Njihuni me tetë panelistët e samitit “Power to HR”

16 Shkurt '23

Njihuni me tetë panelistët e samitit “Power to HR”
	 	 

Dy folësit kryesor të këtij eventi janë, Anne Morrison me përvojë të gjatë në BBC Academy dhe Serdzan Şimşek Arnautović me përvojë në kompaninë multinacionale – META.

Pjesë e “Power to HR” si mysafire speciale është Hava Maloku, një histori suksesi në SHBA. Ajo është shqiptarja e vetme që ka arritur të punësohet në platformën më të madhe “online” të punësimit dhe biznesit në botë, në “LinkedIn”, i cili ka aktualisht të punësuar mbi 21 mijë punëtorë.  Shumë nga praktikat e suksesshme që ushtron në “LinkedIn” ajo do t’i shpalosë më 23 shkurt në Kosovë.

Përveç folësve ndërkombëtar, “Power to HR” ka mbledhur edhe panelistë vendor të cilët janë profesionistë të Burimeve Njerëzore. Për të dhënë një këndvështrim të temave nga perspektiva e realitetit vendor, “Power to HR” organizon dy panele diskutimi me emrat e profesionistëve më të njohur vendor.

“Zbuloni sekretet për të përmirësuar markën tuaj të punëdhënësit dhe për të garantuar mirëqenien e punonjësve” është tema që do të shtjellohet nga paneli i parë që do të moderohet nga Gent Shala, Ekspert për HR, Produktiviteti dhe Employer Branding.

Folësit e këtij paneli janë:

Abdylkerim Ratkoceri që është Udhëheqës i Burimeve Njerëzore dhe Administrative në korporatën “Merdian”. Ai do t’i kontribuojë diskutimit me njohuritë dhe përvojën e tij mbi një dekadë në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke përfshirë formulimin dhe zbatimin e politikave, punësimin dhe marrëdhëniet industriale.

Fikret Zendeli që është themelues i “Breon & Social Friday”. Ai është shqiptari i parë që arriti audiencën mbi 35 milionë shikues në TEDxZurich. Ai në samitin “Power to HR” do të flas në kompetencën e udhëheqësit që menaxhon me projekte të rëndësishme duke udhëhequr kompaninë e tij që është një nga të paktët të industrisë në rajon që përdorë teknologjinë e re të modelimit të të dhënave tridimensionale të ndërtesave.

Albina Metaj-Ajvazi që është udhëheqëse e Burimeve Njerzore dhe trajnimit në “ProCredit Bank” do të jap perspektivën e saj të ndërtuar mbi përvojën e gjatë në këtë fushë që përfshin mbi 15 vjet punë. Ajo është e gatshme të shpalosë perspektiva të ndryshme të bazuara në përvojën e gjatë. 

Arben Abrashi është folësi i katërt i këtij paneli, ai është menaxhere i Burimeve Njerëzore në liderin global “Teleperformance” në Kosovë. Përvoja e tij në kompaninë me një numër të madh të punonjësve me projekte të ndryshme do të kontribuojë diskutimit për “Employer Branding”.

Paneli i dytë do të zhvillohet mbi temën “Si të krijohen strategji të mira të rekrutimit që i tërheqin njerëzit në kohën digjitale”. Ky panel i cili bën bashkë po ashtu rekrutues të kompanive të fushave të ndryshme do të moderohet nga Kushtrim Pula që është themelues i “Promnestria”. Ai do ta orientoj debatin bazuar në bagazhin e tij kryesisht në zhvillimin organizativ.

Zana Havolli është një nga folëset e këtij paneli e cila do të shtjellojë pikëpamjet e saj të ndërtuar mbi përvojën e saj intensive me rekrutimin. Havolli, e cila është Menaxhere e Rekrutimit në HumanPower, ka intervistuar mbi 10,000 kandidatë dhe ka ndërmjetuar në punësimin e 3000 të tjerë. Ajo ka rekrutuar kandidatë për kompanitë më të mëdha në botë.

Hana Gashi Salihu është panelistja tjetër që ka përvojë në udhëheqjen në Burimeve Njerëzore në “Finca Kosovo”. Ajo ka pozitë udhëheqëse në këtë fushë për më shumë se dhjetë vjet, duke u bazuar në këtë ajo do t’i kontribuojë diskutimit mbi zhvillimin e realitetit të kësaj fushe përgjatë një dekade.

Milaim Mjeku është folësi tjetër që është Udhëheqës i Burimeve Njerëzore në “Adrius Group”. Ai ka përvojë mbi një dekadë në sektor të ndryshëm të kësaj fushe duke përfshirë testimin, rekrutimin, sleksionimin, intersitimin, vlerësimi i ekspertëve, menaxhimi i kapitalit njerëzor, hartimi i kontratave, etj.

Arta Koka Grubi është panelistja tjetër e cila do të shpalosë pikëpamjet e saj mbi përvojën si udhëheqëse e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit në “IPKO”. Ajo ka përvojë mbi 20-vjeçare në fushës e menaxhimit dhe ka publikuar nëpër gazeta të njohura sa i përket fushës së Burimeve Njerëzore.

Samiti më i madh i Burimeve Njerëzore në Kosovë po organizohet në Klan Arena më 23 shkurt. Rezervoni biletën në këtë link: www.powertohr.com 

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC