Si t’i motivoni punonjësit tuaj?

21 Feb, 2020

Si t’i motivoni punonjësit tuaj?
	 	 

Investimi në fuqinë punëtore do të thotë investim për të ardhmen. Rëndësia që një kompani i kushton punonjësve luan rol në performancën e kompanisë dhe arritjet e saj. Kompania duhet t’i vlerësoj punonjësit dhe punën e tyre, pasi suksesi varet nga puna grupore. Mund të ketë ditë kur punonjësit por edhe menaxherët të mos ndihen të motivuar për punë, e kjo mund të ndodh si pasojë e neglizhencës nga ana e udhëheqësve të kompanisë. Prandaj, është e domosdoshme motivimi i punonjësve, si dhe krijimi i një ambienti pune pozitiv për ta.
Ekzistojnë disa mënyra për t'i motivuar punonjësit tuaj:
 
Krijoni një ambient pune miqësor

Punonjësit shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke punuar në zyrë. Prandaj, kushtoni rëndësi zyrës që të jetë një ambient sa më miqësor dhe tërheqës për punë. Me krijimin e një atmosfere të këndshme për punë, rritet dëshira dhe motivi për punë nga ana e tërë stafit. Kësisioj, vendi i punës nuk shihet vetëm që të kryhet orari i punës, por më shumë se aq.

Ofroni mbështetje rreth shëndetit mendor të tyre

Shëndeti mendor është një çështje për të cilën ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kërkojmë në mënyrë aktive ta diskutojmë si temë mjaft serioze. Punëdhënësit duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit mendor të punonjësve dhe t’i ofrojnë mbështetje atyre kur është nevoja.

Vlerësoni arritjet e tyre

Të gjithë duan të ndihen të vlerësuar për punën që bëjnë, dhe nuk ka rëndësi nëse puna e kryer nga punonjësi ndërlidhet me kompaninë apo është arritje personale. Nëse udhëheqësit apo menaxherët pranojnë dhe vlerësojnë punën e bërë mirë, kjo do të thotë shumë për një punonjës se sa mendoni. Gjithmonë mbani mend të jepni lëvdata kur shihni punën e punonjësve.

Mirëpritni idetë e të gjithëve

Kjo ndërlidhet me lirinë e të shprehurit. Gjatë bashkëbisedimeve apo mbledhjeve të punës jepni mundësi secilit punonjës të shprehë mendimet dhe idetë e tyre. Nëse të gjithëve iu jepet mundësia e shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave të tyre, theksohet më shumë kontributi i punonjësve dhe finalizimi i ideve është më i shpejtë.

Organizoni kompeticione miqësore

Një konkurrencë e vogël midis punonjësve nuk dëmton atmosferën e punës, përkundrazi ngrit produktivitetin e punës. Inkurajoni punonjësit që të marrin pjesë në gara apo sfida të ndryshme. Në këtë mënyrë, punonjësit njohin më mirë njëri-tjetrin, kjo ndikon pastaj në krijimin e raporteve të shëndosha ndërmjet kolegëve.

Statistikat në bazë të një studimi nga “Idea Connect” (SHBA), ku u intervistuan 500 punonjës të sektoreve të ndryshme, tregojnë preferencat që kanë punonjësit, preferenca këto që i ndihmojnë atyre të jenë më të motivuar dhe ta ngrisin performancën në punë:


Përmes programeve të njohjes së punonjësve (recognition programs) të organizuara nga kompanitë, theksohet ndikimi i drejtpërdrejtë në motivimin dhe ngritjen e performancës në punë.
Hulumtimi në fjalë nga Idea Connect tregoi se këto programe ngrisin performancën si në vijim:

 

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Fuqizimi i punonjësve arrihet kur:
    A
    Menaxhmenti nuk obligohet të sigurojë një mjedis të hapur
    B
    Ka bashkëpunim të punonjësve, shkëmbim idesh dhe përvojash
    C
    Nuk vlerësohen punonjësit
  • Si quhet procesi i të mësuarit përmes bisedave dhe videove?
    A
    Verbal
    B
    Fizik
    C
    Aural
  • Të gjitha këto janë forma të fuqizimit përveç:
    A
    Promovimi i kreativitetit në grup
    B
    Punës vetëm në mënyrë të pavarur
    C
    Mendimi kritik dhe iniciativat grupore
  • Sa përqind të asaj që kemi lexuar jemi në gjendje ta kujtojmë pas dy javësh?
    A
    30%
    B
    20%
    C
    10%
    D
    50%
  • Çka është menaxhimi i performancës?
    A
    Hartimi i programeve për të përmirësuar performancën
    B
    Monitorimi i suksesit dhe ecurisë së programeve
    C
    Të dyja këto
    D
    Asnjëra nga këto
  • Modelet kognitive krijojnë ekipe për të stimuluar mësimin në lidhje me punën, zgjidhjen e problemeve reale që ndikojnë në:
    A
    Përhapjen e njohurive
    B
    Interpretimin e njohurive
    C
    Pasqyrimin e njohurive
  • Përparësitë ku përfshihen siguria dhe besueshmëria, përdorimi i ekspertizës së brendshme të përmbajtjes dhe kuptimi i audiencës është:
    A
    Pilot projekt
    B
    Program i brendshëm
    C
    Program i jashtëm
  • Cila nga këto bën pjesë në detajet themelore të trajnimit?
    A
    Ftesat totale
    B
    Itinerari
    C
    Data e fillimit dhe mbarimit
  • Cila nga të mëposhtmet nuk është faktor për t'u marrë parasysh në vendimmarrje për një program trajnimi?
    A
    Objektivat e trajnimit
    B
    Kostoja dhe disponueshmëria e burimeve
    C
    Kapitali i personave në trajnim
    D
    Afërsia e trajnerit me punonjësit
  • Kjo teori përshkruan ndikimin e përvojave individuale, veprimet e të tjerëve dhe faktorët mjedisorë në sjelljet individuale.
    A
    Teoria kognitive sociale
    B
    Teoria e kushtëzimit
    C
    Të dyja këto
    D
    Asnjëra nga këto
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
5 profesione që mund t'i ushtroni nëse keni diplomë në shkenca kompjuterike
Tregu i punës në Kosovë, ka pësuar ndryshime gjatë periudhave të caktuara kohore. Me avansimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale është rritur nevoja për personat që kanë njohuri në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Nëse keni studiuar shkenca kompjuterike, ekzistojnë shumë profesione të cilat mund t'i  ushtroni edhe në Kosovë. AkademiPune, ju njofton me këto profesione.  1. Software Developer (Zhvillues softuerik) Si Software Developer, ju mund të krijoni programe softuerike të cilat ua mundësojnë dhe lehtësojnë përdoruesve të kryejnë detyra të caktuara në pajisje të caktuara elektronike, siç janë kompjuterët apo smart phones (telefonat e mençur). Nëse ushtroni një profesion të tillë, ju luani rol të rëndësishëm dhe keni përgjegjësi të madhe në mirëmbajtjen, zhvillimin dhe testimin e softuerit në tërësi.2. Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave) Në profesionin si Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave) ju analizoni dhe vlerësoni nevojat dhe të dhënat e përdoruesve. Po ashtu, ju keni rol edhe në zhvillimin dhe përmirësimin e burimeve të të dhënave që përdoren për të ruajtur informata të besueshme.3. Web Developer (zhvillues softuerik) Si zhvillues Softuerik, roli juaj është vlerësimi i nevojave të përdoruesve për burime të bazuara në informata. Në këtë profesion, duhet po ashtu të jeni kreativ pasi që mund të keni përgjegjësi në mirëmbajtje të faqeve të ndryshme dhe t’i bëni ato sa më lehtë të qasshme për përdoruesit.4. Computer and Information Researcher (Studiues i kompjuterit dhe informacionit) Sa i përket këtij profesioni, roli kryesor është zbulimi dhe dizajnimi i qasjeve moderne në operimin teknologjik si dhe aplikimi i metodave inovative për teknologjinë ekzistuese. Personat në këtë profesion kanë përparësi të madhe në tregun e punës ngase me njohuritë që posedojnë zgjidhin probleme të ndërlikuara kompjuterike në biznes, shkencë, mjekësi si dhe fusha të tjera.5. IT Project Manager (Menaxher Projekti në IT) Në profesionin si IT Project Manager, ju mund të keni detyra të caktuara si: analizimi i problemeve teknike, propozimi i zgjidhjeve të reja dhe këshillimi për ngritje të produktivitetit. Gjithnjë duke u bazuar në aftësitë e juaja personale dhe njohuritë që posedoni në lidhje me fushën e shkencave kompjuterike. Këto janë vetëm disa nga shumë profesione që mund t'i ushtroni në fushën e teknologjisë dhe informacionit sepse numri i tyre është shumë i madh. Me zhvillimin e hovshëm të kësaj fushe, kërkesa për këto profesione mund të rritet edhe më shumë në të ardhmën.
Lexo më shumë
Karriera në marketing: cilat profesione mund t’i ushtroni?
Marketingu është një fushë shumë e gjerë dhe si e tillë ofron edhe shumë mundësi punësimi, në pozita të ndryshme të punës. Një karrierë në marketing mund të përfshijë shumë profesione. Varësisht rolit, puna në marketing mund të kërkojë njohuri specifike në aspekte të ndryshme si në: sjelljen me konsumatorët, hulumtimin e tregut, analizën e konkurrencës e shumë të tjera. Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni një karrierë në marketing, sigurohuni që të informoheni fillimisht për profesionet e ndryshme që janë të mundura të ushtrohen në këtë industri. Ne ju sjellim në listë me disa profesione në marketing.  Specialistë të marketingut Profesioni i parë në listën tonë është specialist i marketingut. Ky është ndër profesionet më të zakonshme në marketing. Specialisti i marketingut merret me krijimin e kampanjave që mbështesin rritjen e shërbimeve dhe produkteve të një kompanie. Ndër përgjegjësitë e tjera në këtë profesion është edhe hulumtimi dhe përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që janë në kërkesë nga klientët. Menaxherë të rrjeteve sociale Menaxherët e rrjeteve sociale merren me krijimin e kampanjave për rrjetet sociale, krijojnë përmbajtje dhe postime për të përmirësuar prezencën online të kompanisë. Pjesë e detyrave të menaxherëve të rrjeteve sociale është edhe të ndikojnë në imazhin e firmes. Me fjalë të tjera, menaxheret e rrjeteve sociale mbikqyrin rrjetet sociale dhe sigurohen te ndjekin edhe trendet e fundit që të krijojnë strategjitë e duhura në përputhje me rrethanat.   Specialistë të SEO-s Specialisti i SEOs apo ndryshe i makinave të kërkimit është një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni nëse ju pëlqen fusha e marketingut. Specialistët e SEOs janë përgjegjës për të përmirësuar renditjen e faqeve të internetit në makinat e kërkimit, duke përdorur strategjitë e SEOs. Procesi i optimizimit të uebfaqeve lidhet kryesisht me shkrimin e përmbajtjeve, optimizimin e titujve të faqeve, etiketat, etj.   Web Content Writer Content Writers apo në shqip shkrimtarët e përmbajtjeve merren me krijimin e përmbajtjeve përkatëse për faqe të internetit. Ata krijojnë postimet e duhura për blogje apo faqe të ndryshme në mënyrë që të rrisin numrin e vizitorëve. Content writers kujdesën që të shkruajnë përmbajtje që lidhen me produktet dhe shërbimet që kompania ofron.   Menaxherë të produkteve Një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni në industrinë e marketingut është edhe menaxher i produkteve. Këta të fundit sigurohen që të mbikqyrin zhvillimin e një produkti nga fillimi deri në fund. Ata janë përgjegjës që produktet të përfundojnë në kohë dhe shuma të jetë brenda buxhetit të planifikuar. Misioni i tyre kryesor është të sigurojnë përfitime nga produktet ekzistuese si dhe të zhvillojnë strategji dhe produkte të reja për një kompani. Analistët e marketingut Duke studiuar konkurrencën, konsumatorët dhe tregun në përgjithësi, analistët e marketingut vendosin se cilat produkte t’i shesin dhe ku ti shesin, pra përzgjedhin klientët dhe çmimet e produkteve. /AkademiPune.
Lexo më shumë
Puna praktike, pse është e rëndësishme?
Puna praktike është një lloj programi i cili ofron përvoja për fillestarët në një pozitë apo profesion të caktuar. Puna praktike tek të rinjtë, jo vetëm që ndihmon në aftësimin profesional por njëkohësisht shërben edhe si mundësi për ta që paraprakisht të njoftohen me ambientin dhe mundësitë që ofron puna. Kryerja e një praktike para kyçjes së rregullt në punë ka shumë përfitime, meqënëse dijet teorike tashmë vendosën në praktikë. Kjo çon në rritjen personale dhe profesionale të një personi. Drejtori i Burimeve Njerëzore në Korporatën Meridian, Abdylkerim Ratkoceri, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se puna praktike në Kosovë nënçmohet jashtëzakonisht shumë prej të rinjve ngase ata nuk po arrijnë ta kuptojnë që karriera duhet të ndërtohet hap pas hapi. “Fakulteti është teori, posaçërisht në Kosovë. Le të investohet në trajnime praktike, le të mësojnë diçka që biznesi kërkon, e këtu paraqitet një hapësirë, një boshllëk që ekziston në Kosovë mes punëmarrësve dhe punëdhënësve. Krejt aftësi tjera kanë njerëzit që e përfundojnë fakultetin ndërsa krejt aftësi tjera kërkohen prej bizneseve në Kosovë. Në Kosovë, puna praktike jashtëzakonisht shumë nënçmohet prej të rinjve, është shumë e rëndësishme të kalohet fazë - fazë për të arritur në karrierë. Duhet të fillohet dikund, nëse e ke përfunduar fakultetin e menaxhmentit nuk nënkupton që ti duhet të bëhesh menaxher menjëherë. Duhet të shkohet hap pas hapi, një praktikë njëherë, pastaj një punë”, ka thënë ai. Çka pritet prej një praktikanti të mirë?   Kur në treg të punës kyçesh në moshë të re, atëherë është shumë më e lehtë të mësohet. Praktikantët janë më të motivuar dhe më të gatshëm për t’i marrë me shumë përkushtim detyrat të cilat iu caktohen. Ratkoceri thotë se prej një praktikanti të mirë, kompanitë presin dedikim për një punësim afatgjatë. Sipas tij, për bizneset është shumë më e lehtë që praktikantët që i marrin t’i trajnojnë vetë sepse ata mund të zhvillohen më shpejt, e jo të humbasin kohë duke u marrë me mungesën e kuadrove. Kompanitë presin njerëz të rinjë, të përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe të atillë që kanë dëshirën për të ecur përpara. Sidoqoftë, ai theksoi se edhe kompanitë duhet të kuptojnë që nga praktikantët nuk duhet të pritet diçka shumë e madhe sepse ata akoma nuk i kanë njohuritë. Si rrjedhojë, këto njohuri duhet të transmetohen njëherë tek ata.  “Sa i përket praktikantit, ai poashtu duhet t’i përfillë përgjegjësitë e tij. Kur e merr një praktikant, ti i jep kontratë të punës, ajo është kontratë me ligjin e punës edhe në njëfarë forme aty janë edhe përgjegjësitë të cilat i ka personi që duhet t’i përfundojë, duhet t’i përshtatet rregullave të brendshme të kompanisë edhe pse është praktikant. Është punësim mirëpo nënkupton mësim njëkohësisht” A të vazhdoj me studimet apo ta ruaj vendin e punës? Të rinjtë shpeshherë gjenden para dilemave të tilla si: A të vazhdoj me studimet apo të ruaj vendin e punës? dhe jo çdo gjë e mirë është e lehtë për t’u realizuar. Sipas Ratkocerit, një njeri i suksesshëm i arrin të dyjat pa ndërprerje sepse një gjë e tillë është shumë e lehtë kur ekziston përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar për një jetë më të mirë dhe një sukses më afatgjatë.  “Një i ri duhet të jetë i përkushtuar dhe i gatshëm për t’u zhvilluar edhe brenda biznesit. Duhet ta dijë se si ta kërkojë këtë zhvillim, t’i thotë biznesit ku punon - unë dua të zhvillohem, a do të më ndihmoni? Unë jam ithtar i asaj që të zhvilloheni pa shkëputje nga asnjëra.  Është shumë me rëndësi sepse je brenda një institucioni ku ti realisht po përfiton prej investimeve të këtyre trajnimeve dhe është në interes edhe të kompanisë që staf të ketë vazhdimisht njerëz të ngritur por në anën tjetër edhe në nivel akademik ngritet personi personalisht. Një njeri me vullnet i arrin të dyja. Për mua, nuk ështe arsye puna që të mos arrihet sukses” Konceptin e menaxhimit të kohës ai e sheh si diçka shumë të rëndësishme. Sipas tij, nëse ekziston objektiva dhe menaxhohet më mirë koha, njerëzit gjithmonë do të arrijnë suksesin e dëshiruar. Korporata Meridian ka punësuar shumë të rinjë nëpërmjet praktikave dhe investimit në trajnime.
Lexo më shumë
Rëndësia e profesionit të mësuesit
Profesioni i mësuesit ka një rëndësi të veçantë në shoqëri. Pothuajse të gjithë fëmijet, mësuesin e tyre e marrin si shembull ngase ai ka rol të rëndësishëm në jetën tyre dhe ata e shohin jo vetëm si mësues por edhe si prind të dytë. Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, është gjithashtu edhe një mundësi për t'iu shërbyer të tjerëve duke ndikuar në formësimin e një shoqërie të terë. Mirëpo, një profesion nëpërmjet të cilit ndikoni në formësimin e mendjeve të tjera, duhet ta dini se është një profesion me shumë përgjegjësi. Mësimdhënia ofron mundësinë për të ndryshuar jetën e njerëzve të tjerë për mirë. Si mësues mund të ndihmoni në zhvillimin e njohurive të dikujt, ndoshta edhe të ndikoni në mendjen dhe personalitetin e tyre. Mësimdhënia është një gjë tepër e dobishme për ta bërë, si dhe mësuesit e mirë janë të nevojshëm në çdo vend. Sidoqoftë, mësimi i të tjerëve mund të jetë i lodhshëm, stresues dhe kërkues, prandaj profesioni i mësuesit ka edhe përgjegjësi të mëdha. Mendja dhe motivimi i njerëzve ndryshojnë shumë, prandaj një mësues i mirë duhet të gjejë mënyra apo metoda të ndryshme inovative për t'u lidhur me nxënësit e tij. Një mësues i mirë i njeh nevojat e secilit prej nxënësve të tij, si dhe përdor qasje të ndryshme me secilin prej tyre. Nëse ju pëlqen puna me fëmijë dhe besoni se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën, atëherë karriera si mësues mund të jetë e duhura për ju. Cilat janë përparësitë e profesionit të mësuesit? Ndonëse profesioni i mësuesit është një profesion me shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë i lodhshëm, ka gjithashtu edhe shumë përparësi. Mësuesi frymëzon të tjerët Duke u bërë mësues, ju mund të ndikoni në frymëzimin e të tjerëve. Kur ndani njohuritë me nxënësit tuaj, ju do të mund të ndikoni në ndërtimin e tyre, jo vetëm në rrafshin profesional, por edhe në atë personal. E ndani pasionin tuaj Mësimdhënia do t'ju japë mundësinë për të ndarë pasionin me të tjerët më shumë se profesionet e tjera. Duke u bërë mësues do të keni edhe mundësi për t’u avancuar në jetë vazhdimisht. Mësuesit e bëjnë ndryshimin Mësuesit kanë një ndikim tejet të madh në jetët e të tjerëve. Për nxënësit, mësuesi është ai i cili mund t’i stimulojë që të japin më të mirën e tyre në jetë. Kësisoj, një mësues arrin të bëjë diferencën në shoqëri. Mësuesi ndryshon të ardhmen në edukim Si mësues, ju mund të ndikoni në të ardhmen e arsimit në një vend të caktuar. Profesioni i mësuesit ua imponon që shumë shpesh të merrni pjesë edhe në trajnime. Duke punuar me të tjerë mësimdhënës, duke shkëmbyer njohuri, ju arrini të ndikoni pozitivisht tek të gjithë nxënësit tuaj dhe të krijoni gjenerata gjithmonë e më të përgatitura. Disa nga aftësitë që nevojiten në mësimdhënie Përveq njohurive profesionale, ka edhe disa cilësi të tjera, të përgjithshme të cilat duhen në mësimëdhënie. AkademiPune, ju sjellë disa prej tyre. Vetëbesimi Kreativiteti Sensi i humorit Përkushtimi Aftësi të shkëlqyeshme organizative Motivimi i studentëve ta bëjnë maksimumin Kuptimi i kërkesave të studentëve
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.