Gjërat që duhet t’i dini para ngritjes në pozitë

19 Feb, 2020

Gjërat që duhet t’i dini para ngritjes në pozitë
	 	 

Nëse e doni punën që bëni, pa dyshim që edhe sukseset nuk do të mungojnë. Pa marrë parasysh se ku dhe çka punoni, nëse keni përkushtim në atë që bëni, ngritja në pozitë mund të arrihet shpejt. Mirëpo, ngritja në pozitë nënkupton përgjegjësi dhe sfida të reja për të cilat nevojitet përgatitje paraprake që të mos bëni gabime në hapa.  Akademi Pune ju sjellë me disa këshilla para se ta pranoni ngritjen në pozitë.

Rishqyrtoni gatishmërinë tuaj për pozitën e re

Mos nxitoni të jepni përgjigje pozitive që në fillim. Duhet të jeni i sinqertë me veten, rishqyrtoni se pse pikërisht ju jeni përzgjedhur për atë pozitë dhe nëse posedoni aftësitë e kërkuara. Pozita e re kërkon përgjegjësi të reja. Prandaj, vlerësoni mirë situatën, përgatitjen tuaj profesionale dhe emocionale para se ta pranoni pozitën e re në kompani. Në pozitën e re mund t’iu delegohen detyra me rëndësi më të theksuar që kërkojnë qasje të një udhëheqësi. Ky tranzicion në pozitën e udhëheqësit mund të jetë mjaft sfidues si për ju, ashtu edhe për ekipin tuaj të punës.

Kuptojeni se kush janë njerëzit me të cilët do të punoni nga afër

Në pozitën e re, do të punoni edhe me njerëz të rinj që mund t’ju shohin më shumë si konkurrent se sa kolegë pune. Prandaj hulumtoni paraprakisht se nga kush do të rrethoheni në pozitën e re, në mënyrë që ta keni një pikëpamje më të mirë për ta dhe ta filloni bashkëpunimin me qasje të duhur.

Shkruani një listë se çka saktësisht mund të pritet nga ju

Në rolin e ri që pritet ta merrni mund të ketë raste ku duhet të thoni gjëra që nuk doni t’i thoni, apo të silleni në mënyra që mendoni se janë të papranueshme dhe që mund ta dëmtojnë imazhin tuaj. Hulumtoni të gjitha detyrat, natyrën e punës dhe objektivat që ju presin para se ta pranoni pozitën e re.

Përpiloni një plan për detyrat e pozitës së re

Hartimi i një plani, do të tregonte se me sa seriozitet e keni marrë ngritjen në pozitë. Caktimi i objektivave dhe synimeve do t’ua lehtësonte punën dhe gatishmërinë tuaj për sfidat që ju presin në pozitën e re. Kësisoj, ju do t’i tregonit punëdhënësit tuaj se posedoni shkathtësitë e kërkuara dhe që nuk ka gabuar në përzgjedhjen e bërë.

Ngritja në pozitë ka përparësitë dhe mangësitë e saj. Prandaj, mos u mashtroni nga një pozitë e re që ju ofrohet nga punëdhënësi vetëm nëse paga është më e lartë, por analizoni edhe jetëgjatësinë e asaj pozite qu ju ofrohet, ndikimin që do të ketë në karrierën tuaj dhe kontributin që mund ta ofroni. /AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • __________ directed this film?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ will he ask to the party?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • We're driving to the city. __________ wants to come with us?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ car is parked in front of the entrance?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • I have no idea __________ said that about you to me.
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • Do you know __________wife that is?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • I would love to meet the author __________ wrote this book.
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ were you referring to in your e-mail?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • __________ is in the kitchen?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
  • _________ did he blame for the accident?
    A
    Who
    B
    Whom
    C
    Whose
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si duhet të visheni në një intervistë pune?
Ndonëse për shumë njerëz veshëmbathja në një intervistë pune nuk përbën diçka të një rëndësie të veçantë, ndër përshtypjet e para të një punëdhënësi është edhe stili i veshjes.  Kësisoj, krahas aftësive profesionale, veshja luan një rol të rëndësishëm po ashtu. Ka shumë opsione të cilat mund t'i konsideroni për t’i veshur në një intervistë pune, varësisht prej kompanisë ku keni aplikuar. Në vazhdim, ne ju sjellim disa sugjerime se çka mund të vishni në një intervistë pune: Veshje profesionale. Për burrat, kjo mund të nënkuptojë kostum - setër dhe pantallona, një këmishë dhe kravatë. Për gratë, një bluzë dhe pantallona më zyrtare apo ndonjë fustan. Pavarësisht gjinisë, do të duhej t’i kushtoni rëndësi edhe ngjyrave që përzgjedhni për veshjen në intervistë. Shmangni gjithçka që mund të jetë shumë e ndritshme. Veshje e thjeshtë. Nëse keni aplikuar në një mjedis jo shumë zyrtar, atëherë ju mund të përzgjedhni veshje të cilat janë më pak zyrtare, krahasuar me kostumet por patjetër që duhet të jenë më profesionale se sa një maicë apo sandale. Është mirë që të dini pak edhe për kodin e veshjes. Nëse nuk jeni të sigurtë, lexojeni edhe njëherë profilin e kompanisë në të cilën keni aplikuar. Kështu, ju do të orientoheshit më saktë rreth asaj se çfarë duhet veshur.  Për burrat: Kostum me ngjyra të mbyllta si e zezë apo e hirtë Këmishë me mëngë të gjata, me ngjyrë të bardhë ose e kombinuar me kostumin Rrip lëkure Kravatë Çorape të errëta dhe këpucë lëkure Per gratë: Veshje me ngjyrë të zezë ose gri  Kostume nën gjunjë Bluzë të kombinuar me kostumin Këpucë më zyrtare Grim të lehtë (nëse përdorni) Jo shumë bizhuteri Si ndikon ana e jashtme në një intervistë pune? Me anën e jashtme nënkuptohet ndikimi që veshëmbathja e kandidatit ka tek intervistuesit në mënyrë direkte. Veshëmbathja e duhur për një intervistë pune kryesisht varet nga pozita dhe kompania në të cilën keni aplikuar, mirëpo ajo mund të varet edhe nga faktorë tjerë si stina apo edhe preferencat tuaja. Nëse keni aplikuar në ndonjë kompani që merret me fushat si: kontabiliteti, drejtësia, punët qeveritare, banka, etj, veshëmbathja juaj në intervistë duhet të jetë serioze. Mirëpo, nëse p.sh jeni artist , atëherë nuk është e nevojshme të shkoni me një kostum.  Si ndikon ana e brendshme në një intervistë pune? Rrobat që ju përzgjedhni për t’i veshur në një intervistë pune tregojnë po ashtu edhe:  Profesionalizëm. Kur i kushtohet rëndësi veshjes në detaje, kandidati arrin të përçojë tek punëdhënësi mesazhin se i njeh normat dhe është i gatshëm t’i pranojë rregullat e punës. Vetëbesim. Veshëmbathja ka ndikim të madh në mendjen dhe në nivelin e rehatisë tuaj gjatë intervistës. Kur ndjeheni rehat në veshje, vetëbesimi mund të jetë më i lartë. Nëse ju keni vetëbesim dhe ndjeheni rehat me veshjen tuaj, zgjedhja e veshjes nuk do të ketë shumë rëndësi, për shkak se ju do transmetoni energji dhe pozitivitet dhe karakteri juaj do të jetë ai i cili do të tërheqë vëmendjen e intervistuesve. Respekt. Veshja e duhur në një intervistë pune tregon që kandidati përpos aftësive profesionale, i njeh rregullat dhe standardet e kompanisë dhe do ta respektojë kompaninë si edhe klientët. Gjithsesi, rehatia juaj me veshjen ka më shumë rëndësi se veshja specifike të cilën mund ta përzgjedhni. 
Lexo më shumë
Shtatë karakteristikat e shefave të këqinj
Jo të gjithë njerëzit që udhëheqin biznese, institucione, organizata, janë liderë të mirë, dhe jo të gjithë punonjësit kanë mundësinë të bashkëpunojnë me punëdhënës korrektë. Ka shumë prej punëdhënësve të cilët pavarësisht që janë udhëheqës, kanë edhe shumë veti të këqija.  Në këtë artikull, do të fokusohemi në sjelljet e udhëheqësve të këqinj, të cilat mund të jenë zhgënjyese për punëtorët dhe mund të çojnë drejt mungesës së besimit, mos produktivitetit të tyre, rrjedhimisht në krijimin e një mjedisi të keq të punës. Në vazhdim,  AkademiPune ju njofton me disa karakteristika që shefat apo punëdhënësit e këqinj kryesisht mund të kenë. 1. Mendojnë se dinë gjithçka Liderë të këqinj konsiderohen të gjithë ata të cilët mendojnë se janë të pagabueshëm, pra janë ata të cilët dinë gjithçka dhe nuk pranojnë mendime të kundërta. Ndonëse mund të jetë duke gabuar, ky lloj i liderit mendon se gjithmonë po e bën gjënë e duhur për kompaninë. 2. Nuk merren me konfliktet mes punëtorëve Ky lloj i shefit nuk merret me problemet që punëtorët kanë me njëri tjetrin, mirëpo pret që konfliktet të rregullohen vetëvetiu. Pra, nuk ndërmerr rolin e ndërmjetësuesit. Konfliktet brenda një ekipi dhe punëdhënësit që nuk merren me ato konflikte, mund të sjellin situata aq të pakëndshme sa të shkaktojnë një mori problemesh brenda një kompanie. Shmangia e konflikteve sikur asgjë nuk ka ndodhur mund të çojë në komunikim të dobët, frustrime e edhe deri tek dorëheqjet e punëtorëve. 3. Nuk i fuqizojnë të tjerët Ka shumë punëdhënës të cilët abuzojnë me pushtetin që kanë. Këta punëdhënës kanë më shumë dëshirë të jenë vetë në qendër të vëmendjes se sa t’i fuqizojnë të tjerët. Një shef i mirë nuk duhet të ketë dëshirë t’i kontrollojë të tjerët por t’i orientojë ata drejt zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. 4. Nuk i vërejnë anët e forta të ekipit Punëdhënës të këqinj konsiderohen edhe ata të cilët nuk arrijnë t’i shohin të mirat apo anët e forta që pjesëtarët e ekipit zotërojnë. Një punëdhënës që nuk di ose nuk ndërmerr hapa për të njohur fuqinë punëtore të tij, mund të jetë duke udhëhequr keq. Një punëdhënës i mirë i përdorë të gjitha mundësitë për të zbuluar potencial tek secili punëtor i tij. Ai jo vetëm që ju jep përgjegjësi atyre por di edhe të komunikojë në mënyrë efektive dhe t’i motivojë punonjësit. 5. Nuk i dëgjojnë punëtorët Ka shumë mënyra se si një punëdhënës mund të tregojë se është duke e dëgjuar me vëmendje punëtorin. Kjo nuk do të thotë që punëdhënësi duhet vetëm të rri i qetë dhe të dëgjojë. Se një punëdhënës po i kushton vëmendje asaj se çka punëtori po flet, dallohet edhe me gjuhën e trupit, përgjigjen apo konfirmimin se e ka marrë mesazhin dhe i ka kuptuar ato që punëtori i ka thënë. 6. Kanë mungesë transparence Nëse punëdhënësit / shefat nuk e thonë të vërtetën, punonjësit herët apo vonë do ta kuptojnë. Një gjë e tillë shkatërron besimin mes dy palëve. Kur punëtorët nuk kanë besim tek punëdhënësi i tyre, ata do të demotivohen shpejt, do të ndjehen të zhgënjyer dhe do fillojnë të kenë më pak respekt. 7. Kanë mungesë besimi tek punëtorët Një punëdhënës i cili nuk beson në mendimin apo përvojat e punëtorëve të tij, mund të shkaktojë demoralizim dhe mungesë vetëbesimi tek ata persona. Këta të fundit do ta kenë shumë problem të zhvillohen brenda vendit të punës.  Liderët e mirë duhet të jenë të ndershëm, të zotërojnë aftësi të mira komunikimi dhe të jenë sa më lehtë të qasshëm për punonjësit e tyre. /AkademiPune.
Lexo më shumë
Pse duhet të zgjedhni një karrierë në shitje?
Shumica e njerëzve mendojnë se “shitje” nënkupton vetëm të “flasësh”. Mirëpo, ata që punojnë në shitje e dinë se të dëgjuarit është pjesa më e rëndësishme e punës së tyre - Roy Bartell   Puna në shitje nënkupton shitjen e një produkti ose një shërbimi tek dikush tjetër. Sektori i shitjes në një kompani apo biznes ka rëndësi shumë të madhe - shumica e kompanive e kanë të nevojshëm këtë sektor sepse shitja çon në rritjen e profitit apo të ardhurave të asaj kompanie. Valon Thaçi, menaxher i shitjes në Cacttus - kompani në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit, në një intervistë për KosovaJob tha se karriera në shitje më së miri zhvillohet nëpërmjet trajnimeve apo shkollimit adekuat, ani pse ka edhe prej atyre njerëzve të cilët fokusohen vetvetiu në shitje apo edhe e kanë më të lindur. Ai përmend një teori të cilën e konsideron esenciale për një karrierë të suksesshme në shitje. “Çdo shitës është mirë të duket mirë, ta njohë produktin të cilin e shet, të dijë kërkesën, nevojën e tregut si dhe të klientëve”.  Sipas tij, klienti nuk duhet parë si mundësi e përfitimit material dhe pas atij përfitimi të harrohet për një periudhë kohore, mirëpo duhet vazhdimisht të kontrollohet nëse ai është i kënaqur ose jo me shërbimin. Nga një trajnim që pati me Bruno Augustonin, një folës me eksperiencë në komunikim dhe shitje, Thaçi përcjellë edhe një mesazh “Bruno thotë se për çdo klient është mirë të dihet se çka ka brenda në zemër, cila është dëshira e tij dhe pse ai dëshiron ta blejë produktin që po i ofrohet dhe nëse ai klient e blen atë produkt, atëherë përgjegjësia është e madhe për ta ruajtur atë klient”. Thaçi përmend dy lloje të shitjes, shitje profesionale dhe shitje guerrile. Shitje profesionale konsiderohet atëherë kur personi shkon me kohë në punë, paraqitja është adekuate në punë dhe paraqitja para klientit nënkupton shumë për atë person, klientin dhe kompaninë mbi të gjitha. I dyti lloj i shitjes është shitja guerrile, e cila ndodhë në raste spontane, në një restaurant, në rrugë apo kudo. Rastësisht takohet një klient dhe shitet produkti aty për aty, pastaj nuk ekziston mundësia për të marrë një mendim nga klienti rreth atij produkti. Në profesionin e shitjes, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe paraqitjes dhe kjo lidhet me shitjen profesionale. Ai thotë se shitjen profesionale e konsideron si lloj shkolle sepse është diçka që duhet mësohet. Tek ky lloj i shitjes luan shumë rol komunikimi, paraqitja dhe mënyra se si ruhet marrëdhënia me klientin duke ofruar shërbime. “Shitja nuk është shitje, veç po dal dikund dhe po shes, është dhunti që ta ka falë zoti, është komunikimi, paraqitja, mënyra se si ti shet dhe se si e mban relacionin me klientin duke ofruar shërbim, jo relacionin me klientin duke shkuar në kafe. Si këshillë e imja është që njerëzit ta praktikojnë zhvillimin e biznesit me takime nëpër zyre. P.sh, nëse unë dua ta blej një produkt nga një kompani e caktuar, atëherë ajo kompani mua me fton fillimisht në zyret e tyre që ta shoh produktin dhe vendin ku zhvillohet ai produkt, në këtë mënyrë doza e besimit për ta blerë një produkt të caktuar rritet. E kundërta ndodhë në rast se kompania me fton në një kafe për të biseduar rreth produkteve, kjo për mua është jo serioze”, ka thënë Thaçi. Cilat janë përfitimet që vijnë me karrierën në shitje? Jo vetëm kompania është ajo që përfiton nga ky profesion sepse edhe individët që punojnë në shitje kanë përfitime shumë të mëdha. Të punuarit në shitje e bën një person: Më të pavarur E ndihmon në krijimin e kontakteve me njerëz I krijon aftësitë e zgjidhjes së problemeve I mundëson të njihet në treg për rezultatet e punës Përfitimet e nënvizuara më lart janë vetëm disa nga shumë të tjera që sjellë karriera në shitje. Edhe Valon Thaçi, sa i përket përfitimeve që vijnë nga shitja, thotë se janë të shumta. “Përfitimi numër një është që njofton shumë njerëz, karaktere të ndryshme të njerëzve, të bën të kuptosh mënyrën se si ata veprojnë sepse edhe ai i cili blen, edhe ai shet dikund tjetër dhe kjo do të thotë se është njëfarë zingjiri dhe domosdoshmërisht mëson edhe prej blerësve. Mua personalisht, shitja më ka ndihmuar shumë sepse kam krijuar edhe shumë shoqëri dhe mbase në ndonjë profesion tjetër nuk do arrija këtë. Në Kosovë, kemi mungesë të shitësve profesional por njëkohësisht edhe të pronarëve të kompanive të cilët i motivojnë shitësit dhe motivimi nuk nënkupton vetëm mjetet financiare por trajnim adekuat të shitësve në korporata, kompani, në shitje me pakicë, etj”, tha Thaçi. Kur flet për motivimin e punëtorëve, ai përfshin edhe mirënjohjet që duhet t’iu bëhen punëtorëve sa i përket performancës. Ai thotë se është mirë që menaxherët bashkë me përgjegjësit e burimeve njerëzore të praktikojnë përzgjedhjen e punëtorëve më të suksesshëm përgjatë një viti. Cilat janë aftësitë për sukses në shitje?   Pos komunikimit që është element kyç, si çelës për të arritur sukses në shitje por edhe në jetë në përgjithësi, Thaçi i përmend edhe disa aftësi. Durimin Menaxhimin e kohës Fokusin Njohjen e produktit  “Numër një është durimi. Po spate durim në shitje, mos vazhdo me këtë punë. Unë e kam prioritet menaxhimin e kohës, si me e menaxhu kohën me klientin sepse edhe klienti e dëshiron kohën e vet, prandaj duhet të gjeni mënyrën se si ta menaxhoni atë. Nëse nuk dimë ta menaxhojmë kohën si biznese nuk mendoj që është diçka e mirë. Numër tre është fokusi. Duhet të jeni shumë të fokusuar në punën që e bëni, në një letër të cilën ia dërgoni klientit, një pikë ose presje, lë të kuptosh shumë. Pastaj vjen njohja e produktit, nëse nuk arrini ta njihni, ta studioni produktin që e shitni, atëherë do ta keni shumë të vështirë të vazhdoni me këtë profesion. Pra, duhet ta njihni produktin në thelb sepse pyetjet qe klientët mund t’i bëjnë, ndonjëherë janë të paparashikueshme”. Një këshillë tjetër të cilën ai e jep për të gjithë të interesuarit për të pasur një karrierë të suksesshme në shitje, është që gjithmonë t’i bëjnë një analizë klientit, të mësojnë se çfarë promovimesh ka bërë ai klient së fundmi, për çka ka nevojë, etj. A ka perspektivë për shitësit e rinjë në Kosovë? Sa i përket perspektivës për shitësit e rinjë, Thaçi thotë se ka perspektivë, mjafton që të jenë të përkushtuar dhe ta duan profesionin. Ai këshillon të rinjtë që punën të mos e shohin si mundësi për të pushuar, sepse një gjë e tillë ua humbet kohën të dy palëve, edhe punonjësve, edhe punëdhënësve. "Nëse punën e shihni si mundësi me u ulë edhe me pushu, atëherë jeni duke i marrë kohën vetes e edhe atij që iu ka punësuar dhe dëmi është i dyanshëm. Mirëpo, ai që iu ka punësuar, nuk ua ka borxh këtë. Prandaj, nëse nuk dini diçka, është më mirë të pyesni apo informoheni. Ka perspektivë dhe ka punë kush dëshiron të punojë, kush nuk dëshiron, nuk ka perspektivë. Hulumtoni se çka dëshironi të punoni, ku dëshironi të punoni, si dëshironi të punoni, pra cilat janë format më të përshtatshme për juve.  Nëse ka raste kur jeni të lirë me punët, lexoni, shfrytëzojeni kohën për të lexuar sepse edhe ju rriteni profesionalisht. Ka mijëra e mijëra teori, mijëra shkarkime online ku mund të informoheni rreth shitjes”. Le t'i kushtojmë më shumë rëndësi kohës dhe t'i përkushtohemi më shumë punës". A ofrohen mjaftueshëm vende pune në Kosovë në sektorin e shitjes? Pothuajse çdo kompani, në çdo industri, ka nevojë për shitje. Në lidhje me mundësitë e punësimit në fushën e shitjes në Kosovë, Thaçi tha se gjithmonë ka kërkesë për shitës të mirë. Ai nënvizoi se në kompaninë Cacttus, ofrohen shumë mundësi për t’u zhvilluar nëpërmjet trajnimeve. “Çdo kompani që prodhon, ka nevojë gjithmonë për shitje, sepse ne gjithmonë blejmë, shitësi edhe blerësi janë vëlla dhe motër dhe nuk ka institucion përveç atyre publike natyrisht që nuk kanë nevojë për shitës, institucionet private të gjitha thuajse kanë nevojë për shitës. Aq ka nevojë për shitje, sa është e paimagjinueshme. A kemi shitës të mirë? Kemi nevojë për më shumë. Në kompaninë ku unë punoj janë mundësi të jashtëzakonshme për cilindo që është i interesuar të punojë në sektorin e shitjes dhe ka shumë përfitime. Tek ne ka mundësi për t’u zhvilluar nëpërmjet trajnimeve”, përfundoi Thaçi. Valon Thaçi, është menaxher me përvojë në fushën e shitjes. Ai ka mbi 10 vite përvojë punë në kompaninë Cacttus, kompani e cila operon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.
Lexo më shumë
Si ta filloni mbarë punën e re?
Shumica prej nesh i mbajmë mend ditët tona të para në çdo punë, për shkak të presionit dhe dëshirës për të lënë përshtypje sa më të mirë te punëdhënësi si dhe te kolegët tjerë. Dita e parë në punën tuaj të re, mund të jetë njëra ndër ditët më të paharruara, mirëpo di të jetë edhe stresuese. Kur filloni një punë të re, përgjithësisht jeni në shoqërinë e të tjerëve që tashmë i dinë detyrat dhe rolin e tyre. Është e rëndësishme që ta njihni natyrën e punës sa më shpejt, në mënyrë që të mund të performoni në mënyrë efektive në rolin tuaj të ri. Ekzistojnë disa mënyra si mund të depërtoni në kulturën dhe natyrën e punës së kompanisë sa më parë dhe gjatë javëve të para ta keni më të lehtë fazën fillestare në punën tuaj të re. Përshtatja në ambientin e ri Në ditën tuaj të parë vishni rrobat tuaja të preferuara, atë që ju bën të ndiheni rehat. Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar me makinë për në punë ose duke përdorur transportin urban, sigurohuni që të lini mjaft kohë për të arritur atje në kohë, madje përpiquni të arrini pak herët. Natyrisht se arritja me kohë në punë është gjithmonë e rëndësishme, mirëpo në fillimin tuaj ju jeni më të vëzhguar nga punëdhënësi pasi vlerëson entuziazmin tuaj për fillimin e punës së re. Kuptoni detyrat që priten nga ju Punëdhënësi juaj i ri nuk di domosdoshmërisht gjithçka që duhet të bëni për t'u përgatitur për rolin dhe përgjegjësitë tuaja të reja. Prandaj, ju vetë duhet ta merrni iniciativën që t’i njihni detyrat tuaja të reja dhe t’i përvetësoni ato sa më shpejt. Përdorni këto udhëzime themelore për të ndihmuar theksimin e vlerës që ju sillni në vendin e punës: Mos hezitoni t’i shfaqni aftësitë tuaja Përvojat tuaja paraprake të rëndësishme që përputhen për rolin tuaj të ri Identiteti i njerëzve me të cilët do të punoni Brenda javëve të para të punës tuaj, bëni një pikë takimi me të gjithë kolegët që kanë detyra të përafërta me pozitën tuaj, për të mësuar më shumë rreth detyrave të reja dhe pritshmërive që ata kanë nga ju. AkademiPune ju sjellë disa këshilla se çka duhet të bëni nëse sapo keni filluar një punë: Buzëqeshni dhe jeni të shoqërueshëm. Njihuni me bashkëpuntorët tuaj, mësoni pak për familjet e tyre dhe zbuloni se cilat janë interesat e tyre Përdorni orët tuaja të drekës për t'u afruar me bashkëpuntorët tuaj të tanishëm. Mund të jetë joshëse të takoheni me ish-kolegët tuaj të punës nëse jeni afër, por vendosja e marrëdhënieve me të tanishmit është shumë më e rëndësishme për të ardhmen tuaj të punës. Mos u ankoni për ish shefin tuaj, kolegun tuaj të zyrës, bashkëpunëtorët ose punën tuaj të mëparshme Vazhdoni të mbani qëndrim pozitiv dhe të jeni të hapur me të tjerët. /AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.