5 profesione që mund t’i ushtroni në Kosovë nëse jeni ekonomist

28 Janar '20

5 profesione që mund t’i ushtroni në Kosovë nëse jeni ekonomist
	 	 

Ekonomistët merren me mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke përdorur formula matematikore dhe statistika për t’i bërë llogaritjet e ndryshme. Një karrierë në ekonomi mund të rrisë mundësitë e punësimit në shumë drejtime, pavarësisht industrisë në të cilën operon një kompani e caktuar.

Çka mund të punoni me një diplomë në ekonomi?

Ka shumë drejtime në të cilat mund të punoni nëse keni një diplomë në ekonomi. Edhe në Kosovë, ofrohen mundësi punësimi në disa fusha të ekonomisë. Personat që kanë diplomë në ekonomi mund të punojnë në banka, institucione financiare, agjenci të ndryshme, etj.

Nëse keni studiuar në fushën e ekonomisë, ka disa profesione të cilat mund t’i ushtroni. KosovaJob, ju sjellë disa prej këtyre profesioneve: 

  • Kontabilist/e
  • Konsulent/e
  • Analist/e kreditor/e
  • Analist i/e financave
  • Auditor/e

Kontabilist. Roli i një kontabilisti është të kryej detyra që lidhen me saktësinë, regjistrimin, analizat dhe prezantimin e operacioneve financiare të një biznesi, ndërmarrjeje apo organizate. Në ditët e sotme, pothuajse çdo kompani ka nevojë për kontabilistë.

Konsulent/e.  Konsulentët apo këshilltarët ekonomikë duhet të kenë aftësi për të analizuar tregun dhe ndihmuar organizatën apo kompaninë ku punojnë që të përmirësojë performancën. Konsulentët mund të punojnë për kompani që operojnë në industri të ndryshme duke përfshirë financat, shëndetësinë, arsimin, etj .

Analist/e kreditor/e. Një analist kreditor mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klientë të rinjë. Analistët kreditor janë profesionistë financiarë të cilët përcaktojnë mundësinë që huamarrësit të shlyejnë detyrimet e tyre financiare.

Analist i/e financaveAnalistët financiar si pjesë kryesore të punës kanë kryerjen e analizave financiare për klientët e jashtëm ose të bredshëm.

Auditor/e. Puna e një auditori përfshin përgjegjësitë për statusin financiar dhe llogaritë e kompanive apo organizatave. Një auditor mbledh të gjitha informacionet dhe kontrollon nëse të gjitha pasqyrat financiare dhe regjistrimet janë të vlefshme, ligjore ose nëse paraqiten në mënyrë të drejtë.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC