Sa duhet të jetë gjatësia e letrës motivuese?

8 Nëntor '22

Sa duhet të jetë gjatësia e letrës motivuese?
	 	 

Letra motivuese konsiderohet si një dokument i vështirë dhe i pakëndshëm për aplikuesit. Punëkërkuesit kanë shumë pyetje për të si Sa e gjatë duhet të jetë, çfarë informacionesh duhet të përfshihen etj. Kandidatët duhet të mos harrojnë që rekruterët e punëdhënësit janë persona të zënë, prandaj nuk duhet ta diskualifikojnë veten me letra shumë të gjata.

Sa e gjatë duhet të ketë një letër motivuese?

Gjatësia ideale e letrës motivuese është:

  • Më e shkurtë se një faqe
  • 3 deri në 5 paragrafe
  • Më pak se 400 fjalë

Sipas një gjetjeje me 205 profesionistë të burimeve njerëzore nga ResumeLab, 42% e tyre preferuan që letra motivuese të jetë diku në mes të gjysmë ose një faqeje, ndërsa 40% të tjerë preferuan që ajo të jetë më e shkurtër se një gjysmë të faqes. Vetëm një përqindje e vogël thanë se do të donin ta lexonin një letër mpotivuese më të gjatë se një faqe.

Si ta shkruani letrën motivuese me gjatësinë e duhur?

Kushtojini vëmendje strukturës

Ashtu si edhe esetë në shkollë, edhe letra motivuese duhet duhet ta ketë të njëjtën strukturë: Paragrafin hyrës, paragrafët e trupit dhe paragrafi i përfundimeve.

  • Paragrafi hyrës: Duhet ta shfaqë lidhjen me punëdhënësin dhe interesin për atë pozitë. Mundësisht të jetë kreative.
  • Trupi (një deri në 3 paragrafe): Këta paragrafë duhet të përqendrohen në mënyrën se si mund ta ndihmoni ekipin. Flisni rreth aftësive dhe përvojave, si dhe ndonjë shembull specifik, por gjithmonë të jetë i qartë dhe i shkurtë.
  • Përfundimet: Ky është paragrafi ku e falënderoni lexuesin për kohën dhe i ritregoni interesat.

Paraqisni çfarë i intereson punëdhënësit

Si ta dini këtë? Duke e lexuar përshkrimin e punës. Çka është listuar e para dhe çka është përsëritur. Prej aty mund ta dini se cilat aftësi duhet t’i përfshini.

Përdorni shembuj të qartë për ta fituar interesin e lexuesit

Si mund ta bëni këtë, në mënyrë të njëtë si edhe në intërvistë të punës. Tregoni një rast që lidhet me interesat e punëdhënësit, jepni detajet e nevojshme! Përshkruani përgjegjësitë tuaja në atë situatë! Përshkruani saktësisht se cilët hapa i morët ju për ta adresuar atë çështje, dhe në fund tregoni rezultatet nga ai veprim!

Shkoni përtej CV-së pa ia tepruar

Përqendrohuni t’i hidhni në pah arritjet më të rëndësishme që i keni përmendur në CV dhe shpjegoni ato më gjerësisht. Mos u shqetësoni rreth përfshirjes së të gjitha detajeve nga puna e kaluar.

Mendoni edhe për pikat kyçe

Kjo nuk do të thotë që duhet t’i përsëritni të njëjtat si në CV, por diçka tjetër që nuk e keni përmendur aty. Shembull, çfarë sjellni në tavolinë më tre/katër pika etj.

  • Përdorni formatin standard
  • Fomte të zakonshme si Arial, Helvetica, ose Times New Roman
  • Madhësia e shkronjave 10 deri në 12
  • Madhësia e margjinave rreth 2.5 cm
  • Hapësira në mes të rreshtave 1.15 maksimumi.

Shkurtoni pjesët e tepërta

Nëse letra motivuese është bërë shumë e gjatë, atëherë hidhjani edhe një shikim të fundit! Çfarë mund të hiqni?

  • Përmbajtjen ku keni treguar se sa shumë jeni kënaqur duke e bërë punën;
  • Vitet e përvojës, (sidomos nëse është përcaktuar përvoja e nevojshme në përshkrim të punës);
  • Detajet shtesë të shembujve;
  • Fjalët e panevojshme si “menoj që..”, “Ndihem sikur..”, “besoj që mund t’ju ndihmojë”.

Ndiqni udhëzimet e përshkrimit të punës

Disa kompani e përmendin në përshkrim të punës se sa duhet të jetë gjatësia e letrës motivuese. Nëse në rastin tuaj është cekur në përshkrim të punës, atëherë shkruani letrën motivuese sipas udhëzimit të kompanisë! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC