Hava Maloku, shqiptarja e “LinkedIn” vjen nga San Francisco në “Power to HR” të KosovaJob

19 Janar '23

Hava Maloku, shqiptarja e “LinkedIn” vjen nga San Francisco në “Power to HR” të KosovaJob
	 	 

Hava Maloku, një histori suksesi në SHBA është shqiptarja e vetme që ka arritur të punësohet në platformën më të madhe “online” të punësimit  dhe biznesit në botë, në “LinkedIn”, i cili ka aktualisht të punësuar mbi 21 mijë punëtorë.

Historia dhe përvoja e saj është sa frymëzuese aq dhe e dobishme. E gjithë kjo do të shpaloset në samitin më të madh të Burimeve Njerëzore në Kosovë, në “Power to HR”, që organizohet nga platforma më e madhe e punësimit në vend - “KosovaJob”.

“Power to HR” prezantim i saj do të fokusohet në fushën e Brendimit të Punëdhënësit (Emplyer Branding), veçmas në teknikat dhe strategjitë e marketingut që duhen për një brendim të mirë të punëdhënësit. Shumë nga praktikat e suksesshme që ushtron në “LinkedIn” ajo do t’i shpalosë më 23 shkurt në Kosovë.

Dhjetë intervista për tu bërë pjesë e LinekdIn, Hava Maloku një shembull për këdo

Hava Maloku fëmijërinë e kaloi në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Më pas studimet i ka kryer në tre universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e Biznesit e Marketingut.  Fillimisht kishte qenë e angazhuar në disa startups në fushën e edukimit dhe financave si “Quinstreet” dhe “Adchemy”. Më pas është angazhuar për “Expedia”, që është një nga brendet kryesore të udhëtimit në botë, pastaj në një kompani në fushën ligjore të quajtur “Legalzoom” dhe se fundi në “LinkedIn”. Për të arritur deri të punësimi aty Hava Maloku kishte kaluar në dhjetë intervista. Ajo në LinkedIn menaxhon marketingun online përmes emalit dhe web faqeve për LinkedIn Premium.

Nga rekomandimet e kolegëve dhe ish-kolegëve në LinkedIn, Hava Maloku vlerësohet si një punëtore e përkushtuar dhe qe shpërndan energji pozitive te të gjithë ekipi. Ajo vlerësohet që kryen punën me përgjegjësi dhe me etikën më të lartë të punës. Profesoresha e saj, Alexandria Ceasy e ka vlerësuar si një prej nxënësve më të dalluara.

“Hava është një nga nxënësit më të zellshëm dhe më punëtor që kam pasur në klasë”, ka shkruar ajo në profilin e Malokut në LinkedIn. David Fishman që ka punuar me të e cilëson si një punëtore që shpërndan profesionalizmin në gjithë ambientin ku punon.

“Kam qenë i mahnitur nga aftësitë e natyrshme të liderishipit të Havës. Profesionalizmi i saj në zyre jep një shembull për këdo”, thuhet në rekomandimin e tij.

Hava Maloku - Power to Hr

“Power to HR” me sesione inspiruese me emra eminent

“Power to HR” -  ngjarja më e madhe që do të mbledhë profesionistët e burimeve njerëzore në një vend po vjen për herë të parë në Kosovë. Platforma kryesore e punësimit, KosovaJob me emrat më eminent të kësaj fushe e ka bërë gati samitin global të burimeve njerëzore. Dy folësit kryesor të kësaj ngjarje janë, Anne Morrison me përvojë të gjatë në BBC Academy dhe Serdzan Şimşek Arnautović me përvojë në kompaninë multinacionale – META.

Samiti do të mbahet më 23 shkurt (E enjte) në Klan Arena në Prishtinë. Përveç eksperiencës shumë të veçantë pjesëmarrësit do të pajisen edhe me një certifikatë pjesëmarrjeje.

Juve ju mbetet ta rezervoni biletën në këtë link: www.powertohr.com

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC