“Power to HR” - ngjarja më e madhe që do të mbledhë profesionistët e burimeve njerëzore në një vend po vjen për herë të parë në Kosovë. Platforma kryesore e punësimit, KosovaJob me emrat më eminent të kësaj fushe do të sjell së shpejti samitin global të burimeve njerëzore.
Dy folësit kryesor të këtij eventi janë, Anne Morrison me pervojë të gjatë në BBC Academy dhe Serdzan Şimşek Arnautović me pervojë në kompaninë multinacionale – META.
“Njerëzit më të mirë që bëjnë më të mirën e tyre: Si t’i tërhiqni dhe t’i ruani superyjet e së nesërmes?” – Kjo është tema mbi të cilën do ta shtjellojë ligjëratën e saj Anne Morrison. Ajo ka qenë një ndër njerëzit kryesor që kanë udhëhequr me BBC Academy. Ajo aktualisht është ndër njerëzit kryesor në Institutin e lartë të edukimit “Pearson College London”. Ajo është Producente Ekzekutive dhe Kryesuese e Bordit në NED and Trustee – e cila ka 15 vjet përvojë në udhëheqjen e rekrutimit.
Ajo beson që të mbledhesh më të talentuarit është një faktor kritik për suksesin e të gjitha organizatave. Kjo i jep një kompanie më shumë avantazhe kundrejt konkurrentëve të saj, e përgatit atë për të ardhmen dhe e shtyen atë drejt rritjes më të madhe. Por, njerëzit e mirë gjithmonë kanë shumë mundësi zgjedhjeje. Pse duhet ata të ju zgjedhin juve si kompani, veçmas në një fushë ku talentët mungojnë. Pasi që t’i bëni pjesë të ekipit ata mund të tundohen lehtë nëse medojnë që nuk i vlerësoni dhe nuk i mundësoni të zhvillohen. Për të gjitha këto çështje, Anne Morrison ka përgjigje dhe strategji zgjidhjeje. Kjo bazohet në përvojën e saj në organizatat më të vlerësuar si BBC, BAFTA dhe “Pearson College”. Ajo duke e shpalosur eksperitësën e saj në “Power to HR” jep shembuj inspirues dhe këshilla praktike që ndihmojnë në përmirësimin e strategjive dhe në mbajtjen e njerëzve të talentuar në punë.
Platforma kryesore e punësimit në vend, KosovaJob nëprmjet samitit “Power to HR” po e sjell në Kosovë eksperiencën tejet profesionale të Serdzan Şimşek Arnautović. Ai punon aktualisht si Menaxher Ndërkombëtar i Programit të Rekrutimit në kompaninë e njohur, META. Ekspertiza e tij është e ndërtuar përgjatë 11-vjetëve në fushën e rekrutimit në kompani globale. Kompanitë ku ai ka zhvilluar karrierën e tij janë ndër më të njohura në fushën e teknologjisë.
“Rritja e tërheqjes së talenteve për të ardhmen: Si munden kompanitë t’i kuptojnë, përshtatin dhe zbatojnë strategjitë e rekrutimit që korrospodojnë me epokën e re” – Kjo është tema mbi të cilën do të shpalosë ligjeratën e tij Şimşek Arnautović. Mbi këtë ai jep vizionin që duhet ndjekur.
Tregu i ri ua dikton kompanive ndryshimin e stratgjive të tyre të rekrutimit për të siguruar që ata të kuptojnë se çfarë duan kandidatët – thjesht një pagë nuk është e mjaftueshme. Duke marrë parasysh strategjitë e të menduarit për të ardhmen në rekrutim, Şimşek Arnautović beson se ne duhet të jemi në gjendje të transformojnë mentalitetin e rekrutimit nga të menduarit në praktikë. Për si të arritur këtë, ai do të shpjegojë në detaje në “Power to HR”.
Serdzan Şimşek Arnautović ka punuar në kompanitë më të njohura të teknologjikë i fokusuar në aftësitë analatike. Ai ka një pasion të madh për diversitetin. Ka ndërtuar dhe ka ekzekutuar strategji të rekrutimit që fokusohen në impaktin në kompanitë që kanë në fokus teknologjinë. Ai ka punuar në Evropën Qëndrore dhe Lindore, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe Turqi.
Çfarë është Samiti “Power to HR” dhe përse është i rëndësishëm?
Samitet janë takime rrjetizuese që ndihmojnë në vënien në fokus të çeshtjeve të ndryshme. Qëllimi i organizimeve të samiteve është të diskutojnë tema të përbashkëta dhe të kërkojnë zgjidhje për problemet e përbashkëta. Samitet janë një mundësi e shkëlqyer për të parë se sa larg ka arritur një kompani apo dhe individi, si dhe për të mësuar për punën e të tjerëve dhe për të identifikuar se ku duhet ta përqendrojnë fokusin e tyre. Në samite njerëzit mund të mësojnë dhe të ndajnë nga përvoja e tyre në një fushë të caktuar. “Power to HR” ka për synim ta bëj pikërisht këtë në fushën e Burimeve Njerëzore. Për këtë ka përzgjedhur emra me eksperitizë tejet profesionale në fushën e Burimeve Njerëzore. Përveç dy folësve kryesorë, ky samit do të përfshijë edhe 2 diskutime me 8 ekspertë të Burimeve Njerëzore nga Kosova dhe Rajoni.
Deri më tani janë shitur mbi 250 bileta në eventin ku 70% e audiencës janë persona nga industria e HR , 20% nga Biznesi dhe 10% audiencë e përzier. Të gjithë do ta kenë një vend personal në sallën kryesore në Klan Arena, ku do të shërbehen me ushqim, pije dhe kafe pa limit. Samiti do të mbahet më 23 shkurt (E enjte), duke filluar prej orës 09:00 deri në orën 17:00. Përveç eksperiencës shumë të veçantë pjesëmarrësit do të pajisen edhe me një certifikatë pjesëmarrjeje. Bileta me çmim të rregullt është 120 Euro.
Juve ju mbetet ta rezervoni biletën në këtë link: https://humanpower.net/job-application-form?id=655