Adea Badivuku është një rrëfim suksesi i një pianisteje nga Kosova që arriti t’i preke ëndrrat e saj duke punuar fort në çdo prekje të tasteve të pianos. Ajo sot është studente në programin e doktoraturës në piano-performim dhe ligjëruese në Universitetin e Nevadas në Reno të ShBA-së. Për lexuesit e AkademiPune, Adea ka shpjeguar disa pika të rëndësishme të ndërtimit të karrierës së saj në Kosovë dhe shumë larg vendlindjes.
Pianistja Adea Badivuku ka lindur në qytetin e Vushtrrisë. Ëndrrat për tu bërë pianiste i nisen qysh kur ishte fëmijë. Fati i saj ishte që u rrit në një familje që e përkrahte kultivimin e muzikës dhe artit. Kështu, Adea qysh si 7-vjeçare filloi të ndjekë mësimet për piano në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Sot po vazhdon të prekë skenat më të njohura të muzikës klasike.
Oferta për studim në tetë universitete amerikane
Edhe studimet bachelor ishin të fokusuar në këtë fushë, ku ajo ndoqi studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Muzikës. Thotë se profili i saj pianistik në Kosovë është formësuar falë profesorëve të zellshëm.
“Kam mësuar se puna dhe përkushtimi ndaj instrumentit është çelësi i suksesit ne botën e muzikës klasike”, ka thënë Adea për AkademiPune.
Rrugëtimin më pas e vazhdoi në SHBA. Shumë shpejt zuri vend atje dhe vetëm dy vjet pas qëndrmit, Adea mori ofertë me bursë të plotë nga tetë universitete amerikane.
“Në vitin 2019 u pranova me burse të plotë në programin e magjistraturës në perfomancë pianistike dhe pozitë të asistentes në Fakultetin Qendror të Michiganit (Central Michigan University). Ne Vitin 2021, u ofrova me bursa te plota për të vazhduar studimet e doktoratures ne tetë Universitete prestigjioze te SHBA-së”, ka treguar ajo për AkademiPune. Ajo pranoi ofertën me bursë të plotë dhe pozitë të asistentes në hulumtim shkencor nga Universiteti i Nevadas në Reno. Tash është në vitin e tretë të studimeve të doktoratures ku gjithashtu ushtron detyrën e ligjërueses së mësimeve pianistike individuale dhe grupore. Profesionalizmin në skenë e arriti atje dhe mundësinë për tu përfshirë në fusha të ndryshme të artit. Atje, Adea atje mbi të gjitha është zhvilluar goxha në aspektin akademik.
“Kam mesuar se si realizohen shkrimet dhe hulumtimet e ndryshme shkencore, kjo fushë e cila është e mangët në Kosovë”, është shprehur ajo.
Pët katër vjet, ajo punon si ligjëruese për klasat e pianos, mësimit individual dhe grupor në SHBA.
“Është kënaqësi të mbajë titullin si instruktore në University of Nevada, Reno dhe të gëzojë këtë përvojë në një nga universitet prestigjioze të SHBA-së të rankuar në listen R1 te shkollave amerikane”, ka treguar pianistja.
Koncerte në salla madhështore në SHBA
Ajo ka interpretuar në sallat më me nam në shtete të ndryshme në SHBA. Ajo ka pasur mundësi të përformoj në Los Angeles, Michigan, Nevada, Neë York, Santa Barbara etj. Ajo ka qenë edhe fituese garave dh çmimeve të shumta në piano. Për lexuesit e AkademiPune, ajo ka veçuar disa prej tyre.
“Mund të veçoj çmimin e parë në Neq York në vitin 2021, dhe performimin në sallën më prestigjioze në botë Carnegie Hall-një përjetim përrallor!”, ka thënë Adea.
Planet e saj kanë qenë përherë të lidhura dhe me Kosovën. Këtë vit ajo ka themeluar festivalin e parë të artit bashkëkohor “Shadoës”. Me anë të tij, Adea është përpjekur të gërshetoj fusha të ndryshme të artit për të sjell në koncept të ri.
“Organizimi dhe prezantimi i projektit i cili përfshinte artistë vendorë dhe ndërkombëtarë ishte një gërshetim i disa disiplinave te artit në një koncept si diçka e re në fushën e muzikës në Kosovë. Një sukses i madh i cili i tejkaloi pritshmeritë e mija dhe u mirëprit për mrekulli nga audienca dhe skena jonë artistike”, ka thënë Adea.
E ardhmja me shumë surpriza nga Adea
Ketë vit, ajo është zgjedhur presidente e Asociacionit të Mësueseve të muzikës në Nevada - University of Nevada, Reno. Atje Adea ka marrë edhe titullin si studentja më e dalluar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Nevada. Me këtë titull ajo është vlerësuar për të dytin vit.“Përveç koncerteve dhe paraqitjeve të shumta solistike tanimë unë kam pasur fatin te punoj edhe me Opera-n e Nevadas dhe të koncertoj si koorepetitore, instruktore per solo-këndim dhe zëvendës-drejtoreshë artistike e akteve operistike”, ka treguar tutje Adea.
E ardhmja është e mbushur me plot surpriza – shprehet Adea. Tuscany i Italisë është destinacioni i saj i radhës për të përformuar. Mes Kosovës dhe Amerikës, ajo është e përqendruar ta jap kontributin e vet me gjithë bagazhin që e ka mbledhur mes dy kulturave.“Unë do të vazhdojë të përfaqësojë kulturën tonë në nivel akademik dhe të angazhohem në perfomanca e organizime pianistike në Kosovë dhe Amerikë”, ka përfunduar ajo./ AkademiPune