Kompania kosovare që e bën ambientin e punës më festiv

22 Dhjetor '22

Kompania kosovare që e bën ambientin e punës më festiv
	 	 

“Make it a December to Remember” (Bëjeni një dhjetor për t’u mbajtur mend), është mesazhi të cilin kompania “Xmas Decor Kosova” synon ta bëj realitet çdo fundvit. Ekipi i kësaj kompanie të udhëhequr nga Besart Kurteshi në muajt e fundit të vitit punojnë pothuajse papushim. Ata synojnë t’i japin magji festive çdo ambienti pune dhe përtej kësaj. Nga ambientet më të vogla e deri te kompanitë me të mëdha “Xmas Decor Kosova” synon t’i veshë me ndriçim. Kjo rrugë për Kurteshin nuk ishte i rastësishme. Dëshira për dekorimin i filloi si i vogël në shtëpi. Me mjetet e dekorimet që kishte ai mundohej të bënte më të mirën për të krijuar një ambient sa më festiv për familjen dhe mysafirët. Tash atmosferën që e krijoi në shtëpi si i vogël po e jetëson në ëndrrën e çdo shtëpie tjetër që troket në adresën e “Xmas Decor Kosova”.

“Ideja ime ka qenë qysh në fëmijëri, si i vogël e kam pasur në qef ta dekoroj shtëpinë time me mundësitë që i kisha, pastaj fillova qysh në vitin 2015 te një shok i imi të cilit ia rregullova shtëpinë dhe filluam çdo vit të rritemi gradualisht dhe me hapa të sigurt”, ka thënë Kurteshi për Akademi Pune.  Kur prezantohet thotë se vjen nga qyteti i dritave, Obiliqi – me këtë bën një lidhje me dëshirën e madhe për të bërë një ambient me sa më shumë ndriçim. Ai ka studiuar për menaxhment dhe informatikë. Me profesion ekonomist ai me “Xmas Decor Kosova” i është kthyer pasionit të tij për dekorimit. Punën e parë ia besoi miku i tij për t’ia dekoruar shtëpinë. Tash, dekorimin ia besojnë shumë kompani të mëdha. “Xmas Decor Kosova” operojnë gjatë muajve të fundit dhe për këtë Kurteshit i duhet t’i angazhojë aq punëtorë sa i nevojiten për t’iu përshtatur fluksit të punës. Meqenëse operojnë në këtë kohë kushtet atmosferike nuk janë përherë të favorshme për këtë ekip. Andaj dhe sfidat janë të natyrës së ndryshme por kjo nuk e ka dekurajuar asnjëherë  për të çuar deri në fund punën e tyre.

“Kompania jone është zhvilluar me shume sfida, sepse në këtë kohë siç jemi në këtë periudhë ku bëhen dekorimet për fundvit, moti është shumë i paqëndrueshëm dhe shumë ftohtë dhe kjo na ka penguar që të rritemi shpejt, megjithatë ne nuk jemi ndalur dhe kemi kaluar të gjitha sfidat”, ka treguar tutje ai për Akademi Pune.

Shkolla digjitale

Ambientet brenda përpiqen t’i ndriçojnë varësisht me dizajnin e brendshëm. Ambientet e punës i përshtatin me natyrën e punës që bëhet. Kurse ambientet jashtë mundohen që në çdo kënd t’i veshin me sa më shumë drita. Por ky proces në ndërtesa tejet të mëdha është goxha sfidues.

“Operimi  në ndërtesat e larta është pak i vështirë  sepse lartësia e bën të veten dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm me këto situata”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka thënë se i japin rëndësi të gjitha detajeve gjatë procesit të punës duke i bërë të gjitha këndet e dukshme. Suksesi sipas tij qëndron në besnikërinë ndaj bashkëpunëtorëve.

“Suksesin e kemi pritur vazhdimisht andaj dhe nuk jemi ndalur së punuari natë e ditë që t’iu qëndrojmë besnik klientëve tanë dhe të tregojmë besnikëri me secilin që kemi bashkëpunuar”, ka thënë ai. Sipas tij dekorimi me “Xmas Decor Kosova” bëhet më i veçantë pasi që përfshihen nga njerëz profesionistë të fushës dhe me përkushtim të madh. Një atmosferë e tillë, sipas tij, përveç që duket bukur me një pamje përrallore ka shumë ndikim pozitiv edhe ne performancën e punës. Mesazhi i Kurteshit është që edhe muajt e tjerë të ndikojnë në bashkimin e njerëzve duke besuar në një ambient më pozitiv.

“Vetë motoja “Make a December to Rememebr” tregon se sa ka rëndësi ky muaj andaj është shumë i rëndësishëm ndriçimi për festat e fundvitit. Mesazhi im për fund është të festojmë edhe shume muaj të tjerë së bashku si ky muaj”, është shprehur ai.

Starlabs

Si ndikon dekorimi i zyrës në efikasitetin e punonjësve?

Studimet kanë treguar se dyqanet dhe bizneset e dekoruara për festën krijojnë një ndjenjë pozitive te klientët. Ata ndihen më shumë si në shtëpi. Ata janë më të lumtur dhe kanë më shumë gjasa të blejnë dhurata në dyqane të tilla.

Natyrisht, atmosfera festive shkon përtej klientëve. Punonjësit e lumtur çojnë në shërbim më të mirë ndaj klientit dhe shërbimi më i mirë ndaj klientit çon në një sezon festiv më efektiv. Është dëshmuar se dekorimi i ambientit dhe atmosfera festive e fundvitit ndikon edhe në dispononim më të mirë të punonjësve. Kur kjo ndodh, ju tërhiqni klientë që janë më të lumtur dhe kanë më shumë gjasa t'ua rekomandojnë biznesin tuaj miqve të tyre.

Të krijosh atmosferën e duhur nënkupton të kesh dekorimet e duhura për hapësirën tënde. Një studim i kryer nga Ambius, ka zbuluar se mirëqenia dhe angazhimi i punoëtorëve riritet në atmosferën festive në ambient pune, megjithatë shumë kompani ende neglizhojnë t'i instalojnë ato.

Në sondazh, shumica (85 për qind) e punëtorëve raportuan se dekori sezonal kishte një ndikim pozitiv në dispononim e tyre në punë, ndërsa nëntë nga 10 menaxherët e zyrave në Mbretërinë e Bashkuar dhe pronarët e bizneseve thanë se besojnë se dekori sezonal kishte një ndikim pozitiv te punëtorët. Pavarësisht kësaj, një në gjashtë menaxherët e zyrave në Mbretërinë e Bashkuar të anketuar nuk instalojnë as dekorime sezonale dhe as një pemë Krishtlindjeje në zyrët e tyre.

Kenneth Freeman është shef i Inovacionit në Ambius – që është lider në krijimin e një ambienti sa më festiv. Ai beson se sezoni festiv ka një efekt pozitiv te shumica dërrmuese e punëtorëve - gjë që mund të jetë thelbësore në ruajtjen e motivimit gjatë muajve të dimrit më të errët dhe më të ftohtë. Edhe diçka e thjeshtë si një dekorim i vetëm ose pema e Krishtlindjes në zonën e pritjes mund të ndihmojë që energjia festive të bartet në vendin e punës.

Njerëzit kanë një nevojë të lindur për t'u lidhur me natyrën dhe shtimi i gjelbërimit në zyrë është dëshmuar se ndihmon në rritjen e produktivitetit, kreativitetit dhe mirëqenies. Nëse bëhet një ndërhyrje festive në zyrë, përmes pemëve të Krishtlindjeve ose bimëve sezonale, kjo mund të ndikojë shumë pozitivisht te punëtorët.

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC