Kosbit është kompani që ofron shërbime globale të teknologjisë informative, operacioneve të biznesit dhe shërbimeve të menaxhuara. Me më shumë se një dekadë eksperiencë, Kosbit ofron shërbime për bizneset e vogla, të mesme, dhe ato të Fortune 100.
Bashkëpunimi me klientët e tyre është i përcjellur me shërbime inovative të cilat kanë kosto të ulët, ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme të klientëve. Kosbit është partneri i vetëm zyrtar i AT&T në Evropën juglindore.
Shërbimet e kompanisë bazohen në parimet e ITIL, standardi më i lartë për menaxhimin e shërbimeve të Teknologjisë Informative. Shërbimet e ofruara nga Kosbit kanë kosto shumë më të vogël dhe si rrjedhojë kursejnë kohë dhe para.
Kosbit njihet si një partner i besueshëm në fushën e telekomit me një histori të gjatë të projektimit, auditimit dhe migrimit. Kosbit, përmes numrit të madh të shërbimeve të IT-së outsourcing që ofron për AT&T, Alcatel-Lucent, Nokia dhe Ericsson, duke përfshirë shërbimet e rrjeteve 3G / 4G / 5G & LTE, ka arritur të bëhet lider botëror në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe me cmime të përballueshme për konsumatorët.
Kosbit përbëhet nga një staf teknik që përfshinë inxhinierë të telekomit me përvojë, inxhinierët e mbikqyrjes së rrjetit, inxhinierët e programeve, inxhinierët e optimizimit të rrjetit dhe inxhinierët e mirëmbajtjes.
Çmimet e fituara: