Ndërmarrësi Asani, që shkriu potencialin e tij për të kontribuar në atdhe

21 Feb, 2020

Ndërmarrësi Asani, që shkriu potencialin e tij për të kontribuar në atdhe
	 	 

Mundësitë që shtetet e Evropës i ofruan për t’i arritur majat e suksesit, nuk e larguan asnjëherë nga atdheu. Përkundrazi, dashuria për atdheun dhe dëshira për të kontribuar e jetuar këtu, e shtyen të kthehej në Kosovë, në vendin ku ndonëse mundësitë duken të vogla, për Valon Asanin vullneti dhe ëndrrat qenë më të mëdha.

Shkollimin e lartë e përfundoi në Zvicër. Kësisoj, edhe karrierën si IT e nisi në po këtë shtet. Mirëpo, duke u inspiruar nga ndërmarrës të tjerë, e sidomos nga babai i tij Ahmet Asani, i cili ishte themelues i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër dhe ishte i dënuar për shkak të veprimtarisë së tij në mbrotje të gjuhës e shkollës shqipe në Maqedoni, asokohe ish – Jugosllavi, Valoni vendosi të gjente një lidhje mes ndërmarrësisë dhe profesionit të tij, që kështu të mund t’i ndihmonte edhe vendit të tij. “E mendova se si mund t’i ndihmoj vendit tim dhe pa përvojë në ndërmarrësi erdha në Kosovë, desha të krijoj një lidhje Kosovë-Zvicër, pasiqë veç e kisha mundësinë për ta bërë një gjë të tillë՛” rrëfen fillimisht Valoni.

Valon Asani

Ai kishte ndërtuar jetën me familjen e tij në Zvicër, kishte një punë dhe një pagë shumë të mirë, por ende nuk ndihej i plotësuar. Me pagën që merrte në Zvicër, ai hodhi themelet e para të kompanisë në Kosovë. Në vitin 2011, nisi punën me kompaninë e njohur MIK Group. Pesë muaj pas themelimit të kompanisë, ai thotë se ngeli pa financa. Kësisoj, u detyrua të kthehej prapë në Zvicër. Gjatë asaj kohe, thotë se biznesin e kishte mbajtur vetëm me tre praktikantë dhe një punëtor. Në ndërkohë, ai punonte në aeroportin e Cyrihut dhe në po të njejtën kohë ishte edhe ndërmarrës.

Prej 3 praktikantëve dhe 1 punëtori, u bënë 33 punëtorë. Unë kisha 4 javë pushim por edhe ato i shfrytëzova për të ardhë në Kosovë, për të gjetur punëtorë. Kjo ishtë goxha sfiduese sepse dita ime niste në 5 të mëngjesit dhe përfundonte në 1 të mëngjesit, pra punoja afër 20 orë. Të gjitha të ardhurat që fitoja në Zvicër e që ishin shumë të mira, i shfrytëzova për ta rritur biznesin në Kosovë. Kësisoj, në fillimet e MIK, kur patëm mungesë financimi, stafin e financoja vet me paratë që merrja nga puna në Zvicër. Gjithçka nisi kështu, për 13 muaj arritëm që të funksionojmë si biznes dhe nuk ishte më nevoja të marrim të ardhura prej diku tjetër”

Edhe pse i rritur jashtë atdheut, Valonin e ndiqte një dëshirë e kahmotshme: për të kontribuar në Kosovë.  Pas stabilizimit me MIK Group, ai themeloi kompaninë dua.com. E kjo kompani, pos që ka punësuar plot të rinj kosovarë, përçon një mision të veçantë: bashkimin e shqiptarëve nga e gjithë bota në një platformë të vetme.

“Dëshira për të kontribuar në Kosovë, erdhi edhe nga familja, sidomos nga babi që të gjithë jetën ia dedikoi këtij vendi. Gjithmonë na ka folë për vendin, për gjuhën, për bashkimin kombëtar, sepse edhe ai vet kur ka ikë nga Kosova në 88, në Zvicër ka qenë azilkërkues për arsye politike, ka qenë në burg për shkak se ka dhënë mësim në gjuhën shqipe. Kështu lindi ideja për krijimin e dua.com, që është bashkim i shqiptarëve. Ka qenë më shumë një nevojë e brendshme sesa e jashtme të krijoj diçka të tillë”

Dua

Kur flitet për Valonin si një ndërmarrës i suksesshëm, disa mund të mendojnë që këtë ia mundësoi jetesa në Zvicër. Në fakt, vendosmëria për t’i çuar gjërat përpara është faktori që ndikoi në suksesin e tij. Sepse Valoni nuk dorëzohet. Ai nuk preferon t’ia lë në dorë “fatit” suksesin e tij. Ai ka vendosur ta shkruajë vet storien e jetës, dhe suksesin e ka vendosur ndër kapitujt kryesorë të librit të jetës së tij.

Sipas Valonit, vendi ku ke lindur jo çdoherë ta përcakton suksesin. Gjatë intervistes për AkademiPune, ai thotë se mundësitë për t’u arsimuar, sot janë të shumta. Për këtë, sugjeron që të shfrytëzohen të mirat nga teknologjia, siç janë edhe kurset/trajnimet online.

Ka shumë gjëra që luajnë rol në suksesin e dikujt. Unë kam pasur fatin të rritem në Zvicër, çka erdhi bashkë me edukimin e mirë dhe edukimi luan shumë rol. Sidoqoftë, nuk e marr shumë si faktor sepse mendoj se prej cilitdo vend, njeriu me përkushtim dhe me mundësitë e sotit, siç është interneti apo edukimi online mund të arrijë në jetë. Unë mendoj që njeru e ka fatin e vet në duart e veta. Unë vet e shkruaj storjen time. Mendoj që 90% është tek mendësia, se me çfarë energjie e nisë ditën. Zgjidhjet e problemeve nuk vijnë duke ikur ose dorëzuar, zgjidhja është me i marrë problemet në dorë dhe me i zgjidhë. Ky është faktor i suksesit për mua

Çka e bën një ndërmarrës të suksesshëm?

Ka shumë faktorë që e ndërtojnë një lider të mirë dhe të suksesshëm. Edhe Valoni përmend disa prej tyre. Ai thotë se një lider i mirë duhet të jetë i aftë të komunikojë pastër dhe të transmetojë mesazh të qartë tek të tjerët, e mbi të gjitha të jetë sa më transparent.

Si ndërmarrës, ka disa aftësi që duhet zotëruar. Një lider duhet të ketë një vizon të qartë, ta transmetojë atë vizion edhe tek të tjerët, të komunikojë në mënyrë të pastër si dhe t’i motivojë të tjerët. Unë mendoj që njëra formë e motivimit është të përfshihen të gjithë në qëllimin e përbashkët. Unë dua që i gjithë ekipi im te ndjehen pjesë e një qëllimi sepse nëse njëri nuk ndjehet pjesë e një projekti apo e kompanisë, kurrë nuk mund të jetë njëjtë i motivuar sepse ndjehet vetëm si një pjesë. Njeriu ka dëshirë të jetë pjesë e totalit, pjesë e asaj se çka është duke u krijuar. Një lider për mua duhet të jetë i aftë të krijojë këtë transparencë, që të gjithë të ndjehen të vlerësuar në punën që e kryejnë, të ndjehen se janë të rëndësishëm

Valon Asani Dua

Një pjesë tjetër të cilën ai e sheh me rëndësi që ekipi të funksionojë mirë, është dhënia e përgjegjësive. Ai thotë se punëtorët ndjehen të vlefshëm nëse ju jepen më shumë përgjegjësi, madje edhe më shumë se sa që mund të marrin në atë moment, në mënyrë që ta ndjejnë potencialin e rritjes. “Unë mundohem t’ju jap njerëzve sa më shumë përgjegjësi, ndoshta edhe më shumë se që mund të marrin në atë kohë, sepse kjo i sifdon dhe i rritë profesionalisht. Çdo njeri ka dëshirë që çdo ditë të bëhet version më i mirë i vetes, e unë kudo që jam mundohem ta krijoj atë hapësirë, dikush e shfrytëzon, dikush jo. Sidoqoftë, me stafin tim flas çdo ditë sepse dua shumë që ata të zhvillohen dhe të ecin vetëm para, prandaj edhe ju jap qasje në pothuajse çdo gjë

Për Valonin, lider i mirë nuk është ai i cili jep urdhëra, por dikush që është gjithëpërfshirës dhe i shtynë njerëzit përpara. Ndërkaq, një tjetër aspekt i suksesit për të është edhe të dihet realiteti se ku jetohet dhe cilat mundësi i ofron një treg i caktuar.

Sfidat bëhen të vogla kur duam të arrijmë një qëllim

Në jetë, pothuajse çdo ditë sfidohemi në forma të ndryshme. Edhe arritja deri tek një qëllim i caktuar, mund të sjellë edhe shumë sfida gjatë rrugëtimit. Mirëpo, dëshira dhe vullneti për të arritur cakun që i kemi vënë vetes, i bën ato sfida lehtë të tejkalueshme. Edhe për Valon Asanin, sfidat ishin të shumta gjatë rrugëtimit të tij si ndërmarrës. Ai thotë se sot sfidë e parë janë njerëzit. Sipas tij, një ndërmarrës i mirë duhet ta gjejë një ekuilibër, që të funksionojë një trekëndësh i rëndësishëm, punëtorë - klientë - pronarë.

Sfidë ditore është me arritë me e mbajtë një ekuilibër, që të mos harrohet askush. Nëse një njeri ndjehet që është harruar, ai e lë punën, dhe kur dikush që është kyç në kompani e lë punën, ti duhet të reagosh, ta gjesh një zëvëndësim, ta trajnosh dhe kjo merr kohë. Kështu krijohen probleme brenda departamentit. E njejta ndodhë nëse një klient ndjehet i harruar, ai e shkëputë kontratën dhe të krijon problem në të hyra. Pra, këtu ka shumë interesa të përbashkëta dhe sfida numër një është me e gjetë mesin që të gjithë të jenë të kënaqur“

DUA Valon Asani

Për t’i shmangur ngjarjet e tilla, Valoni thekson se duhet të kuptohen pikëpamjet e secilit, pronarët mund të dëshpërohen kur dikush e lë punën, mirëpo ndoshta personi kyç nuk është ndjerë i vlerësuar. Sidoqoftë, Valoni thekson se për secilën sfidë që i shfaqet gjatë rrugës, ai mundohet të jetë mëndërisht i përgatitur dhe të reagojë shpejt, duke mos lejuar që punët të dështojnë.  “Detyra ime si pronar është të gjej zgjidhjen shpejt sepse ekuilibri për të cilin fola më lart, prishet”.

“Një ndërmarrës i suksesshëm, krijon ura”

Pos krijimit të vendeve të punës në Kosovë, Valon Asani si arritje të tij e konsideron edhe krijimin e liderëve të rinj. Ai tregon se si kompania e parë MIK Group të cilën e nisi para 8 vjetëve, sot funksionon pa pasur nevojë që Valoni të jetë prezent. Duke krijuar liderë të rinj, ai nënvizon se ka pasur hapësirë të krijojë diçka sikur dua.com.

Sipas tij, ndërmarrësit e suksesshëm duhet të jenë të zotë të krijojnë ura. Këtu ai përmend që me kompaninë MIK Group janë marrë shumë me trajnimin dhe shkollimin e të punësuarve, duke i dërguar qoftë edhe jashtë vendit, në mënyrë që të krijojnë vlerë për tregun dhe t’ua ndryshojnë jetën disa familjeve.

Këta njerëz, Valoni thotë se sot punojnë për tregun gjerman, amerikan ose edhe kanë themeluar biznese të tyre, sepse kanë arritur ta kuptojnë sistemin. “Gjithçka është digjitale, kjo mendoj që është një arritje e madhe sepse krijohet një sistem që ua ndryshon jetën në mënyrë pozitive njerëzve

Gjatë gjithë jetës së tij, librat kanë qenë shoqëruesit më të mirë dhe çdo libër që ka mbajtur në dorë, Valoni thotë se i ka ndryshuar mënyrën e mendimit e besa edhe biznesin e tij. Ndërkaq, për të rinjtë që presin të hyjnë në treg të punës, ai ka një këshillë. Ai i këshillon ata që të informohen sa më shumë dhe vazhdimisht.

Sipas tij, të rinjtë, duhet po ashtu të njohin bazën e disa gjërave, t’i kushtojnë më shumë rëndësi mënyrës se si dërgojnë një email, kur dërgojnë një CV ta dërgojnë bashkë me një letër motivuese dhe të kuptojnë vlerën e prezantimit dinjitoz. “Dija është online, është falas, keni miliona libra, kurse, interneti është falas. Duke u informuar mirë, mund të jeni shumë të suksesshëm, t’i krijoni edhe bizneset tuaja”, përfundoi Valon Asani.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cila është kocka më e gjatë në trupin e njeriut?
    A
    Humerusi
    B
    Femuri
    C
    Fibula
    D
    Asnjëra nga këto
  • Sa kocka ka në këmbën e njeriut?
    A
    54
    B
    20
    C
    26
    D
    23
  • Ku formohen qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut?
    A
    Palcën e eshtrave
    B
    Mëlçi
    C
    Veshka
    D
    Mushkëri
  • Kalciumi është një përbërës kryesor i:
    A
    Kockave
    B
    Ligamenteve
    C
    Muskujve
    D
    Venave
  • Si quhet studimi i eshtrave?
    A
    Anatomi
    B
    Miologji
    C
    Osteologji
    D
    Desmologji
  • Çka duhet të specializoni nëse jeni kardiolog?
    A
    Trurin
    B
    Veshkat
    C
    Zemrën
    D
    Mushkëritë
  • Pjesë e cilit sistem është zemra?
    A
    Sistemit respirator
    B
    Sistemit qarkullues
    C
    Sistemit skeletor
    D
    Sistemit nervor
  • Sistemi kardiovaskular dhe sistemi limfatik e bëjnë:
    A
    Sistemin urinar
    B
    Sistemin e frymëmarrjes
    C
    Sistemin e qarkullimit të gjakut
    D
    Sistemin skeletor
  • Cilat nga të mëposhtmet nuk janë enë gjaku?
    A
    Kapilarët
    B
    Nervat
    C
    Arteriet
    D
    Venat
  • Nga çka përbëhen kryesisht flokët?
    A
    Keratina
    B
    Kalciumi
    C
    Elastina
    D
    A dhe B
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Vendosmëria për të arritur ëndrrën, një uragan që shkatërron çdo sfidë
LUMNIJE BERISHA, GAZETARE "Gjithmonë duket e pamundur, derisa realizohet" - Nelson Mandela Pothuajse çdo ditë përballemi me shumë sfida. Mirëpo, dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë dikush në jetë nuk e ndal asnjëra, për aq gjatë sa frymojmë e punojmë. Historia e Lumnije Berishes është një histori mahnitëse, diçka që të ngjallë shumë vetëbesim e kurajo për të ecur tutje në jetë, një rrugë e cila mund të duket e pafund , plot me tunele në mes por që të lehtë e ka bërë Lumja - ashtu siç e thërrasin të gjithë personat që e njohin. Për Lumniije Berishen, sfidat filluan qysh në moshën 4 vjeçare – kur aksidentalisht humbi shikimin por kurrë vizionin për të ardhmen.  Si shkak i kësaj, Lumnija bashkë me të ëmën u zhvendosen të jetonin në qytetin e Pejës, që ajo të mund të vijonte mësimet që nga klasa e parë në shkollën speciale për të verbërit në Pejë. Në po të njejtën shkollë, përfundoi edhe shkollimim e mesëm. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo vijoi një mori trajnimesh e në mesin e tyre edhe trajnime për medie – çka nxiti dëshirën e Lumës që të merrej me profesionin e gazetarisë. Punën e saj të parë e filloi në Radio Kamenica ku punoi për 6 muaj rresht, duke vazhduar me punën e saj të dytë në Radio 24. Edhe gjatë kësaj kohe, Lumja merrte pjesë në trajnime te ndryshme mirëpo siç rrëfen ajo për KosovaJob, trajnimet zgjasnin pak muaj dhe përsëri kthehej në monotoninë e njejtë – të cilën ajo nuk e dëshironte. “Realisht, këto trajnime zgjasnin 3-6 muaj dhe prapë mbetesha në shtëpi sa që një ditë prej ditëve vendosa të largohem nga Kosova. Kësisoj, unë u shkruaj shumë ambasadave që të shoh se çka mund të më ofrojnë ato dhe nga të gjitha ambasadat e mundshme në Kosovë, përgjigje mora nga tri prej tyre. Më serioze doli të jetë ambasada amerikane. Ata më morën, më intervistuan, me pyeten për arsyet se pse dua të largohem nga Kosova dhe pas shpjegimit tim, ata më thanë që unë duhet të rri në vendin tim, të vazhdoj shkollimin e të kontribuoj këtu.  Pastaj, vendosa të regjistrohem në fakultetin filologjik, në departamentin e gazetarisë dhe këtu mande fillon krejt sfida - se nuk e quaj problem ngase kjo ka qenë një sfidë që unë pavarësisht vështirësive, e kam tejkaluar”, shpjegon Lumnija. Ajo rrëfen se sa e rëndësishme ka qenë për të raporti i mirë me kolegët edhe në fakultet por edhe në punë për të arritur rezultatet e dëshiruara. Gjatë studimeve, Lumes iu desh që të gjitha shënimet e marra nga koleget t'i përshtate në alfabetin Braille sepse ka qenë e pamundur që dikush t'ia lexonte të gjitha ato libra voluminozë. Me plot përkushtim e vullnet, Lumja punonte dhe studionte në të njejtën kohë. “Disa thonë vullneti, e ndoshta edhe vullneti sepse e kam pasur të vështirë të gjej përgjigje se si kam arritur deri këtu ku jam sot, mirëpo edhe une them se vullneti për punë më paska pru deri këtu”, rrëfen Lumnija. Përmes gazetarisë, Lumja kontribuon për personat me aftësi të kufizuara Në vitin 2013, ajo nisi të punonte në Radio Kosova e në të njejtën kohë vazhdonte edhe studimet në departamentin e Gazetarisë.  Pas përfundimit të studimeve, Lumja nisi emisionin e saj autorial, një javor, të titulluar “Për një botë më të mirë” ku trajtohen tema që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara. Ajo thotë se është krenare që nëpërmjet këtij emisioni ka arritur sadopak të ngrisë vetëdijen e njerëzve e të institucioneve që edhe personat me aftësi të kufizuara i takojnë kësaj bote, i takojnë Kosovës dhe janë njerëz që duhet përkrahur e dhënë shtysë.  Për të mos u ndalur asnjëherë, Lumja vazhdoi edhe studimet master duke nxjerrë në shitje edhe librin e saj të parë të titulluar “Qasja e institucioneve dhe medieve ndaj personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”. "Në fund të studimeve, unë për temë zgjodha qasja e institucioneve dhe medieve ndaj personave me aftësi të kufizuara në Kosovë – kur e kam mbrojtë temën, atëherë profesori Ramë Buja me propozoi që këtë temë ta bëj libër sepse është diçka që nuk ka në vendin tonë ende. Edhe unë ashtu veprova dhe të gjitha kopjet i kam shpërndarë për njerëzit, gjithmonë me shpresë se do t’iu hyjnë në punë informacionet që i gjejnë aty brenda” Që nga muaji mars, Lumja udhëheq edhe një emision të ri të titulluar “Kaleidoskop”, i cili transmetohet në valët e programit të parë të Radio Kosovës çdo të enjte dhe trajtohen tema nga më të ndryshmet.   Vendosmëria, përgjegjshmëria dhe sinqeriteti – 3 tiparët e Lumës Njerëzit parimorë, gjithmonë i hapin dyert vetës për të arritur sukseset në jetë. Lumja thotë se ndër parimet më të fuqishme që ajo ka në jetë është vendosmëria. Ajo thotë se lufton shumë për të arritur atë që do. “Kur e marrë një punë,  i di edhe përgjegjësitë e mija. Përpiqem që të jem shumë e sinqertë me njerëzit dhe natyrisht të jem edhe e drejtpërdrejtë. Të jesh i drejtpërdrejtë për mua vlen shumë. Nëse këto i posedon atëherë vërtetë gjithmonë do ia dalësh sepse të gjitha këto të çojnë drejt suksesit por pa vendosmëri mendoj që nuk mund të arrijmë asgjë, edhe në karrierë vendosmëria është numër një" Ndër tjera, ajo thotë se i ndjek me shumë ëndje të gjithë njerëzit e suksesshëm në fusha të ndryshme. Prej tyre, Lumja mundohet të nxjerrë më të mirat që ato pastaj t’i përdorë qoftë në jetën e përditshme e qoftë në profesion. Ndërkaq, të rinjtë e tjerë që presin të kyçen në treg të punës, ajo i këshillon që para se t’i hyjnë një profesioni të qartësojnë se çka duan të bëjnë në jetë dhe të mos thonë vetëm dua të bëhem por të hulumtojnë e lexojnë sa duhet dhe të mos lejojnë që vetëm kur të dalin në tregun e punës ta kuptojnë se nuk e duan vërtetë profesionin që kanë zgjedhur.  Puna, një vend që bashkëdyzon idetë, detyrat dhe sakrificat për njëri tjetrin Ambienti i punës konsiderohet një vend ku bashkëdyzohen idetë, detyrat e nganjëherë edhe sakrificat për njëri tjetrin. Edhe për Lumnije Berishën në karrierë kanë luajtur shumë rol raportet e mira që ajo ka pasur me kolegët qysh në fakultet e gjithashtu edhe në punë. Ndërkaq mbështetja më e madhe gjatë rrugëtimit të saj, padyshim që ka qenë familja, e sidomos nëna e saj e cila e ka përcjellur në çdo hap. “Mbështetja ime më e madhe kanë qenë normalisht familja por ajo që gjithmonë me ka ndihmuar ka qenë nëna ime, e cila në çdo hap me ka asistuar qoftë kur jam përgatitur për provime sepse na është dashtë të konsultojmë shumë literature, gjatë vitit të parë m'u gjet shkolla në Pejë, shoqata m’i ka shtypur tre libra, ishte fjala për Hyrje në Gazetari, Bazat e Komunikologjisë dhe Zhanret e Gazetarisë, ato trija i kam pasur dhe që të trija pastaj i kam lënë në fakultet. Nëna më ka ndihmuar shumë, këtu e gjej rastin t’i falenderoj edhe kolegët, që të gjithë i kam pasë krah për vite me radhë, kemi qenë shumë bashkëpunues e edhe sot kemi kujtime shumë të mira dhe gjithmonë u kthehemi atyre ditëve” theksoi Lumnije Berisha. Krejt në fund,  ajo pati edhe një thirrje për të gjithë personat me nevoja të veçanta në Kosovë, që të jenë sa më të zëshëm dhe të arsyeshëm në të gjitha kërkesat që bëjnë. 
Lexo më shumë
Piktori kosovar rrëfen “sekretin” për të kapërcyer pengesat e artistit
SUAD RAMA, PIKTOR  “Unë i ëndërroj pikturat e mija, pastaj e pikturoj ëndrrën time” - Vincent van Gogh Arti është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe gjithmonë kontribuon në afirmimin e vlerave apo virtyteve të një vendi. Piktura apo përgjithësisht arti qëndron gjithmonë pranë nesh, në çfarëdo rrethane. Përmes artit, njeriu ka aftësinë t’i transmetojë jashtë ndjenjat, emocionet, dëshirat, ëndrrat, rrëfimet si dhe çdo gjë tjetër që na rrethon në secilën ditë të jetës sonë. Të jesh artist do të thotë të jesh kreativ, gjërat që i sheh jashtë, përmes aftësive tua t’i kthesh lehtësisht në art. Njerëzit që e duan artin, thuhet të jenë shumë emocionalë. Këta njerëz e duan natyrën dhe të gjitha krijesat e saj dhe vetëm me një laps e një letër mund të bëjnë shumëçka. Piktura, kryesisht është një pasion i lindur. Edhe për Suad Ramën, dëshira për t’u marrë me pikturë u vërejt qysh në vegjëli. Në një intervistë për KosovaJob, ai shpjegon se si gjithmonë e kishin tërhequr filmat e animuar, lëvizjet e figurave, kombinimi i ngjyrave, realizimi i skicave etj. Një gjë e tillë thotë se e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe se gjithçka për të ka qenë vetëm art. “Qysh fëmijë e kam vërejtur ngacmimin e parë për pikturë. Ka nisur me filmat e animuar, me kanë interesuar gjithmonë format, lëvizjet e figurave, kombinimi i ngjyrave dhe aty e kam kuptuar që unë dua të bëj diçka që lëvizë përmes vizatimit, përmes pikturës. Aty ka nisur gjithçka dhe kurrë nuk jam ndalur. Edhe në shkollë çdo orë për mua ka qenë art. Pra, kam qenë i sigurt që unë dua të merrem vetëm me art”, shpjegon fillimisht Rama. Ai rrëfen se ndonëse e kishte ndarë mendjen për profesionin e tij, qysh në fillim u refuzua të niste studimet në Universitetin e Prishtinës. Mirëpo, Suadi thotë se kjo nuk e kishte dëshpëruar fare sepse ai besonte që patjetër do t’i ofrohej rasti të tregonte talentin e tij. Suadi, të gjitha pengesat që kishte hasur gjatë rrugëtimit në karrierën e tij si piktor, i shprehte në pëlhurë sepse sipas tij, jo gjithçka që thuhet e ka fuqinë e imazheve që shihen në pëlhurë. Kjo bëri që Suad Rama sot të jetë piktor i njohur ndërkombëtarisht duke sjellë një krijimtari shumë të pasur për të gjithë artdashësit. “Sfida ime e parë ka qenë 4 vjet pritje që të bëhem student në fakultet të arteve. Pas katër viteve, u pranova në universitet. Nuk jam dëshpëruar asnjëherë, përkundrazi kam marrë energji dhe vetëbesim që unë patjetër të kem rastin të tregoj atë që duhet ta tregoj. Si piktor, je gjithmonë duke hulumtuar, duke eksploruar gjëra të reja, teknika të reja, mirëpo këto i kalon çdo njeri. Për mua, sfida kanë qenë edhe projektet e mëdha që i kemi realizuar për të lobuar për Kosovën, gjithmonë kam dashur të bëj diçka për vendin tonë nëpërmjet artit, por edhe t’i lehtësoj rrugët për artistët e rinjë që ata  t’i kapërcejnë ato pengesat që i përcjellin aritstët jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin”.   “Dashuria për profesionin i mund të gjitha pengesat” Në jetë, njeriu ekspozohet ndaj situatave të ndryshme, shpeshherë jo shumë të këndshme. Edhe në profesion, përvojat ndonjëherë mund të jenë të hidhura. Suad Rama thotë se një njeri që dëshiron të jetë i suksesshëm në një fushë të caktuar, pavarësisht përvojave negative që mund të hasë gjatë rrugës, nuk duhet të ndalojë por qetësisht të punojë drejt qëllimit të tij. “Duhet patjetër të jesh i qetë dhe ta duash profesionin. Dashuria e madhe për profesionin do t’i mposhtë të gjitha pengesat, nuk guxon të rrëzohesh e të mos ngritesh. Pavarësisht situatave apo njerëzve me të cilët ballafaqohesh çdo ditë, duhet të luftosh ta tregosh atë që të veçon dhe që atë që dëshiron të dalë prej teje” Sipas tij, truri nuk duhet të pushojë në profesion. Rama thotë se ai nuk rresht se pikturuari, qoftë edhe në mendje, ndërkaq kur është para pelhurës i shpreh te gjitha storjet e krijuara gjatë ditës. Në profesionin e piktorit, ai thotë se duhet mësuar se pikturohet edhe pa brum, pa laps, dhe kjo është diçka që atë e ka përcjellur gjithmonë, edhe si student por edhe tani si profesor i arteve. Ai e konsideron veten fatlum që nëpërmjet artit arrin të thotë atë që dëshiron por edhe sepse bën diçka edhe për të mirën e të tjerëve, qoftë duke i lehtësuar rrugën dikujt, qoftë duke adresuar ose edhe zhdukur krejtësisht një problem. “Për ta arritur këtë, arti është mënyra më mirë, jam me fat që punoj edhe me të rinjë dhe arrij të ndajë energjinë time me ta”. Profesionin e artistit, e sidomos të piktorit, e shoqërojnë edhe shumë paragjykime. Suadi thotë se qysh në fillim të karrierës, edhe ai vetë është ndeshur me paragjykime të llojit “kjo është lojë fëmijësh”, e me shumë paragjykime të tjera sikur ky nuk është një profesion fitimprurës. Mirëpo, Rama këshillon të rinjtë të cilët e kanë pasion pikturen të mos i pranojnë paragjykimet e njerëzve por të ecin drejt qëllimit. “Unë mendoj që në çdo profesion nëse je i përkushtuar dhe e do me zemër atë profesion, e sheh që ke potencial me thënë dhe me kriju diçka që është e nevojshme për kohën e sotit, patjetër që do të kesh sukses. Këshilla ime është të mos ndalosh, të ndjekesh ëndrrën dhe të mos pranosh dështimin e as paragjykimet e të tjerëve, të cilët paragjykojnë sepse nuk e dinë realisht se çka është art". Përfitimet e piktorit janë të shumta Çdo punë e cila bëhet me pasion dhe përgjegjshmëri, patjetër që sjellë përfitimet e saja. Për Suad Ramën suksesi në aspektin financiar me pikturë nuk ka qenë synimi kryesor. Ai thotë se e rëndësishme për të ka qenë te shprehej ndërsa ndjehet krenar që krijimtaria e tij i ka ndihmuar shumë njerëz në situata të caktura, kur kanë pasur nevojë pikërisht për një vepër arti. Mirëpo, përfitimet gjithmonë vijnë duke pasur shkathtësi dhe duke punuar në atë drejtim. “Për mua ka qenë e rëndësishme të shprehem, e pastaj njerëzit të gjejnë, të kontaktojnë disi, tash nëpër rrjete sociale është me e lehtë. Mua me kanë kontaktuar shumë galerista, me kanë propozuar të dërgoj ndonjë punim, të aplikojë në ndonjë galeri dhe sot mendoj që kam arritur të njihem ndërkombëtarisht dhe të shtrij tregun tim gjithandej botës”. Rama thotë se të rinjtë e Kosovës janë shumë te talentuar dhe këtë më së miri e ka kuptuar duke punuar si profesor në Universitetin e Prishtines. Kur vjen puna tek karriera në arte, ai thekson se të rinjtë ballafaqohen me pengesa dhe dëshpërohen para kohe sepse ndikon stili i jetesës, traditat e disa gjëra që e ndalojnë një person t’i ndjekë disa gjëra që i kërkon arti. Ai i këshillon ata të jenë guximtarë, të kenë vetëbesim dhe të mos ngurrojnë të shprehin atë që dëshirojnë. “Gjithmonë e kam potencuar dhe vazhdoj ta them, nuk guxon te ndalosh, një qëllimi duhet t’i shkohet deri në fund, asnjëherë nuk do të humbasësh, do të përfitosh shumë sepse e di se çka nënkupton të shkosh nga A-ja deri në pikën e fundit të qëllimit”. Inspirimin, Suadi thotë se e gjen në çdo fjalë, në çdo storje, në çdo rrugëtim të dikujt dhe atë mundohet ta nxjerrë në formën më të bukur. Sado e shëmtuar që mund të jetë një diçka, ai thotë se i jep një kuptim tjetër dhe njerëzit e duan edhe më shumë atë punim, kur e kuptojnë edhe konceptin e tij. Ndonëse për të çdo vepër është një copë shpirti apo një reflektim, si një ndër veprat më personale të tij ai e veçon një skelet të shtrirë në një kub, nëpërmjet të cilës vepër Rama thotë se e ka shprehur një moment shume personal, kur ai vetë kishte qenë mes dy zjarrëve, punim ky i cili u vlerësua po ashtu me superlativa prej profesionistëve të artit. Suad Rama, që nga viti 2011 është profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve. Ai ka marrë pjesë në rreth 90 ekspozita kolektive në vende të ndryshme, përfshirë Kosovën por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Austri, Turqi, Belgjikë, Francë, Gjermani, Egjipt, Itali, Poloni.
Lexo më shumë
EYE, projekti që ndihmon në punësimin e të rinjve në Kosovë
Gjetja e një vendi të përshtatshëm pune apo edhe vetëpunësimi shpesh nuk është një proces i lehtë.  Edhe në Kosovë, përfshirja në treg të punës shoqërohet me shumë vështirësi. Duke i parë këto pengesa, projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” - (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që implementohet nga Helvetas dhe partneri lokal MDA, solli për herë të parë në Kosovë përvojat dhe idetë sesi të mbështetën të rinjtë vetëkrijues por edhe shkollat profesionale në përgatitjen e të rinjve për profesionet të cilat janë në kërkesë. Krejt kjo, për të ndikuar në identifikimin e potencialit vetëpunësues si dhe tek të rinjtë të cilët kanë aftësi në profesione të caktuara, të duhura për tregun e punës të ditëve të sotme.  Projekti EYE ka për synim të përkrahë ofruesit e trajnimeve në zhvillimin e shkathtësive të punëtorëve, ku si rrjedhojë, kjo mbështetje e fuqisë punëtore të ndikojë dukshëm në fuqizimin e sektorit privat. Pra, duke mbuluar në masë të duhur sektorin privat me fuqi punëtore të kualifikuar por edhe përmes mbështjetjes së ndërmarrjeve të reja, të cilat dukshëm ndikojnë në uljen e papunësisë në vend. Përmes aktiviteteve të projektit EYE, 4794 të rinjë kanë përfituar nga trajnimet, 1009 të rinjë kanë përfituar nga ndërmjetësimi në punësim dhe 350 vende të reja të punës janë krijuar për rininë e Kosovës. Pos kësaj, ky projekt vazhdimisht përkrahë edhe grupet e margjinalizura. Këtu vlen të theksohet se qindra persona nga këto grupe kanë marrë mbështetje nga ky projekt.    “Në dy vitet e fundit, nga grupet e margjinalizuara, 300 persona kanë përfituar nga trajnimet e përkrahura nga projekti EYE, 70 janë punësuar dhe janë realizuar 300 ndërmjetësime në punësim. Ndërkaq, po në dy vitet e fundit, projekti EYE ka ndihmuar në krijimin e  gjithsej 350 vendeve të punës për të rinjtë e Kosovës.”, shpjegoi për KosovaJob Vlora Kastrati, zyrtare për Monitorim dhe Matje të Rezultateve në EYE. Një dukuri që vazhdon të jetë prezente në Kosovë është papunësia. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 49.1 % ishin të papunë”, thuhet ndër të tjerash në raport. Sipas përfaqësuesve të projektit, disa nga faktorët që ndikojnë në papunësi janë: mungesa e informatave për vendet e lira të punës, ekonomia e paqëndrueshme, mosgatishmëria e sektorit privat për të publikuar vendet e reja të punës, etj. Ajo që iu mungon të rinjve për t’u punësuar, sipas tyre janë: mungesa e përgatitjes nga institucionet arsimore në përputhje me kërkesat e tregut, shërbimet e orientimit në karrierë dhe shkathtësitë e buta. E njëra prej arsyeve pse shfaqet ky problem konsiderohet mungesa e bashkëpunimit në mes të insitucioneve të edukimit dhe sektorit privat. Duke e parë edhe këtë problematikë, EYE vazhdimisht punon nga afër edhe me shkollat profesionale, që të rinjtë të orientohet drejt profesioneve të cilat ua mundësojnë një përfshirje më të shpejtë në treg të punës. EYE është një projekt i cili i përshtatet dinamikave që zhvillohen në treg. Ky projekt synon të krijojë një ambient të favorshëm, si për bizneset ashtu edhe për të rinjtë që jetojnë në Kosovë, dhe një treg dinamik të punës të ofrojë më shumë vende pune, duke përfshirë vetëpunësimin në mënyrë gjithpërfshirëse për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Këto të dhëna janë nxjerrë në fazën e dytë të projektit EYE, në periudhën prej 1 janar 2017 deri me 30 qershor 2019.
Lexo më shumë
Si e krijova kompaninë time në moshën 22 vjeçare?
RILIND ELEZAJ, THEMELUES I KOMPANISË "SEO TACTICA" “Unë gjithmonë kam dashur që të kem biznesin tim – të ofroj shërbime për klientët e mi, si ekspert i kësaj fushe” Të fillosh një punë, çfarëdo qoftë ajo, ngërthen shumë sfida në vete. Rruga përmes të cilës fillon e gjithë përpjekja për të korrur rezultate jo çdoherë do të jetë e drejtë mirëpo guximi dhe vendosmëria janë dy shtyllat kyçe që e mbajnë në vijë të drejtë idealin për të bërë diçka. Nuk e thonë kot se mosha është vetëm një numër ngase ajo nuk  përkon me mundësitë, rezultatet apo suksesin që një njeri mund të arrijë në jetë. Storja në vijim na ndihmon të mësojmë se nga të nisemi dhe si t’i arrijmë majat e asaj që duam.   Rrugëtimin e vet në fushën e biznesit e nisi qysh në moshën 20 vjeçare. Përfshirja në projekte të ndryshme të cilat investonin në marketingun digjital, Rilind Elezajn, e shtynë drejt themelimit të kompanisë Tactica - kompani në fushën e SEOs (Search Engine Optimization - Optimizim i Makinave Kërkuese) dhe te shërbimeve të tjera digjitale. “Kam punuar për shumë vite në sektorin e marketingut digjital, e specifikisht ne SEO. Unë u përfshiva në zhvillimin dhe menaxhimin e marketingut te produkteve te ndyshme në tregjet anglezo-folëse. Ishte një përvojë e shkëlqyeshme ku u përfshiva në të gjithë procesin e zhvillimit të marketingut nga dizajni i produkteve, hulumtimi, e deri te marketingu dhe shitja. E dija që kjo është ajo që doja të bëja gjatë gjithë jetës, andaj edhe hapa kompaninë Tactica”. Muajt e lodhshëm, puna 15 orëshe në ditë, e bënë Rilindin që të angazhonte më shumë persona që i njihte për t’i ndihmuar. Kësisoj, ai arrinte t’i menaxhonte punët më mirë dhe të hapte më shumë kërkesa për klientët e rinjë. Duke e parë se sa frytdhënëse ishte kjo mënyrë,  ai vendosi të themelonte kompaninë e tij. Në Janar të vitit 2018, nisi punën kompania Tactica, me vetëm 4 të punësuar. Që nga krijimi, Tactica u zhvillua shumë dhe tani punëson 15 persona dhe ka disa produkte në treg. Rilindi arriti të ndërtojë bashkëpunim me rreth 20 klientë nga industri të ndryshme nga tregjet anglezo-folëse, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Kanadanë si dhe bashkëpunime në shtete të tjera si Kina, Izraeli, Zvicra etj. Sot, si lider i një kompanie të suksesshme, dita e tij nisë me kafen e mëngjesit të cilën e pi së bashku me ekipin e kompanisë. Ai del i fundit nga zyra dhe plotëson rreth 9 -10 orë punë. “Zakonisht kafen e mengjesit e pi së bashku me ekipen e Tactices ku edhe bisedojmë për agjendën ditore si dhe planet dhe objektivat. Shumicën e kohës jam duke komunikuar me klientët, duke krijuar strategji dhe mënyra të ndryshme për rritje të vizibilitetit online. Rreth 1/3 e ditës sime shpenzohet në implementimin e strategjive për klientë të ndryshëm si dhe duke u marrë me ekzekutimin e tyre. Analizimi i strategjive dhe rritja e bizneseve të klientëve po ashtu është pjesë e rutinës sime ditore. Gjatë ditës, përveç shpenzimit të kohës duke menduar për klientët tanë, po ashtu kaloj kohën duke u interesuar për rritjen e Tactices si dhe bashkëpunimet dhe drejtimin e kompanisë. Këtu përfshihen edhe produktet e reja, analiza e produkteve në treg si dhe kompletimi i misioneve të kompanisë.” Etika në punë, diciplina dhe përkushtimi për të mirën kolektive janë shprehi që të çojnë drejt suksesit Një lider i suksesshëm medoemos duhet të ketë disa aftësi e edhe zakone që e bëjnë të arrijë suksesin. Rilindi thotë se qysh prej fillimit të karrierës së tij, ka synuar të jetë korrekt dhe i disciplinuar, gjë që i ka ndihmuar çdoherë. Ndër tjera, ai rrëfen se në çfarëdo marrëdhënie të punës që përfshihet, mendon për të mirën e bashkëpunimit dhe jo vetëm për interesin individual. Kjo sipas tij, e bën edhe bashkëpunimin më të frytshëm. “Organizimi i punës në bazë të agjendës është po ashtu diçka kyçe. Gjithmonë ke një plan ditor të cilin e ndjekë dhe mban shënime. Përpos këtyre zakoneve në punë, mendoj që aktivitetet fizike janë po ashtu esenciale për cilindo sepse ato të bëjnë me produktiv gjatë orarit të punës, shtojnë kreativitetin si dhe rrisin përqëndrimin - 3 gjëra që janë shumë të rëndësishme gjatë orarit të punës” . Me suksesin, vijnë edhe shumë sfida e vështirësi. Me rritjen e shpejtë të biznesit, rriten edhe përgjegjësitë. Për Rilindin, pas themelimit të kompanisë, sfidë ka qenë punësimi i personave të rinjë dhe të kualifikuar. Mirëpo, ai konsideron që edhe këte barrierë ka arritur ta tejkalojë shpejt, duke zhvilluar metoda unike për përzgjedhjen e stafit. Themelimin një biznesi të suksesshem në moshë të re, që është i qëndrueshëm si dhe punëson shumë të rinjë, ai e konsideron si një arritje të madhe, duke ia shtuar edhe faktin që ai me kompaninë e tij synon të kontribuojë shumë në punësimin dhe fuqizimin e të rinjëve dhe specifikisht femrave në industrinë e marketingut.  Stafi i punësuar në këtë kompani është në moshën mesatare 23 vjeç dhe mbi 50% janë femra. Së fundmi, ai ka lansuar edhe webfaqen www.probleme.me e cila ofron për publikun e gjerë informata të rendësishme mbi të jetuarit shëndetshëm si dhe enciklopedinë e parë informative të sëmundjeve në gjuhën shqipe. Kjo faqe tashmë ka mbi 50,000 vizita në muaj dhe po rritet dita ditës. Çka e bën një biznes të suksesshëm? Si udhëheqës i një kompanie të suksesshme në fushën e SEOs, Rilindi thotë se e ka kuptuar që një biznes i suksesshëm është një biznes i cili gjithmonë gjen dhe ndjekë mënyra për t’u përmirësuar dhe rritur.  Sipas tij, kjo ndodhë përmes ngritjes së kuadrove, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve si dhe marrjes së projekteve dhe klientëve me të mëdhenj që kanë sfida më të vështira për t’i kaluar. “Industria e SEO-së është një industri 80 miliardë dollarëshe e cila vazhdon të jetë në rritje. Çdo biznes që synon rritje dhe prezencë të gjerë digjitale duhet ta ketë të integruar në strategjinë e marketingut. Çdo person që pretendon të ketë karrierë në marketing digjital duhet ta njohë mirë ketë fushë, pasi që gjithmonë do të ketë kërkesë për këto produkte. SEO poashtu ka të bëjë 100% me mënyrën se si të ndërtosh një produkt/kompani që ka për synim zgjidhjen e nevojave të konsumatorëve, gjë e cila është menyra kryesore e rritjes së një biznesi. Kur të kuptosh këtë, atëherë mund ta kuptosh shumë mirë psikologjinë e të shiturit dhe ta përdorësh në avantazhin tënd – në krijimin e produkteve të reja.” Rilindi dhe ekipi i tij tashmë përmbushin edhe nevoja të tjera të klientëve ndërkombëtarë, si zhvillimi i uebfaqeve dhe aplikacioneve, menaxhimi i rrjeteve sociale, shkrimi i content-it, analiza të tregut, etj. Krejt në fund, ai ka një këshillë të cilën e konsideron të domosdoshme për të rinjtë që janë duke studiuar – që sa më parë të fillojnë t’i testojnë aftësitë e tyre në tregun e punës. Studimet janë shumë të rëndësishme, mirëpo sot praktika është po aq e rëndësishme.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.