Si të jeni më produktivë në punë ditën e hënë?

31 Janar '20

Si të jeni më produktivë në punë ditën e hënë?
	 	 

Për shumë njerëz, dita e hënë mund të jetë më e lodhshme se zakonisht. Kemi dëgjuar shpesh persona që ankohen për ditën e hënë, kjo pasi që ata kthehen në punë pas dy ditëve pushimi në fundjavë. Kësisoj, dita e hëne shpesh shihet si ditë më sfiduese ndër ditët e tjera të javës.

Mirëpo, fillimi i mirë i ditës së hënë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e javës. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që të jeni më të organizuar dhe të filloni javën në mënyrë të duhur:

1. Planifikoni fundjavën disa ditë më parë

Planifiko fundjavenNjë fundjavë e mirë mund të ndikojë që fillimi i javës të jetë produktiv. Gjatë ditëve të pushimit, mundohuni të bëni ndonjë aktivitet që ju sjellë kënaqësi, kaloni sa më shumë kohë me familjarët dhe miqtë tuaj. Shumë pozitivisht do të ndikonte edhe nëse vizitoni ndonjë vend të ri.

2. Shfrytëzojeni mbrëmjen e ditës së premte si parapërgatitje për të hënën

Planifikimi i ditesNë mënyrë që ta filloni mbarë të hënën, shfrytëzoni ditën e premte si parapërgatitje për detyrat që planifikoni t’i kryeni gjatë ditës së hënë dhe javës në vazhdim. Kësisoj, ju do të keni një planprogram paraprak më lehtë të menaxhueshëm.

3. Merruni me ndonjë aktivitet sportiv

Aktivitete SportiveSiç e dimë, sporti largon energjinë negative, ndihmon që të kemi më shumë energji dhe të ndihemi më mirë dhe të relaksuar. Kështu që, nëse gjatë fundjavës merreni me ndonjë aktivitet sportiv, do të nënkuptonte që ditën e hënë në punë ta filloni më të motivuar dhe më pozitivë.

4. Sigurohuni të bëni gjumë të rehatshëm   

Gjume i rehatshemGjumi është pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Një gjumë i mirë nënkupton që jeni më të pushueshëm dhe të gatshëm për ditën e radhës. Prandaj ditën e diel shkoni për të fjetur pak më herët se zakonisht dhe sigurohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që të zgjoheni të pushueshëm dhe me më shumë energji.

5. Planifikoni diçka pas orarit të punës

Kohe me shoqeri
Mos mendoni vetëm se si ta tejkaloni ditën e hënë sa më parë, sikur të ishte ajo një ditë e parëndësishme e javës. Planifikoni gjëra tjera që ju pëlqejnë edhe pas orarit të punës si takimi me shoqëri, përgatitja e ushqimit tuaj të preferuar apo shikimi i ndonjë programi televiziv që pëlqeni.  /KosovaJob

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC