina si  dhe Maqedonia. Kjo ndihmë konsiston në ofrimin e asistencës ligjore për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për këtë kategori të njerëzve në nevojë. Përmes mbështetjes ligjore të CRP/K, shumë refugjatë tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre.

CRP/K gjithashtu ndihmon personat që kërkojnë azil në Kosovë, e të cilët vijnë kryesisht nga: Afganistani, Siria, Pakistani, Turqia, Somalia, Algjeria, Iraku, Irani, Palestina, Tunizia dhe nga shtetet e tjera ku situata në aspektin e të drejtave të njeriut është më e ndërlikuar.

Përpos faktit se ofron ndihmë të drejtpërdrejtë ligjore, CRP/K gjithashtu ka një ndikim të fuqishëm në politika dhe legjislacion kur janë në pyetje çështjet e azilit në Kosovë.

Të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Që nga viti 2002, CRP/K-ja anagazhohet në mbeshtjetjen ligjore të të kthyerve dhe personave të zhvendosur brenda vendit. Kategoria e të kthyerve përfshin refugjatët e Kosovës në rajon, kryesisht në Serbi, Mal të Zi dhe BeH. Kësisoj, CRP/K i ndihmon ata në çështje të ndryshme ligjore siç janë dokumentacioni personal, çështjet e pronësisë, arsimimi, shëndetësia dhe forma të tjera të ndihmës që synojnë të sigurojnë kthimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, adresimi i pengesave ligjore përmes përfaqësimit të interesave të përfituesve, lehtësimi i qasjes në informacione të ndjeshme gjinore dhe dokumentacion të nevojshëm në mënyrë që të promovohet një qasje sa më e barabartë për të gjitha komunitetet në Kosovë, janë ndër qëllimet kryesore te CRP/K-së.

Pyetje & Përgjigje
Në këtë pjesë mund t'i gjeni pyetjet me të shpeshta lidhur me kompaninë. Mësoni përgjigjet në pyetjet që mund t'iu interesojnë.
Kur nisi punën Programi për të Drejtat Civile në Kosovë?
Në dhjetor të vitit 2004, CRP/K filloi punën si organizatë e pavarur jo qeveritare.
Çka ofron CRP/K?
CRP/K ofron asistencë ligjore falas dhe këshillim për azilkërkuesit, refugjatët, personat në rrezik të pashtetësisë, të kthyerit dhe të zhvendosurit dhe personat tjerë që konsiderohen të cenuar në realizimin e të drejtave të tyre civile.
Çka e veçon këtë organizatë?
Këtë organizatë e karakterizon aktiviteti i saj në fuqizimin e të drejtave themelore të njeriut dhe krijimit të ambientit në të cilin të gjithë personat mund t’i gëzojnë të drejtat në mënyrë të barabartë pa asnjë diskriminim. 
Sa njerëz në nevojë ka ndihmuar ky program deri më sot?
Që nga krijimi i saj deri më sot, CRP/K ka ndihmuar mbi 200,000 njerëz në nevojë, kryesisht nga komunitetet pakicë në Kosovë.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC