“Unë kam zgjedhur të jem e forta”, thotë Arnisa Osmani e cila në të dyzetat u diagnostifikua me kancer të gjirit. Lajmi për këtë i erdhi si shuplakë. Por, forca dhe guximi për të dalë fitimtare ngadhënjeu mbi gjithçka tjetër. Me këmbëngulje e besim të plotë, Arnisa e mudi sëmundjen duke i vazhduar aktivitetet njësoj si para sëmundjes. Vazhdoi punën normalisht e lidhja me kolegët e klientët veçse ju përforcua. Madje, ajo mori edhe një profesion tjetër – atë të psikologes. U bë shembull edhe për shumë të tjera se si duhet të luftohet. Me organizatën “Have Hope” u bë zë dhe adresë edhe për shumë gra të tjera që kalojnë në të njëjtat sfida. Ajo për AkademiPune ka shpalosur gjithë rrugëtimin e saj e mesazhi i saj mbetet kontrollimi i vazhdueshëm pasi që ekzaminimi i hershëm është jetëshpëtues.
AkademiPune: Jemi në muajin e ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, si nis dhe mbaron ky muaj për ju?
Arnisa Osmani: Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit zakonisht fillon më 1 tetor dhe përfundon në 31 tetor të çdo viti. Gjatë këtij muaji, organizata të ndryshme, ofrues të kujdesit shëndetësor dhe individë angazhohen në aktivitete dhe iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, për të promovuar zbulimin e hershëm dhe për të mbështetur kërkimin për një kurë. Aktivitetet mund të përfshijnë ngjarje për mbledhjen e fondeve, fushata edukative, shfaqjen e kancerit të gjirit dhe shfaqjen e gjerë të shiritave dhe simboleve rozë për të treguar solidaritet me të prekurit nga kanceri i gjirit.
AkademiPune: Ju jeni një zë i forcës dhe kurajës jo vetëm gjatë një muaji, por gjatë gjithë vitit. Cila është motoja që ju ka përcjellur në këtë luftë me sëmundjen?
Arnisa Osmani: "Shpresa, Forca dhe Guximi. Kjo moto pasqyron cilësitë që shfaqin shumë individë dhe të dashurit e tyre kur përballen me kancerin e gjirit. Kjo paraqet rëndësinë e ruajtjes së shpresës, gjetjes së forcës së brendshme dhe marrjes së guximit për t'u përballur dhe për të kapërcyer sfidat që lidhen me sëmundjen. Gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kjo moto shërben si një kujtesë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e të prekurve nga kanceri i gjirit.
AkademiPune: Të kthehemi pak në kohë, kur ishte koha që zbuluar shenjat e para që vendosën dyshimet për Kancer të Gjirit. Si u përballet me lajmin dhe më tutje me të gjitha betejat?
Arnisa Osamani: Udhëtimi i çdo personi me kancerin e gjirit është unik. Ndërsa disa mund të kalojnë nëpër këto faza në mënyrë lineare, të tjerët mund të luhaten midis tyre ose edhe të kalojnë disa tërësisht. Secili ka mekanizmat e tij të përballimit dhe nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të lundruar në kompleksitetin emocional të një diagnoze të tillë. Është thelbësore t'i jepet përparësi shëndetit mendor krahas shëndetit fizik dhe të kërkohen burimet dhe mbështetja e nevojshme.
AkademiPune: A mund të na tregoni më shumë për profesionin tuaj, si e ndikoi kjo gjithë karrierën tuaj?
Arnisa Osmani: Profesioni im është psikologe, por qe e kam kryer pasi qe i kam përfunduar kimioterapitë. Profesionin primar të cilin e kam është konsulente e klientëve. E gjithë kjo nuk ka ndikuar aspak ne karrierën time, për arsye se kam pasur përkrahje të madhe nga kolegët e po ashtu edhe nga klientët, ndaj të cilëve jam falënderuese përjetësisht!
AkademiPune: Si arritët t’ia dilni edhe në aspektin financiar?
Arnisa Osmani: Prej shume gjërave nëpër te cilat më është deshtë të kalojë gjatë periudhës së shërimit nga kancerit, normal problemi më i madhe ka qenë edhe pjesa financiare. Më kanë ndihmuar familjaret, kam marrur kredi mbi kredi, më ka ndihmuar edhe Radio Dukagjni - Bashkimi Projekt dhe puna - Ipko Telecommunications!
AkademiPune: Cilat ishin sfidat më të mëdha me të cilat u përballet gjatë gjithë kësaj rruge të vështirë. Po flas edhe për sfidat në aspektin emocional. Cila ishte forca brenda teje me të cilën iu dole ballë?
Arnisa Osmani: Përballja me ngritjet dhe uljet emocionale që vijnë me një diagnozë të kancerit, duke përfshirë ankthin, trishtimin dhe zemërimin, mund të jetë një sfidë e rëndësishme. Forca e brendshme përfshin elasticitetin dhe kërkimin e mbështetjes emocionale. Përballja me efektet anësore fizike dhe emocionale të trajtimeve si kimioterapia dhe rrezatimi mund të jetë e vështirë. Forca e brendshme përfshinë durimin, qëndrueshmërinë dhe fokusimin në qëllimin afatgjatë të rimëkëmbjes.
AkademiPune: Kur filluat të ktheheni në punë dhe të ju ktheheni jetës normalisht?
Arnisa Osmani: Unë nuk jam ndalur asnjëherë. Pas operimit të parë, pasi që nuk kam pasur pushim, me penj në gjoks kam dalur në pune, po ashtu edhe pas kimioterapive te cilat i kam marrur ditëve të premte dhe të hënën kam dalur në pune. Punën nuk e kam ndalur asnjëherë. Jetës normale jam munduar të i kthehem menjëherë, mirëpo kane qenë dhe janë disa faktorë qe pas terapisë të ndryshojnë emocionalisht deshte ose nuk deshte, nuk je më ajo Arnisa sikur para kancerit, ose je më e fortë ose më e dobët. Unë e kam zgjedhe të jem ajo e forta.
AkademiPune: Ju iu përveshet edhe një misioni më të madh me “Have Hope” – që u betë një adresë për të gjitha gratë që luftojnë me sëmundjen. Nga ju erdhi iniciativa për ta filluar dhe sa jeni e kënaqur me progresin që keni arritur?
Arnisa Osmani: Ndihma ndaj të tjerëve gjithmonë ka qene në bendinë - shpirtin e Arnisës. Iniciativa që të themelohet “Have Hope” ka qenë kur kam parë se nuk ka një derë ku mund të trokasë dhe të shkoj sa herë qe kam nevojë dhe t’i shprehë përjetimet e mia gjatë periudhës dhe pas kancerit. Jam më se e kënaqur me iniciativën të cilën e kam marrë dhe për këtë është një arsye e vetme kur unë tani ne shoqatë shoh gratë kur pas perfundimit te terapive grupore qe mbahen dalin te buzëqeshura, e kanë një shtëpi të dytë ku mund të vinë pa hezituar.
AkademiPune: Cili është mesazhi juaj për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje dhe për ekzaminim të mëhershëm?
Arnisa Osmani: Mesazhi për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me kancerin e gjirit dhe për ekzaminime të mëhershme është një mesazh i inkurajimit dhe informimit. Këtu janë disa pika kyçe: Ekzaminimi i rregullt i gjirit është jetëshpëtues. Duke zbuluar ndryshime të vogla në gjirit tuaj me shqetësim dhe konsultim të shpejtë me mjekun mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të çdo problemi të mundshëm. / AkademiPune