5 gabimet më të zakonshme gjatë kërkimit të punës

14 Nëntor '22

5 gabimet më të zakonshme gjatë kërkimit të punës
	 	 

Nëse aktualisht jeni duke kërkuar punë, tashmë e dini se sa sfiduese është të gjeni punë, marrë parasysh që nuk jeni vetëm ju që po kërkoni punë, por ka edhe shumë të tjerë, kështu që konkurrenca rritet. Ndjenja më e keqe është kur keni mjaftueshëm përvojë të punës, trajnime e certifikata por vazhdoni të mos bini në sy të punëdhënësve. Këtu qëndron një gabim.

Mësoni disa nga gabimet më të shpeshta që duhet t’i shmangni në mënyrë që t’i rrisni mundësi për t’u pranuar në punë.

Përqendroheni shumë në pagë

Ky është gabimi i parë dhe më i madhi që e bëjnë punëkërkuesit. Është e lehtë të bëhet një kërkesë e tillë, por e vështirëson dukshëm marrjen e ofertës së punës. Çfarë tregon kjo për punëdhënësin? Kjo tregon i jep atij të kuptojë që nuk jeni të interesuar rreth punës e për ta dhënë më të mirën nga vetja, por jeni të ineteresuar vetëm rreth pagës.

Çfarë duhet të bëni: Në vend se të përqendroheni në pagë është më mirë të përqendorheni në kompaninë dhe pozitën për të cilën po aplikoni. Nëse të dyjat për ju janë në rregull, punëdhënësi është më i gatshëm ta negociojnë pagesën. Pra, përpiquni ta shfaqni veten si person fleksibil dhe në gjendje për të negociuar, në vend se të jeni i prerë rreth një shifre. 

Kërkimi i punës që është jashtë përvojës suaj

Kur aplikoni për ndonjë punë që nuk është në fushën tuaj të punës, shansat janë më të mëdha që të mos thirreni as për intervisë. Kjo, sepse punëdhënësi është duke kërkuar për dikë i cili është në gjendje të mësojë shpejt dhe ka përvojë të punës në atë fushë, pra nuk është në kërkim të dikujt aftësitë e të cilit nuk po përputhen me atë pozitë.

Çfarë duhet të bëni: Është shumë në rregull të dëshironi ta ndryshoni industrinë, por për t’i rritur mundësitë e punësimit duhet të hulumtoni rreth pozitës dhe industrisë në përgjithësi paraprakisht. Cilat aftësi dhe përvoja po kërkohen nga kompania? Kjo do t’ju ndihmojë t’i identifikoni aftësitë tuaja të transferueshme. Hapi tjetër që rekomndahoeht shumë në rast të ndryshimit të karrierës është ta merrni një trajner të karrierës për t’ju ndihmuar.

Aplikimi për pozita të cilat nuk janë përshtatje e mirë

Mbase mund ta keni vërejtur që kur ia keni filluar të aplikoni për punë, mund t’ju kenë ofruar pozita për të cilat nuk ia keni as idenë se çka janë. Mund të keni përvojë dhe aftësi në një fushë, por punëdhënësi duke e parë CV tuaj mund t’ju ofrojë punë plotësisht ndryshe, si përfundim do ta hedhni poshtë atë ofertë sepse nuk keni fare interes për të. Pse ndodhë kjo? Sepse jeni duke aplikuar në llojet e gabuara të punës, pra duhet të përqendroheni më shumë për ato pozita të cilat përputhen me përvojën dhe aftësitë tuaja.

Keni CV të dobët dhe jo profesionale

CV-ja jo e mirë është një nga gabimet më të pafalshme që e bëjën punëkërkuesit. Nëse jeni duke kërkuar punë në një fushë që ka konkurrencë të madhe duhet të jeni në gjendje, që përmes emailit të qëndroni jashtë turmës. Ndonëse kjo është një pikë shumë e rëndësishme, çështja është se duhet të dini se cilat informata dhe detaje duhet t’i përfshini në atë CV, si edukimi, përvoja e punës dhe aftësitë të cilat janë të rëndësishme për atë vend pune.

Rishikoni CV-në disa herë përpara se ta dërgoni, pra mos e dërgoni menjëherë pasi ta keni shkruar, sepse nuk mund t’i dalloni gabimet menjëherë.

Mospërdorimi i rrjetit profesional në mënyrë të duhur

Rrjetëzimi, apo zgjerimi i njohjeve është aftësi kritike për të gjithë atë që duan të kenë sukses gjatë procesit të kërkimit të punës. Rrjeti social si LinkedIn është një hapësirë ku mund të mësoni më shumë rreth industrisë. Nëse ndërtoni raporte të mira profesionale do ta keni më të lehtë të gjeni punë, sepse do jenë në gjendje t’ju rekomandojnë më shumë punë.

Por nuk është vetëm ky rrjet, mund të përdorni edhe patforma të tjera, përmes të cilave mund të gjeni punë.

Si përfundim, nëse i keni këto shprehi gjatë kërkimit të punës, mundohuni t’i shmangni sa më shumë që të jetë e mundur dhe merrni parasysh këshillat tona. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC