Kur punonjësja Michelle Warren udhëtoi në Ishujt Galapagos për të qëndruar atje 10 ditë gjatë stinës së pranverës, shefat e saj ndihmuan të paguante faturat e shpenzimeve. Është një nga përfitimet e shumta të ofruara nga punëdhënësi i saj që është kompania e teknologjisë FullContact me bazë në Denver.
Michelle nuk është e vetmja pasi edhe disa kompani të tjera botërore po e ndjekin këtë trend. Derisa ditët e pushimeve me pagesë janë një përfitim i kërkuar, disa punëdhënës po e bëjnë një hap më tej dhe po u japin punëtorëve para për të ndihmuar në kompensimin e kostos së udhëtimeve të tyre.
Warren, e cila udhëtoi me familjen e saj mori 7000 dollarë për koston e pushimeve të saj.
“Me të vërtetë të shkuarit në Galapagos ma ka ndryshuar jetën”, ka thënë 38-vjecarja.
Ajo dhe burri i saj, Jeremy, donin të bënin diçka të madhe dhe festive pasi të dy fituan diplomën e tyre master. "Bonusi nga FullContact nënkuptonte që ne mund ta bënim atë në një mënyrë që ishte super-domethënëse për ne si familje”, ka thënë ajo.
Në çdo përvjetor të punës, punonjësit marrin një bonus pushimi, shuma e të cilit varet nga përvoja që ka ai person në kompani. Ky bonus fillon nga 2,000 dollarë dhe arrin në 7,000 dollarë në vitin e tretë. Punonjësi duhet gjithashtu të ketë bonuse që bazohe në performancë,
Si zëvendëspresidente e kompanisë për burimet njerëzore globale, Warren e di ndikimin që bonusi ka si te punonjësit ashtu edhe te kompania.
“Kjo krijon angazhim, motivim për punën dhe energjinë përreth duke ditur se ata mund të shkëputen plotësisht,” tha ajo. Sipas saj kjo i ndihmon punonjësit që më pas ata të kthehen të relaksuar dhe të motviuar për të punuar edhe më shumë.
Ditët e pushimeve me pagesë janë pjesë e një pakete të përgjithshme përfitimesh. Warren beson se këto përfitime e ndihmojnë kompaninë në luftën për ta mbajtur talentin, veçanërisht duke pasur parasysh konkurencën e madhe në gjigantet e teknologjisë.
FullContact krenohet me një normë ruajtjeje prej 85% të punëtorëve që vlerësohet si një arritje "e mahnitshme gjatë Dorëheqjes së Madhe dhe veçanërisht në industrinë e teknologjisë".
Përveç FullContact, nëntë kompani të tjera i ndihmojnë punonjësit me pagesa të shpënzimeve të udhëtimeve. Më poshtë po listojmë dhjetë prej tyre.
Airbnb: Punonjësit marrin 2000 dollarë për udhëtime me Airbnb çdo vit. Shpërndahet në baza tremujore dhe mund të përdoret për të rezervuar qëndrime ose eksperienca në platformën Airbnb.
BambooHR: Kjo kompani u ofron punonjësve 2000 dollarë çdo vit për shpenzimet e pushimeve, të tilla si dhoma hoteli dhe bileta ajrore.
Calendly: Kompania i jep çdo punonjësi një pagë vjetore prej 1000 dollarësh për udhëtime, shumë e cila mund të përdoret për hotele, fluturime, transport apo edhe aktivitete qëndrimi për të ndihmuar në rimbushjen.
Evernote: Kompania u ofron punonjësve një pagë vjetore prej 1000 dollarësh për pushime.
Expedia: Punonjësit rimbursohen për shpenzimet që lidhen me udhëtimin dhe mirëqenien, nga 1,250 deri në 1,750 dollarë në vit, në varësi të qëndrimit brenda kompanisë. Punëtorët gjithashtu mund të marrin fonde shtesë në llogaritë e tyre të rimbursimit bazuar në momente të caktuara dhe gjithashtu mund t'u jepen mundësi udhëtim si mirënjohje për punë të jashtëzakonshme. Ata po ashtu marrin zbritje në paketat e shitjes me pakicë dhe dhe zbritje në udhëtime që bëhen brenda faqeve të kompanisë.
FullContact: Kompania siguron deri në 7,000 dollarë në vit për punonjësit që të udhëtojnë. Shuma varet nga qëndrimi.
PulsePoint: Punonjësit marrin një rimbursim vjetor prej 500 dollarësh të udhëtimit për pushime.
Thirty Madison: Punonjësit kanë të drejtë për një pagë vjetore prej 750 dollarësh për pushime në ditën e parë të punësimit. Mund të shlyhet pasi punonjësi të ketë marrë një pushim prej pesë ose më shumë ditësh radhazi.
TripAdvisor: TripAdvisor rimburson për udhëtimet personale, ndër të tjera, si pjesë e përfitimit të tij global të stilit të jetesës. Shuma e paguar për shërbimet dhe produktet e ndryshme të pranueshme bazohet në vitet e shërbimit dhe varion nga 1,250 deri në 1,750 dollarë në vit.
United Airlines: Punonjësit marrin udhëtime të pakufizuara dhe tarifa të zbritura për biletat e linjës ajrore për kudo që United fluturon./ AkademiPune