A duhet që kolegët të diskutojnë pagën e njëri-tjetrit?

2 Mars '23

A duhet që kolegët të diskutojnë pagën e njëri-tjetrit?
	 	 

Të treguarit e pagës mes kolegëve në disa vende konsiderohet si tabu dhe në disa kompani kjo është e ndaluar nga departamentet e burimeve njerëzore. Por, duke e vënë theksin mbi barazinë e pagave në vendin e punës, duke përfshirë mbylljen e hendekut gjinor dhe racor të pagave, idetë rreth asaj që duhet të dimë për pagën e kolegëve tanë po ndryshojnë në mënyra që të mund të përfitojnë njësoj si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit.

"Transparenca e pagave është e ardhmja. Nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë”, ka thënë David Turetsky, një ekspert i pagave në Salary.com.

 "Disa shtete madje po kodifikojnë që kur postojnë një vend pune, aty duhet të përfshihet edhe shuma e pagës që ofrohet për atë pozicion”, ka shtuar tutje ai.

Për punëtorët e një kompanie të kuptuarit se sa fiton dikush në një pozicion që mbanë një pozitë identike mund të ekspozojë pabarazitë e pagave brenda një organizate, edhe pse pa garantuar rritje. Por të paktën ndërgjegjësimi për mospërputhje të tilla mund të inkurajojë punëtorët e paguar më pak të kërkojnë rritje. Po ashtu kjo mund të çojë në xhelozi, siklet dhe pakënaqësi.

Kjo nuk është asnjëherë ide e mirë

Ekzistojnë dy shkolla të përgjithshme të mendimit për këtë çështje. Nga njëra anë, disa ekspertë të pagave dhe karrierës thonë se është një ide e keqe që individët të pyesin kolegët se çfarë page marrin.

"Nuk është kurrë një ide e mirë t'i drejtoheni kolegut dhe të pyesni se sa para marrin. Kjo nuk sjellë asgjë të mirë”, tha Turetsky.

Një shqetësim tjetër është se biseda të tilla informale mund të rezultojnë që njerëzit të dinë më pak dhe jo më shumë për shkallët e pagave drejtuese të një kompanie.

"Kolegi juaj mund të jetë duke ju gënjyer dhe duke ju bërë lojëra për të parë se si po reagoni. Ata mund të mos i tregojnë të gjitha kartat e tyre. Ose mund të mos ju tregojnë se ata fitojnë një bonus dhe ju jo”, ka thënë tutje ai.

Në vend të kësaj, Turetsky beson se të gjitha bisedat rreth pagave duhet të kanalizohen përmes një menaxheri ose departamenti të burimeve njerëzore.

"Këto janë vendime biznesi që kanë të bëjnë me ju si punonjës në atë punë. Paga e gjitha bazohet në marrëveshjen që keni bërë me punëdhënësin tuaj kur keni filluar," tha ai.

Një pikë referimi për atë që ju vlen

Në të vërtetë, tregu i sotëm i punës duket shumë më ndryshe krahasuar me atë para pandemisë. Punëtorët braktisën punën e tyre me ritme rekord gjatë të ashtuquajturës “Dorëheqje e Madhe” dhe punëdhënësit tani duhet të paguajnë paga më të larta ose të ofrojnë joshje të tjera ndërsa konkurrojnë për talent.

"Në këto kohë të 'Dorëheqjes së Madhe', ka inflacion pagash”, ka thënë Brian Bloom, nënkryetar i përfitimeve globale për departamentin e burimeve njerëzore të “Korn Ferry”. "Dikush që është që disa ditë brenda kompanisë mund të marrë një rritje prej 3% -4% çdo vit, dhe dikush që sapo vjen mund të dyfishohet. Këtu hasni probleme në një treg pune të paqëndrueshëm - ku është e vështirë të jini transparentë dhe arrini barazi kur kemi këtë mungesë të fuqisë punëtore dhe konkurrencë për talent”, ka thënë tutje ai.

Por nëse një kompani ka një strukturë kompensimi të vendosur mirë me diapazonin e pagave të lidhura me nivelet e punës, Bloom mbështet punëtorët që të pyesin se çfarë bëjnë të tjerët.

"Për organizatat që kanë një strukturë shumë të vendosur pagash me grupe pagash shumë të qarta, nota të punës dhe transparencë në përparimin e karrierës, mendoj se është një ide e mirë të pyesësh”, ka theksuar Bloom.

Kur i keni të gjitha këto njohuri, ju mund t'i drejtoheni menaxherit tuaj t’i bëni pyetje ose të diskutoni në përgjithësi se çfarë fshihet pas një hendek në dukje pagash.

"Për individët, profesionistët një pyetje e tillë është një pikë referimi për atë që mendoni se duhet të paguheni”, ka thënë Joanna Kim-Brunetti, shefe ligjore në Trusaic, një kompani softuerësh që ndihmon firmat të kryejnë auditime të barazisë së pagave./AkademiPune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC