Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?

06 Feb, 2020

Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
	 	 

Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh. Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas perfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme. AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione. 

1. Avokat

AvokatProfesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër. 

2. Noter

NoterNoteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi.

3. Zyrtar ligjor

zyrtar ligjor

Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar.

4. Zyrtar i prokurimit

zyrtar prokurimiZyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës.

Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera. /AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Nëse po kërkoni libër të ri për të lexuar, ejani në vendin ku punoj dhe do t'ju ndihmoj ta gjeni.
    A
    Arsimtar
    B
    Profesor
    C
    Librashitës
    D
    Drejtor
  • Unë përgatis dhe ekzaminoj të dhënat financiare të një biznesi në mënyrë që ta ndihmoj atë të funksionojë në mënyrë efikase.
    A
    Avokat
    B
    Arkitekt
    C
    Noter
    D
    Kontabilist
  • Nëse keni një problem me makinën tuaj, unë mund t’ju ndihmoj ta rregulloni atë.
    A
    Shitës i veturave
    B
    Mekanik
    C
    Marangoz
    D
    Elektricist
  • Pasi të merrni artikujt që ju nevojiten në supermarket, duhet ta bëni pagesën te unë para se të dilni nga supermarketi.
    A
    Recepcionist
    B
    Arkëtar/e
    C
    Agjent i shitjes
    D
    Menagjer
  • Sporti ku unë luaj, zhvillohet nga dy ekipe me nga 5 lojtarë në lojë.
    A
    Futbollist
    B
    Basketbollist
    C
    Biçiklist
    D
    Xhudist
  • Unë i shkruaj artikujt që lexoni në gazetë.
    A
    Gazetar
    B
    Moderator
    C
    Reporter
    D
    Regjisor
  • Unë jam përgjegjës për përgatitjen e planeve mësimore dhe edukimin e nxënësve.
    A
    Sekretar
    B
    Mësues
    C
    Biblotekar
    D
    Drejtor
  • Unë bëj riparimin e sistemit dhe tubave të ujit.
    A
    Elektricist
    B
    Hidraulik
    C
    Menaxher ndërtimesh
  • Unë ua sjell darkën në një restaurant. Pas darkës sjell faturën.
    A
    Kuzhinier
    B
    Kamarier
    C
    Mikpritës
  • Unë realizoj dizajne të rrobave për të tjerët, shumë herë duke prodhuar gjëra ekskluzive për veshje.
    A
    Dizajner i enterierit
    B
    Dizajner
    C
    Dizajner grafik
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Katër përfitime nga puna me gjysmë orar
Përgjegjësitë në punë nuk dallojnë, qoftë nëse punohet me gjysmë orar ose me orar të plotë. Dallimi qëndron tek orët që kalohen duke punuar. Ka shumë kompani që ofrojnë punë me gjysmë orar për shumë pozita të punës. Këtu vlen të theksohen punët si dizajni, juridiku, punët me rrjete sociale apo edhe punë në bamirësi. Duke bërë punë me gjysmë orar, ju mund t’i balanconi edhe përgjegjësitë e tjera të jetës. Fillimisht, ka shumë gjëra që duhet t’i keni parasysh kur vendosni të zgjedhni nëse dëshironi të bëni punë me gjysmë orar. Zgjedhjet personale Prioritetet financiare Aftësitë që zotëroni  Kontributi Nëse jeni prej atyre njerëzve që dëshironi të fitoni njohuri, t’i ndihmoni të tjerët dhe në të njejtën kohë të punoni e fitoni të ardhura, një punë me gjysmë orar do të ishte shumë e dobishme, shkruan CharityJob, përcjellë KosovaJob. Më poshtë ju sjellim 4 përfitime që vijnë nga puna me gjysmë orar: 1. Kohë shtesë për t’u marrë me diçka tjetër Kur punohet me orar të plotë - nuk mbetet edhe shumë kohë dhe energji për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër. Në një punë me gjysmë orar, do të keni më shumë kohë të merreni edhe me aktivitete tjera të ndryshme. 2. Rrugë drejt mundësive të avancuara Puna me gjysmë orar mund t’iu çojë drejt përfitimeve të mëdha. Nëse dini të zgjedhni mirë punën tuaj, do të jeni në gjendje të përmirësoni aftësitë dhe ekspertizën tuaj në fushën që dëshironi. Për më tepër, shumë mundësi mund të shfaqen gjatë rrugë sepse e çoni veten drejt një ambienti të duhur të punës. Shumë shpesh, bizneset, organizatat apo institucionet e ndryshme punësojnë punëtorë me gjysmë orar sepse atyre iu nevojitet dikush për një punë të caktuar. Kjo ua lehtëson kyçjen në një pozitë pune dhe ambient të caktuar të punës. Kur një punëdhënës e vëren talentin tek ju, atëherë mundësi të reja do të paraqiten. 3. Më pak stres, më shumë fleksibilitet Puna me orar të plotë mund të jetë shumë e lodhshme. Studimet tregojnë se stresi është një faktor që çon drejt depresionit. Punët me gjysmë orar mund të zvogëlojnë stresin sepse ju do të punoni më pak dhe nuk është e nevojshme të merreni më punë gjatë gjithë ditës. 4. Menaxhimi i kohës Çka e bën edhe më të mirë punën me orar të pjesshëm është fakti se do ta menaxhoni kohën më mirë. Duke punuar me gjysmë orar, ju thjesht nuk qëndroni në një vend,  ju do të doni të eksploroni edhe mundësi të reja që të punoni për më shumë se një punëdhënës. Kjo iu bën të fitoni njohuri dhe aftësi edhe në fusha të tjera.
Lexo më shumë
3 hapa se si ta përmirësoni vetë-diciplinën në punë
Vetë-diciplina është aftësia për t'i rezistuar impulseve, për të mbajtur fokusin, si dhe aftësia për t'i parashikuar projektet deri në përfundim. Në përgjithësi, punonjësit bëjnë manovrime gjatë menaxhimit të përgjegjësive. Në kuadër të këtyre përgjegjësive përfshihet edhe menaxhimi i të tjerëve, delegimi i punës, përfshirja në zgjidhjen e problemeve ose mosmarrëveshjeve gjatë procesit të punës. Vetë-diciplina kategorizohet nga këmbëngulja dhe vullneti që keni në vend pune, si dhe vëmendja që i kushtoni një detyre derisa ta përfundoni atë me sukses. Punonjësit të cilët janë të vetë-diciplinuar nuk shpërqendrohen lehtë. Ata mund të ruajnë përqendrimin përkundër pengesave që mund t’i kenë nga të tjerët. Vetë-diciplina në punë ju ndihmon që të jeni të përkushtuar në tërësi në detyrat përkatëse që mund t’i keni. Prandaj, është e nevojshme ta praktikoni vetë-diciplinën. Këtë mund ta bëni fillimisht duke vlerësuar nivelin e vetë-diciplinës që keni, si dhe duke ja parashtruar vetes disa pyetje si në vijim: *Cilat janë objektivat ditore që po ja caktoj vetes?*A kam ndërmarrë hapa për t’i shmangur shpërqendrimet që ngadalësojnë progresin e punës?*A po i jap vetes kohë të mjaftueshme për përfundimin e detyrave?*Cilat shprehi i kam përvetësuar deri më tani? Akademi Pune ju informon se si përmes 3 hapave mund ta përmirësoni diciplinën tuaj në vendin e punës: Rikujtoni rregullat e motivimit. Ka disa këshilla rreth motivimit dhe përcaktimit të synimeve që mund t'ju ndihmojnë të përmirësoni këmbënguljen tuaj në punë. Së pari, aty ku është e mundur, vendosni qëllimet tuaja. Përmbushja e qëllimeve ditore që ja përcaktoni vetes, qoftë ato të vogla apo të mëdha, ju ndihmon në ngritjen e motivimit tuaj. Nëse keni një qëllim që ju tërheqë dhe motivon, do ta keni më të lehtë ta drejtoni vëmendjen tuaj drejt arritjes së atij qëllimi. Kur përfundoni me sukses qëllimet që keni, sigurohuni që të ndani kohë për të shpërblyer përpjekjet tuaja. Kësisoj, ju vetë-motivoheni për punën e kryer, si dhe ndiheni më i gatshëm për qëllimet e radhës. Evitoni shpërqendrimet. Si shumë aftësi të tjera, vetë-diciplina përmirësohet më së miri me anë të praktikës së vazhdueshme pasi që është shprehi që përvetësohet. Një nga format më të mira për realizim të objektivave, është evitimi i shpërqendrimeve që ju pengojnë gjatë procesit të punës. Për të filluar procesin e evitimit të shpërqendrimeve, gjatë orarit të punës kujtoni momentet kur jeni shpërqendruar gjatë kryerjes së një detyre, si dhe shkruani diku se cilat ishin ato shpërqendrime. Ato mund te jenë si p.sh telefoni juaj, mesazhet qe merrni nga jashte apo diçka e ngjajshme. Prandaj, identifikimi i tyre ju ndihmon të vendosni se si t’i evitoni ato. Mos harroni, për të ndryshuar mënyrën se si punoni ju duhet kohë, prandaj duhet të keni durim përderisa evitoni shpërqendrimet nga dita juaj e punës. Mendoni mirë para se të merrni vendime. Vendimet që merrni për detyra të caktuara në punë, qoftë ato ditore apo javore, ndikojnë në punën tuaj drejtpërdrejt. Hulimtimet tregojnë se vendimmarrja nuk është gjë e lehtë. Prandaj, është e rëndësishme analiza që bëni para se t’i merrni ato vendime. Durimi që shfaqni gjatë vendimmarrjes ju ndihmon shumë në përmirësimin e vetë-diciplinës. /AkademiPune  
Lexo më shumë
Profesionet që po luajnë rol kyç në përballjen me COVID-19
Siç edhe jemi të informuar numri i njerëzve të infektuar me koronavirus po vazhdon të rritet si në vendin tonë ashtu edhe nëpër shtete tjera të cilat janë prekur me këtë virus. Ky virus tanimë ka prekur më shumë se 170 shtete të botës. Për ballafaqim ndaj këtij virusi shtetet kanë marrë masa të ndryshme si kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, mbyllja e kufijve si dhe masa të tjera parandaluese. Mirëpo, vlen të përmendet edhe për njerëzit që po angazhohen vazhdimisht në profesionet e tyre përkatëse edhe gjatë kësaj periudhe kritike në ballafaqimin ndaj këtij virusi.  Disa nga ato profesione janë si në vijim: Punonjësit e shëndetësisë Punonjësit e shëndetësisë janë ata që ballafaqohen drejtpërdrejt me koronavirusin, pasi që njerëzit me simptoma të këtij virusi i drejtohen qendrave të shëndetësisë për të kërkuar ndihmë mjekësore. Një nga profesionet e listuara të kujdesit shëndetësor që organizatat mjekësore shpresojnë të punësojnë janë infermierë që mund të ndihmojnë në ekzaminimin e koronavirusit, pasi që ky virus po vazhdon të përhapet globalisht. Punonjësit e kujdesit shëndetësor si mjekët ashtu edhe infermierët, janë një nga industritë e punës më të rrezikuara nga koronavirusi për shkak të kontaktit të ngushtë me personat e infektuar nga COVID-19. Nëpër shtete të shumta, mjekë tashmë të pensionuar i janë rikthyer profesionit të tyre, vetëm që t’ju dalin në ndihmë njerëzve të prekur me COVID-19. Studiuesit dhe shkencëtarët Sipas informacioneve nga mediet botërore shkencëtarët janë të nevojshëm për testimin dhe rishikimin e të dhënave laboratorike në lidhje me koronavirusin. Studiuesit janë duke luajtur një rol jetësor në zbulimin e informacionit në lidhje me shpërthimin e këtij virusi. Sipas revistës së famshme "Science Magazine" komunikimi intensiv ka katalizuar një nivel bashkëpunimi midis shkencëtarëve, si dhe ka mundësuar që kërkimi të lëvizë më shpejt sesa gjatë ndonjë pandemie të mëparshme që ka përjetuar njerëzimi. Gazetarët/mediet Në informimin e duhur të njerëzve rreth COVID-19, rol të rëndësishëm po luajnë edhe gazetarët së bashku me mediet. Ata vazhdimisht po informojnë qytetarët me lajme në lidhje me COVID-19 në forma të ndryshme, si permes televizionit, komunikatave të drejtpërdrejta dhe permes postimeve në rrjete sociale. Zyrtarët policorë Nuk mund t’i lëmë pa përmendur edhe zyrtarët policorë që po bëjnë të pamundurën në vetëdijësimin e qytetarëve rreth gjendjes së krijuar. Ata po angazhohen maksimalisht që qytetarët t’i respektojnë rregullat e caktuara siç është qëndrimi në shtëpi, në mënyrë që të evitojnë rrezikun e prekjes nga ky virus. Specialistët e të dhënave Përveç nevojës që kemi për punonjësit e shëndetësisë që ndihmojnë pacientët e diagnostifikuar me koronavirus, ekziston gjithashtu nevoja për njerëzit që shikojnë të dhënat që lidhen me sëmundjen. Të dhënat dhe informacionet po luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kritike, pasi ndihmojnë për të kuptuar nivelin e ashpërsisë së virusit, duke ekzaminuar numrin e vlerësuar të rasteve në vendet e raportuara. Përpos profesioneve të lartcekura, rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kanë edhe profesionet si zjarrëfikësit, farmacistët, punonjësit e marketeve, bukëpjekësit, si dhe punonjësit e kompanive dezinfektuese. /AkademiPune
Lexo më shumë
10 punë për njerëzit që i duan makinat
Auto-industria është një industri e gjerë, prandaj edhe mundësitë e punës që ofrohen në këtë drejtim nuk janë të pakta. Nëse jeni adhurues i automjeteve, drejtimit ose ndërtimit të tyre si dhe e keni pasion punën që lidhet me makina, këtë pasion mund ta ktheni në një karrierë të frytshme. Ekzistojnë shumë punë që mund t’i bëni në industrinë e automjeteve. Ne ju sjellim disa sugjerime rreth karrierës që mund të mund të ndiqni. Vozitës Për ata që vozitjen e kanë pasion, tregu i punës ofron shumë mundësi. Një vozitës mund të punojë në industri të ndryshme - për të transportuar njerëz, mallra apo produkte nga një vend në vendin tjetër. Ka shumë mundësi për karrierë si vozitës, ndër to: shofer kamioni, autobusi, taksi, e deri tek shoferët e tjerë personal. Mekanik Nëse jeni prej atyre që e kuptojnë mënyrën se si punojnë makinat, si mund të rregullohen dhe në përgjithësi jeni një person që i kontribuon zgjidhjes së problemeve, shkollimi për mekanik mund të jetë një zgjedhje e duhur. Duke qenë automekanik, do ta kaloni gjithë ditën rreth makinave dhe pjesëve të ndryshme që i përbëjnë ato. Restaurues Ka shumë prej njerëzve që nuk duan të shesin apo largojnë makinat e tyre të përparshme, ndonëse mund të kenë ndryshuar ngjyrë apo të jenë dëmtuar. Restauruesit janë personat që kujdesën ta rregullojnë këtë problem. Ata ua kthejnë makinave të vjetra shkëlqimin e mëparshëm. Nëse jeni prej atyre njerëzve që preferoni cilësi, jeni detajist si dhe i doni makinat, puna si restaurues mund të jetë e duhura për ju. Pastrues i automjeteve Makinat kanë nevojë të mirëmbahen. Pastruesit e automjeteve përdorin produkte specifike për pastrimin e makinave, për të hequr papastëritë brenda dhe jashtë tyre. Shumica e pastruesve kanë një mori klientësh të besuar, që kujdesen për automjetët e tyre. Agjent i makinave me qira Në këtë punë, ju do të ofroni shpjegime për njerëzit që duan të marrin një makinë me qira për një kohë të shkurtër. Zakonisht, një agjent makinash me qira merret me telefonatat, mbledhjen e pagesave dhe dokumenteve të nevojshme, zgjidhjen e ankesave dhe në fund kontrollimin e makinës.  Inxhinier automjetesh Inxhinierët e makinave janë pozita të punës të paguara mirë kudo në botë. Nëse jeni një person që keni aftësi të zgjidhjes së problemeve, keni aftësi analitike si dhe keni njohuri rreth ndërtimit të makinave, karriera si inxhinier i makinave mund të jetë një rrugë e mirë. Menaxher i shitjeve Karriera si menaxher i shitjeve të makinave është shumë e kërkuar në tregun e punës sot anëmbanë botës. Nëse pasioni juaj janë makinat dhe jeni të mirë në komunikim me njerëz, atëhere kjo mund të jetë karriera ideale për ju. Duke u përfshirë në këtë profesion, do të mund të mësoni rreth automjeteve të ndryshme dhe të ndani njohuritë me klientët tuaj, duke ju siguruar atyre edhe modelet që ju nevojiten.  Instruktor i vozitjes A dëshironi t’i inspironi të tjerët apo të krijoni entuziazëm tek ta? A mendoni që jeni të mirë si mentor i dikujt? Karriera e duhur për ju mund të jetë instruktor në vozitje. Puna si instruktor në vozitje nuk është një punë shumë e lehtë. Një instruktor është përgjegjës për t’ua mësuar të tjerëve mënyrën e sigurt për ta vozitur një automjet si dhe për rregullat e trafikut. Për t’u bërë instruktor në vozitje duhet të jeni person i qetë, i durueshëm, të jeni i qartë në udhëzime, të keni aftësi të shkëlqyera të vozitjes si dhe të dini të reagoni në situatat e rrezikshme.   Tregtar i makinave Për t’u bërë tregtar i suksesshëm i makinave nuk është shumë e vështirë. Mjafton të keni njohuri se si të negocioni apo të bëni marrëveshje, të njihni tregun se ku operoni dhe të kuptoni se çka është duke kërkuar ai treg më shumë. Si tregtar i makinave mund të fitoni të ardhura të shumta me një punë disa orëshe. Teknik i gomave Një teknik i gomave merret me instalimin dhe riparimin e gomave në automjete të ndryshme. Ndër tjera, ata sigurohen që gomat të jenë fryer mirë dhe të zëvëndësohen në mënyrë të rregullt ne një automjet. /AkademiPune.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.