Pse të keni një punë që e urreni është më keq se të jesh i papunë?

20 Nëntor '23

Pse të keni një punë që e urreni është më keq se të jesh i papunë?
	 	 

Kur bëhet fjalë për karrierën tuaj, nuk ka asgjë më të keqe se një punë që e urreni. Sipas një studimi të Universitetit të Mançesterit, të kesh një punë "të cilësisë së dobët" - një punë që e urreni - është në të vërtetë më keq për shëndetin tuaj mendor sesa të jeni i papunë. Mund të tingëllojë e vështirë për t'u besuar nëse nuk jeni përballur me një gjendje të tillë që përfshinë bashkëpunëtorë armiqësorë, një shef pasiv-agresiv ose shumë detyra njëkohësisht. Ne shpesh shpenzojmë 40 ose më shumë orë në javë të në punën tonë, dhe kjo është shumë kohë për të kaluar në një situatë të keqe.

Për 51% të amerikanëve që janë të punësuar me orar të plotë e të cilët raportuan në Gallup në  vitin 201, u deklaruan se nuk janë të interesuar për punët që bëjnë dhe 16% që nuk e pëlqejnë vendin e tyre të punës. Qëndrimi në një punë që e urreni është një gjë tejet e keqe për shëndetin tuaj mendor. Ja pse.

Përkeqësimi i simptomave të shëndetit mendor

Pavarësisht nëse merreni tashmë me një çështje të shëndetit mendor apo jo, qëndrimi në një ambient pune që e urreni ka pasoja në shëndetin mendor, veçanërisht kur ndiheni të detyruar të qëndroni.

Hulumtimi nga revista Human Relations, siç raporton Business News Daily, zbuloi se ata që qëndronin në kompani sepse ndiheshin të detyruar ose nuk gjenin mundësi të tjera pune, kishin më shumë gjasa të përjetonin rraskapitje, stres dhe djegie. Për më tepër, "kjo ndjenjë borxhi dhe humbja e autonomisë do të ju shterojnë emocionalisht me kalimin e kohës", sipas një prej studiuesve të studimit. Të gjithë këta faktorë çojnë drejtpërdrejt në simptoma të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.

Me një gjendje para-ekzistuese të shëndetit mendor, një punë që e urreni mund të duket edhe më e tmerrshme.

 “Nëse tashmë keni një këndvështrim më negativ për jetën sepse ndiheni në depresion, ose një pikëpamje më të frikshme për jetën sepse jeni në ankth, kjo përforcohet plotësisht duke qenë në një vend që ju e përbuzni në baza ditore”, thotë Sarah Scheëitz, një psikoterapiste me bazë në Los Angeles.

Çështjet e vonuara të shëndetit mendor

Ndikimi i urrejtjes së punës suaj mund t'ju ndjekë edhe më vonë në jetë. Universiteti Shtetëror i Ohajos kreu një studim që gjurmoi kënaqësinë në punë të njerëzve midis moshës 25-39 vjeç dhe më pas mati shëndetin e tyre pasi të mbushnin 40 vjeç.

Ajo që zbuloi studimi ishte se ata që kishin kënaqësi të ulët në punë në të 20-at dhe 30-at e tyre ishin më të ndjeshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor më vonë, duke përfshirë nivele më të larta të depresionit, probleme me gjumin dhe shqetësime të tepruara. Ata që kishin përvoja të këqija të punës në karrierën e tyre të hershme gjithashtu treguan raste më të larta të problemeve emocionale të diagnostikuara;

Siç e dimë, shëndeti ynë mendor ndikon gjithashtu në të gjithë sistemin tonë mendje-trup, të cilin autorët e studimit e vunë re gjithashtu në gjetjet e tyre.

"Nivelet më të larta të problemeve të shëndetit mendor për ata me kënaqësi të ulët në punë mund të jenë një pararendës i problemeve fizike në të ardhmen," tha autori i studimit Hui Zheng. "Rritja e ankthit dhe depresionit mund të çojë në probleme kardiovaskulare ose probleme të tjera shëndetësore që do të shfaqen me kalimin e kohës”, ka thënë ai.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC