"Lulett” titullohet dyqani që është hapur së fundmi brenda “Hendon Central Station” në Londër. Frekuentuesit e shumë të këtij stacioni tani mund të blejnë lule në brendim shqiptar. Agi Haxhimurati, themelues i agjencsisë së marketingut “Agi Haxhimurati LLC” në një intervistë për AkdemiPune ka treguar për idenë e projektit më të ri “Lulett” dhe për planet e tjera të agjencisë që operon në Tiranë dhe Oslo e që bashkëpunon me shumë kompani të huaja.
“Lulett” me lule të zgjedhura me finesë është një dyqan lulesh që ka për qellim ofrimin e shërbimeve ne shitjen dhe mirëmbajtjen e luleve për persona privat, festa apo edhe biznese/koorporata. Haxhimurati ka treguar se ideja ka qenë e një çifti shqiptar që jetojnë ne Londër, duke parë dhe mungesën e një biznesi të tillë në zonën e “Hendon Central Station”.
Haxhimurati ka theksuar se kur bashkëpunojnë me shtetet e huaja ku themeluesit apo bashkëthemelues janë shqiptarët atëherë ajo çfarë sugjerojnë është qe emri të ketë elemente nga kultura e pasur e vendlindjes. Për këtë, Haxhimurati thekson se inspirohen dhe nga kompanitë e tjera, si psh emri “Samsung” nga brendi koreano-jugor e ka kuptimin “tre yje” dhe si i tillë na fton të gjurmojmë më shumë në kulturën e tyre.
“Ideja e këtij emërtimi vjen nga fjala "Lulet" në shumës, por në bashkëpunim me klientët gjatë “brainstorming” e vendosem këtë fjalë me theks "british" qe te jete ngacmuese për tregun në Londër dhe te na hap rrugë edhe me shume në kanale të ndryshme marketingu. Për këtë, ne shpeshherë marrim shembullin pozitiv te koreano-jugoret se si i trajtojnë brandet e tyre, te cilët pavarësisht ku e shpërndajnë atë, emrat në shumicën e rasteve i kane nga gjuha e tyre, për të vetmin qëllim qe audiencën e gjerë e ftojnë të njihet me kulturën e atij vendi. Ne fakt, ky është edhe një ndër misionet që ka një brand”, ka thënë tutje ai.
Pozicionimi i një brandi si pikë orientuese për banorët
Hapjen e dyqanit të luleve, brenda statccionit “Hondon Central Station”, sipasi Haxhimuratit është një goditje në kohën e duhur në vendin e duhur. Duke hapur një dyqan unik brenda stacioni të frekuentuar ata synojnë të bëhën pikë orientimi për kalimtarët. Ky stacion u ndërtua në vitin 1927.
Sipas tij pozicionimi i një brandi ka shume rëndësi sepse me kohe mund te kthehet në një pike orientimi për banorët e atij vendi, çdoherë nëse brandi vazhdon dhe rrit besimin te audienca e tyre.
“Gjatë vitit atë stacion treni e frekuentojnë me miliona njerëz, të cilët shkojne apo vijnë për të vizituar dikë dhe mendoj se mundësia për të blerë një lule brenda një stacioni të tille, është goditje në right time, right place! (vendin e duhur, kohën e duhur)”, ka thënë tutje ai.
“Lulett” ofron llojshmëri te gjerë paketash e ofertash për produkte. Duke filluar nga ato me bazike te buqetave e deri te dizajnimi i luleve për evente apo për zyra biznesi/koorporata. Veçantia qëndron në konceptimin e dizajnimit te tyre, ofrimin shume efikas të shërbimit te luleve që dërgohen brenda dites, pasi dizajne të ndryshme mund të porositen edhe online ne lulett.co.uk. Ato prodhohen brenda Mbretërisë së Bashkuar.Haxhimurati: Ne nuk presim të inspirohemi, ne i rrekemi punës
Agjencia kreative “Agi Haxhimurati LLC” ka portfolion e shtrirë në më shumë se 15 shtete, duke filluar nga shtetet e rajonit e duke vazhduar më pas në shtete si Norvegjia, Anglia, Italia, Irlanda, Izraeli, Turqia, Gjermania, Amerika, etj. Kjo agjenci operon në Tiranë dhe në Oslo. Lidhja me një rrjet të gjerë vendesh për ta është përgjegjësi dhe sfidë në të njëjtën kohë për kompaninë.
“Kjo na shton përgjegjësinë, por në të njëjtën kohë na sfidon që të studiojmë në hollësi çdo historik të brandit dhe problemet qe ata/ato kanë, pasi kjo është detyra jonë të ofrojmë zgjidhje vizuale”, ka thënë tutje ai.
Filozofia e punës sipas tij është rruga më e mirë të cilën e kanë instaluar prej kohesh dhe e ndjekin vazhdimisht. Sipas Haxhimuratit filozofia e punës qëndron ne thellimin e studimit te problemit, pasi vetëm duke e studiuar problemin, zgjidhja sa vjen e bëhet më e lehtë e konceptuale, pra merr kuptimin e vet.“Ne nuk presim te inspirohemi, pasi që inspirimi është për amatorë, ne profesionistët ndjekim këto hapa dhe i rrekemi punës”, shprehet tutje Haxhimurati.
Në fund ka një mesazh sa i përket brandimit dhe ky mesazh thërret për më shumë kujdes jo vetëm kur bëhët fjala për kompaninë.
“Brand apo marke nuk janë vetëm kompanitë/biznese, por jemi secili prej nesh si individë. Të kemi vëmendjen për veprimet tona, sepse pikërisht brandi është ajo çfarë flasin njerëzit për ju, kur ju nuk jeni ne dhomë”, ka thënë ai.
Agi Haxhimurati ka lindur ne Rahovec, tash e 11 vite jeton në Tirane ku edhe themeloi kompaninë (Agjencinë Kreative) “Agi Haxhimurati LLC” në vitin 2018, kompani e fokusuar ne branding dhe fushata kreative. Nga Tetori 2021 Agjencia Kreative, “Agi Haxhimurati LLC” ka hapur degën edhe në Oslo të Norvegjisë – ku u prezantua publikisht ne panairin me te madh industrial dhe te dizajnit në Norvegji “Bygg Reis Deg 2021”. panair i cili zhvillohet çdo dy vjet.
Kreu studimet pranë Universitetit Evropian të Tiranës, në drejtimin Komunikim Dizajn, ku në vitin 2015 fitoi edhe Çmimin e Karrierës.
Ajo qe njihet si vula e tij sa i perket brandve jane BUNK’ART 1 & BUNK’ART 2, Kalaja e Tiranes - muzetë dhe vende bashkëkohore turistikte në Tirane që kanë shpërthyer në të gjitha mediat botërore (CNN, BBC, DailyMail, The Sun, Business Insider, Japan Times, The Time, etj), si storie suksesi duke sjelle deri sot mbi 1 milion turistë nga e gjithë bota.
Se fundmi ka branduar edhe hotelin historik 300 vjeçar ne Gjermani, Hotel “Van Bebber”, Një hotel i ndërtuar ne 1783, ne Xanten. E veçanta e këtj hoteli qëndron në faktin se aty kanë qëndruar personazhet më të njohur botërore. Haxhimurati është bashkëthemelues i Festivalit “Hardh Fest” dhe aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Bordit dhe Drejtorit Kreativ.. /AkademiPune