Sot kur jeta virtuale është shumë aktive dhe gjithçka sa i përket punës është e lidhur me të, “LinkedIn” është bërë një platformë e rëndësishme e ndërmjetësimit dhe të publikimit të gjërave që lidhen me punësimin. Andaj kushtoni rëndësi atij. AkademiPune ju përcjellë disa këshilla se cilat janë gabimet që nuk duhet t’i bëni në profilin e juaj.
- Mungesa e një fotoje në profil
Mungesa e një fotografie profili tregon neglizhencë. Ajo mund të interpretohet sikur jeni shumë i zënë për tu marrë më seriozisht me këtë çështje. Mos e injoroni këtë. Përdorni një fotografi që ju pëlqen dhe e cila përcjellë besimin dhe qasjen pozitive. Përderisa fotografia ju bën të dukeni profesional, nuk ka rëndësi nëse e bëni me aparat profesional apo me një kamerë telefoni. Me fotografinë ku shpërfaqni imazhin tuaj profesional, ju mund t’i lini përshtypje dikujt që të ndalet te ju.
- Një 'Titull' hyrës i dobët
Ky titull shfaqet pikërisht poshtë fotos dhe emrit tuaj, duke e bërë atë një nga gjërat e para që njerëzit shohin. Mendoni për këtë fushë si përgjigjen tuaj për "Çfarë bëni?"
Përgjigja juaj e shkurtër mund të jetë, "Unë jam nënkryetar i prodhimit për [kompaninë X]." Ose mund të thoni, "Unë sjell produkte të gjeneratës së ardhshme nga dizajni në treg". Të dyja janë të sakta. Por cila është më efektive për ju? Përgjigja është: varet.
Këtu janë dy gjëra për t'u marrë parasysh:
Kur titulli dhe kompania juaj thonë të gjitha. Nëse punoni në një kompani me kredibilitet dhe keni një rol të mirë aty – mund të keni shumë dëshirë që këtë ta shfaqni aty. Por, disa fjalë që e përshkruajnë punën tuaj përcjellin një mesazh më të mirë. Mesazhi është të përdorni një përshkrim të shkurtër që tregon jo vetëm atë që bëni, por edhe mënyrën se si e bëni atë.
Është më e përshtatshme të thuhet se “kujdeseni për mirëqenien e pacientëve” se sa të thuani që jeni një “infermiere”. Është më e përshtatshme të duhet që “dizajnoni dëshirat e veshjes së klientëve” se sa të tregoni që jeni një dizajnere e modës.
- Ta bëni veten më të bindshëm
Ashtu si një skenarist që duhet ta shesë idenë të producenti, ose dikush që kërkon që ideja e tij të mbështet – edhe ju duhet ta bëni më të mirën që ju ta prezantoheni bindshëm.
Ashtu si me CV-në tuaj, duhet të përdorni një qasje të shpërfaqur arritjet e tua. Aty ku janë të listuara punët tua, listoni arritjet duke përfshirë rezultatet që keni arritur aty.
Për punët tuaja të mëparshme: Përdorni të njëjtën qasje, duke theksuar arritjet tuaja kryesore.
Në arritjet e juaja mund të përfshini edhe anëtarë të tjerë të ekipit. Nëse keni punuar në një projekt me të tjerë, etiketoni emrat e tyre në postimin tuaj në LinkedIn (veçanërisht nëse jeni një menaxher i nivelit të mesëm që drejton ekipin ndërsa të tjerët kanë kryer punën). Kjo në asnjë mënyrë nuk i zbeh aftësitë tuaja.
Përfshini fjalët kyçe që janë të rëndësishme për industrinë tuaj. Punëdhënësit skanojnë fjalët kyçe që tregojnë aftësitë dhe nivelin tuaj të ekspertizës. Një mënyrë për të identifikuar këto fjalë kyçe është të lexoni përshkrimet e punës në industrinë tuaj dhe të merrni parasysh kualifikimet specifike.
Rifreskoni vazhdimisht të dhënat e juaja. Çdo arritje përfshijeni në profilin tuaj profesional në LinkedIn.
Përkrahjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar besueshmëri. Për shembull, profili juaj mund të tregojë se pesë profesionistë të tjerë mbështesin aftësitë tuaja në mediat sociale.
Por rekomandimet janë një mënyrë më bindëse për ta treguar këtë sepse ato kërkojnë më shumë sesa thjesht klikimin e një butoni. Më të fuqishmit janë shkruar nga njerëz vërtet të entuziazmuar, pritshmëritë e të cilëve i keni tejkaluar.
Diçka për të mbajtur parasysh: një rekomandim i menduar dhe i shkruar mirë nga një koleg që flet me specifika mund të bëjë më shumë për të dalluar profilin tuaj sesa komentet e përgjithshme nga njerëzit që kanë pozita udhëheqëse. /AkademiPune