Si të mbijetoni në një ambient pune negativ?

29 Jan, 2020

Si të mbijetoni në një ambient pune negativ?
	 	 

Në çdo ambient të punës, mund të ketë ditë që janë më stresuese se zakonisht. Mirëpo, në qoftë se stresi që vjen nga puna bëhet i shpeshtë dhe shëndeti juaj përkeqësohet, atëherë duhet të ndërmerrni masa sa më shpejt.

Si ta kuptoni nëse po punoni në një ambient të keq?

Nëse jeni duke punuar në një ambient të pakëndshëm, mund t'ju paraqiten disa shqetësime. Duke dhënë përgjigje në pyetjet e mëposhtme, mund ta kuptoni më mirë se në çfarë situate ndodheni.

A flini mirë gjatë natës dhe bëni rregullisht të paktën 7 orë gjumë?

A ushqeheni mirë? A hani më shumë se që duhet apo nuk keni fare oreks?

A ndjeheni të sigurt në shtëpi dhe në punë?

Nëse përgjigjet në këto pyetje janë shqetësuese, atëherë do të duhet ta shqyrtoni ambientin ku punoni. Kjo, sepse mjedisi i punës mund të jetë duke ndikuar jashtëzakonisht keq në shëndetin tuaj.

Disa nga simptomat që mund të shfaqen:

Punonjësit janë të sëmurë gjithnjë.  Ambientet negative të punës sjellin lodhje, stres dhe shqetësime tek punonjësit. Nëse punonjësit janë vazhdimisht të sëmurë dhe nuk vijnë në punë apo vijnë në punë dhe janë përsëri të sëmurë, atëherë kjo është një shenjë që ambienti është shndërruar në diçka totalisht të dëmshme për shëndetin tuaj.

Mungesë entuziazmi. Nëse ju dhe kolegët tuaj jeni vazhdimisht të pakënaqur, nuk ndjeheni të lumtur që punoni aty dhe shumë rrallë buzëqeshni, kjo rezulton në atë që ambienti i punës nuk është i mirë.

Mungesë komunikimi apo komunikim negativ. Nuk informoheni saktë rreth punës suaj? Nuk merrni ndonjë reagim nëse e keni përfunduar punën si duhet ose jo? Punoni gjithmonë shumë dhe nuk merrni reagime pozitive? Nëse përgjigjeni me jo në të gjitha pyetjet e mësipërme, gjithsesi duhet ta konsideroni edhe njëherë vendin tuaj të punës.

Thashetheme. Ambient negativ është gjithashtu edhe nëse kolegët nuk janë shokë me njëri tjetrin dhe ka shumë thashetheme apo gjëra të pahijshme brenda kolektivit.

Çka duhet të bëni për të mbijetuar në një ambient të punës negativ?

Fillimisht, le të qartësojmë se çka nënkupton një ambient i punës negativ. Një vend toksik i punës mund të quhet çdo ambient ku puna, atmosfera, njerëzit, ose ndonjë kombinim i këtyre gjërave shkaktojnë stres dhe shqetësime në jetën tuaj.

Në vijim, ju sjellim disa këshilla se si të tejkaloni problemet në ambiente të tillë.

  1. Pas punës, bëni diçka që nuk lidhet me punën tuaj dhe ua heq stresin. Konsideroni të bëni gjëra që pëlqeni sepse në këtë formë do të mund ta hiqni stresin. Lexoni ndonjë libër që ju pëlqen, merruni me sport, mësoni diçka të re.
  2. Gjeni njerëz që ndjehen sikur ju. Mundohuni të ndani këshilla me njerëzit që ndjehen sikur ju dhe të zhvilloni plane se si mund ta largoni negativitetin brenda ekipit.
  3. Krijojeni një listë me gjërat që duhet t’i bëni. Kur jeni të organizuar mirë, nuk do të keni kohë të merreni me gjëra negative.
  4. Largohuni. Ka shumë gjasa që nëse punoni mirë me veten tuaj dhe ndihmoni në përmirësimin e atmosferës në mjedisin e punës, gjithçka do të përmirësohet. Mirëpo, nëse nuk shihni shpresë, filloni kërkimin e një pune të re.
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cilat janë ndër simptomat e para kur dikush preket nga Coronavirusi?
    A
    Probleme me frymëmarrje, kollitje, temperaturë
    B
    Probleme me shikim
    C
    Probleme me muskujt e trupit
    D
    Asnjëra nga këto
  • Ne jemi më të mbrojtur në këtë periudhë kritike nëse:
    A
    Takojmë më shumë miq
    B
    Udhëtojmë më shpesh
    C
    Qendrojmë në shtëpi
  • A zvogëlohen gjasat të prekeni nga Coronavirusi nëse pastroni duart më shpesh se zakonisht?
    T
    Po
    F
    Jo
  • A është i nevojshëm dezinfektimi i zyreve të punës nga kompanitë dhe bizneset e ndryshme?
    T
    Po, natyrisht
    F
    Nuk është edhe aq i nevojshem
  • A duhet personat e infektuar me CV19 të përdorin maska për të mos e përhapur virusin?
    T
    Jo, ata tashmë janë infektuar
    F
    Po, duhet të përdorin maska
  • Tashmë është e njohur se ky virus bartet nga njeriu në njeri.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Me cilën sëmundje ka ngjashmëri Coronavirusi?
    A
    SARS (Sindroma Akute e Rrugëve të Frymëmarrjes)
    B
    Ebola
    C
    HIV
  • Në cilën provincë të qytetit Wuhan zyrtarët botërorë të shëndetësisë besojnë se ka prejardhje ky virus?
    A
    Buhei
    B
    Chihei
    C
    Hubei
    D
    Wuhei
  • Cila supozohet se është njëra nga mënyrat që zvogëlon mundësinë e përhapjës masive të COVID-19?
    A
    Moti me temperatura të ulëta
    B
    Moti me temperatura të larta
    C
    Rreshjet e shiut
  • Sipas vlerësimeve aktuale të periudhës së inkubacionit, përafërsisht sa zgjat periudha midis infeksionit dhe fillimit të simptomave të këtij virusi?
    A
    Nga 1 deri në 3 ditë
    B
    Nga 1 deri në 14 ditë
    C
    Nga 1 deri në 7 dit
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si të jeni më produktivë në punë ditën e hënë?
Për shumë njerëz, dita e hënë mund të jetë më e lodhshme se zakonisht. Kemi dëgjuar shpesh persona që ankohen për ditën e hënë, kjo pasi që ata kthehen në punë pas dy ditëve pushimi në fundjavë. Kësisoj, dita e hëne shpesh shihet si ditë më sfiduese ndër ditët e tjera të javës. Mirëpo, fillimi i mirë i ditës së hënë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e javës. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që të jeni më të organizuar dhe të filloni javën në mënyrë të duhur: 1. Planifikoni fundjavën disa ditë më parë Një fundjavë e mirë mund të ndikojë që fillimi i javës të jetë produktiv. Gjatë ditëve të pushimit, mundohuni të bëni ndonjë aktivitet që ju sjellë kënaqësi, kaloni sa më shumë kohë me familjarët dhe miqtë tuaj. Shumë pozitivisht do të ndikonte edhe nëse vizitoni ndonjë vend të ri. 2. Shfrytëzojeni mbrëmjen e ditës së premte si parapërgatitje për të hënën Në mënyrë që ta filloni mbarë të hënën, shfrytëzoni ditën e premte si parapërgatitje për detyrat që planifikoni t’i kryeni gjatë ditës së hënë dhe javës në vazhdim. Kësisoj, ju do të keni një planprogram paraprak më lehtë të menaxhueshëm. 3. Merruni me ndonjë aktivitet sportiv Siç e dimë, sporti largon energjinë negative, ndihmon që të kemi më shumë energji dhe të ndihemi më mirë dhe të relaksuar. Kështu që, nëse gjatë fundjavës merreni me ndonjë aktivitet sportiv, do të nënkuptonte që ditën e hënë në punë ta filloni më të motivuar dhe më pozitivë. 4. Sigurohuni të bëni gjumë të rehatshëm    Gjumi është pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Një gjumë i mirë nënkupton që jeni më të pushueshëm dhe të gatshëm për ditën e radhës. Prandaj ditën e diel shkoni për të fjetur pak më herët se zakonisht dhe sigurohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që të zgjoheni të pushueshëm dhe me më shumë energji. 5. Planifikoni diçka pas orarit të punës Mos mendoni vetëm se si ta tejkaloni ditën e hënë sa më parë, sikur të ishte ajo një ditë e parëndësishme e javës. Planifikoni gjëra tjera që ju pëlqejnë edhe pas orarit të punës si takimi me shoqëri, përgatitja e ushqimit tuaj të preferuar apo shikimi i ndonjë programi televiziv që pëlqeni.  /KosovaJob
Lexo më shumë
Pesë oferta kreative të punës që mund t’i befasojnë kandidatët
Rekrutimi i kandidatëve është një punë me plot përgjegjësi e gjithashtu edhe shumë sfidues. Po aq sa është sfidues kërkimi dhe gjetja e një kandidati të mirë, po njësoj është sfiduese edhe për kandidatët gjetja e një pune të dinjitetshme. Ofertat e punës janë momente të veçanta për të gjithë kandidatët. Kësisoj, që anëtarët e rinjë të kompanisë të jenë qysh në fillim të motivuar dhe të kënaqur, kompanitë përpos takimeve zyrtare, mund të praktikojnë edhe metoda të tjera kreative, për t’iu treguar atyre se kanë vendosur t’i punësojnë, shkruan Recruitee, përcjellë KosovaJob. 1. Ftoni ata që të vijnë në kompani. Nëse vërtetë dëshironi t’i befasoni kandidatët tuaj në mënyrën më personale të mundshme, ftoni ata në një takim ku keni për qëllim “t’i diskutoni disa gjëra” dhe pastaj mund të përdorni metoda të tilla si ndonjë baner me një mbishkrim të veçantë që tregon e keni punësuar atë person. 2. Dërgoni një pako të veçantë për ta. Nëse më të vërtetë jeni prej punëdhënësve që duan të sakrifikojnë kohën dhe të bëjnë përpjekje për t’i befasuar kandidatët, atëherë mund ta bëni këtë duke dërguar një pako me disa gjëra në shtëpinë e tyre. Kjo me shumë gjasa mund të jetë metoda më e pëlqyer nga kandidatët që ta kuptojnë se janë punësuar. Në pako mund të vendosni gjëra si: Një kartë personale e cila i lë kandidatët të kuptojnë se janë punësuar (duke përfshirë edhe kontratën). Një maicë me logo të kompanisë. Ndonjë shishe me logo të kompanisë. Çokollatë me logo te kompanisë në të. 3. Dërgoni një foto të tavolinës së tyre të punës. Një tjetër mundësi shumë e mirë për t’i bërë kandidatët të kuptojnë se janë punësuar në kompaninë tuaj, është nëse ua dërgoni një foto të tavolinës së dekoruar veçanarisht për ta. Nëpërmjet kësaj metode, kandidatët do të mund të kuptojnë se janë të mirëseardhur në kompani dhe të ndjehen menjëherë pjesë e ekipit. Shkruani dikund në tavolinë një letër me emrin e kandidatit dhe vendoseni një mesazh mikpritës në desktop të kompjuterit për ta. 4. Përdorni gifs ose video me momente interesante në ekip. Një metodë interesante për t’i bërë kandidatët të ndjehen të mirëseardhur është duke përdorur diçka vizuelisht, si p.sh ndonjë video ku përfshihet i gjithë ekipi që uron mirëseardhje. Kështu, anëtarët e rinjë automatikisht do ta kuptojnë se janë në një kompani ku ka harmoni. Gjithashtu mund ta përgatisni ndonjë gif të veçantë  dhe t'ia dërgoni kandidatit si mesazh special për të.  5. Përgatiteni një listë me këngë.  Një listë me tituj këngësh të cilët mund të tregojnë se jeni duke e punësuar atë kandidat do të ishte diçka shumë e veçantë, e gjithashtu edhe shumë befasuese për kandidatët. 
Lexo më shumë
Menaxhimi i kohës në vendin e punës: Si ta organizoni ditën më mirë?
Rëndësia që i japim menaxhimit të kohës në vendin e punës tregon shumë për ne. Koha e menaxhuar mirë në vend pune, nënkupton ngritjen e produktivitetit dhe uljen e stresit. Qëllimi i menaxhimit të kohës është që njerëzit të kryejnë punën më mirë, duke e kursyer kohën dhe energjinë. AkademiPune, ju rekomandon disa këshilla që mund t’i aplikoni për përmirësimin e aftësive menaxhuese të kohës: 1. Bëni një vlerësim se si po e menaxhoni kohën në këtë moment. Nëse doni të rregulloni menaxhimin e kohës tuaj, së pari duhet të vlerësoni si po e shfrytëzoni kohën aktuale. Përpiloni një listë me detyrat ditore dhe javore që i keni si në vijim: Caktoni vetes detyrat dhe arritjet që mund t’i bëni gjatë ditës; Identifikoni prioritetet; Fokusohuni në aktivitetet që keni pritshmëri më të mëdha. Pas një vlerësimi të tillë, do të jetë mjaft e qartë se si mund ta menaxhoni kohën, duke i mënjanuar aktivitetet, bisedat jo produktive. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në dijeni saktësisht se sa marrin kohë detyrat ditore dhe sa kohë ju mbetet për punë tjera.2. Krijoni një planprogram ditor Gjithmonë mbani me vete një fletore dhe listoni të gjitha detyrat që keni ndërmend dhe planifikoni t’i kryeni gjatë ditës. Ky është një hap vendimtar për një menaxhim sa më të mirë të kohës. Prandaj, mos e filloni ditën pa një listë të organizuar me detyrat ditore që planifikoni t’i kryeni. Para përfundimit të orarit të punës, krijoni një listë me detyrat primare për ditën e nesërme. Nëse e fitoni si shprehi listimin e detyrave me prioritet, kjo ju mundëson që të mos brengoseni gjatë natës për ditën e nesërme në punë. 3. Menaxhoni stresin Stresi shpesh ndodh kur pranojmë më shumë punë se sa potenciali që kemi. Kësisoj, trupi ynë fillon të ndihet i lodhur, gjë që ndikon në produktivitet. Kur filloni të ndjeni lodhje dhe stres, merrni pauza 10-15 minutëshe pasi që ju ndihmojnë në evitimin e stresit. Nëse një detyrë e caktuar ju shkakton stres dhe mendoni se nuk mund ta përfundoni në kohë, është shumë normale të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me kolegët tjerë. 4. Mënjanoni shpërqëndrimet Rrjetet sociale, përdorimi i telefonit, mesazhet e ndryshme që mund të merrni janë vetëm disa nga shpërqëndrimet në punë që ju konsumojnë kohë dhe ndikojnë në produktivitet. Prandaj, eleminimi i tyre gjatë kohës kur jeni në orar pune, rezulton në menaxhim më të mirë të kohës dhe përfundim të detyrave në afat.5. Mësoni të thoni JO Ju kurrë nuk do të mund të mësoni menaxhimin e kohës në punë, nëse keni problem t’i thoni jo të tjerëve. Vetëm ju personalisht mund ta dini se për çfarë keni kohë dhe prioritetet që keni. Prandaj nëse duhet ta anuloni ndonjë kërkesë për t’u fokusuar në detyra me më rëndësi, mos hezitoni ta bëni një gjë të tillë.
Lexo më shumë
Si ta filloni karrierën në marketing dixhital?
Përderisa gjithnjë e më shumë kompani drejtohen në Internet për të gjeneruar shitje, nevoja për ekspertë në marketing dixhital nuk ka qenë kurrë më e madhe. është një industri me hapa të shpejtë, që ka shumë sfida, por edhe shumë shpërblime, duke përfshirë një të ardhur potencialisht fitimprurëse. Nëse keni menduar për hyrjen në dixhital marketing , tani është koha ta bëni atë. Nuk është e nevojshme që patjetër të keni diplomë të marketingut për të filluar një karrierë në këtë fushë, nëse keni përkushtimin e duhur ndjekja e trajnimeve të ndryshme në dixhital marketing do t'ju ndihmojnë të merrni hapat e nevojshëm. Akademi Pune ju sjell disa këshilla se si ta filloni një karrierë në dixhital marketing: Krijoni një prezencë online Në kohën që po jetojmë, punësimi është mjaft i vështirë nëse nuk jeni prezent në rrjetet sociale për t’i ndjekur trendet e fundit dhe zhvillimin e tregut të punës. Rekruterët dhe kompanitë e shumta i drejtohen rrjeteve sociale për të mësuar në lidhje me aplikantët. Nëse ju nuk keni llogari tuajën personale në platformat si Facebook apo LinkedIn ata shumë shpejt kalojnë te kandidati tjetër, prandaj kushtoni rëndësi prezencës tuaj online, e sidomos llogarisë tuaj të LinkedIn që ta përditësoni atë vazhdimisht. Përcjellni trendet e fundit Marketingu dixhital është një karrierë që gjithmonë është në lëvizje dhe gjithnjë në ndryshim. Nëse e zgjedhni si karrierë, duhet të jeni në hap me trendet e fundit vazhdimisht. Nevojat e kësaj industrie ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe nëse ngecni në hapa, rrezikoni të zëvendësoheni nga dikush tjetër që është duke pritur ta zë vendin tuaj. Këtë mund ta bëni duke ndjekur seminare dhe trajnime të ndryshme të kësaj fushe që të jeni vazhdimitsht në rrjedha me zhvillimet e fundit. Përdorni kreativitetin tuaj Marketingu dixhital me të vërtetë ju lejon të përdorni kreativitetin tuaj në mënyra të ndryshme. Ka metoda dhe sisteme që janë të standardizuara për aplikime të caktuara, por gjithmonë mund të shtoni aftësi personale në projekte, duke i bërë ato kreative dhe unike. Kjo industri është e bazuar në kreativitet, kështu që nëse keni një ide që mendoni se do të funksionojë, mos hezitoni ta provoni. Zgjeroni rrjetin tuaj të njerëzve Njohja e sa më shumë njerëzve, shkëmbimi i ideve dhe përvojave me ta ka rëndësi të madhe në formësimin tuaj. Një person mund të dijë se ku mund të merrni trajnime specifike, dikush tjetër madje mund t’ju bëj një ofertë pune që nuk mund ta refuzoni. Prandaj, mos ngurroni të krijoni miq të rinj, pasi përmes lidhjeve të reja ju keni mundësi të shprehni idetë tuaja dhe të krijoni ura lidhëse për bashkëpunim në të ardhmen. Merrni përvojë Forma më e mirë se si mund të fitoni përvojë është përmes punës praktike. Shfaqni interesimin tuaj duke aplikuar për punë praktike në ndonjë kompani, pasi ky është një investim i vlefshëm në kohë me përfitime afatgjata. Aftësitë dhe përvojën që e fitoni do t’ju hapin rrugë dhe mundësi të shumta gjatë gjithë karrierës./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.