Çfarë të bëni pas debatit të ashpër me kolegët e zyrës ose shefin?

7 Nëntor '22

Çfarë të bëni pas debatit të ashpër me kolegët e zyrës ose shefin?
	 	 

Pasi të jetë shkatërruar ndonjë marrëdhënie në një vend pune, ajo fillon të jetë burim i palumturisë në punë, zemërimit dhe frustrimit. Pra, e gjithë kjo energji çon në pakënaqësi me vendin e punës. Duke qenë që një punonjës duhet të japë dorëheqje pasi t’i ketë shteruar të gjitha mundësitë që i ka në dorë, Akademi Pune po jua tregon disa këshilla se si t’i rregulloni raportet me kolegët pa qenë nevoja të largoheni.

Duhet ta pranoni që raporti juaj është prishur

Hapi më i parë është ta pranoni që lidhja juaj me mikun/mikeshen e zyrës është prishur dhe t’ia bëni me dije këtë. Takohuni me personin që keni pasur debat të ashpër, shprehni ndjenjat dhe emocionet që i ka shkaktuar ai raport i prishur! Analizoni situatën! Nëse keni sado pak faj për situatën e krijuar, kërkoni falje menjëherë, shpjegoni çfarë ju shtyri ta bëni atë.

Vendosni rregulla bazë për marrëdhënien tuaj

Gjëja më e mirë që duhet të bëni, në mënyrë që të mos keni keqkuptime dhe probleme në të ardhmen me mikun e zyrës ose me dikë tjetër që e konsideroni më të afërt, është t’i ndani me kohë kufijtë. Nuk ka asgjë të keqe. Një person i afërt duhet të jetë në gjendje t’jua kuptojë personalitetin dhe kufijtë tuaj.

Prandaj, është më mirë t’i bëni me dije me kohë, në mënyrë që të qëndroni brenda atyre kornizave. Kjo do të krijojë respekt dhe mirëkutpim të vazhdueshëm. Në fund të fundit të gjitha lidhjet kështu funksionojnë.

Nëse ndani diçka me dikë në punë, bëjani me dije që ajo duhet të mbetet midis jush dhe me askë tjetër, e aq më pak me dikë nga departamenti i burimeve njerëzore.

Rritni rezultatet pozitive të marrëdhënies suaj

A e keni analizuar gjendjen tuaj në punë, a ka ndikuar marrëdhënia e mirë me shefin t’ju bëjë t’i takoni objektivat e punës? Nëse ai/ajo është në dijeni që pikërisht kjo marrëdhënie e mirë po ju ndikon të keni rezultate më të mira në punë, do të vazhdojë t’i mbajë raportet e ngrohta, prandaj bëjani me dije ju vetë! Tregoni gjithashtu se si ndikojnë raportet e plasaritura në punët që kryeni! E në fund të ditës, kujtojani vetes që nuk ka të bëjë as me ata e as me ju, por me marrëdhënien e mirë që ndani!

Reflektoni në historinë tuaj

Zakonisht keni dëgjuar që për t’u zhvilluar në karrierë nuk duhet ta ktheni kohën prapa, epo gjatë këtyre momenteve kjo nuk vlen. Shikoni prapa, shikoni në të kaluarën, si keni kaluar bashkë, kujtoni momentet e bukura së bashku dhe kuptoni që ai debat nuk ishte aq i fuqishëm sa t’jua shkatërrojë një herë e mirë raportin tuaj.

Kujtoni kur e keni bërë një prezantim bashkë, kur e keni arritur një target bashkë, kur e keni përfunduar ndonjë projekt me sukses, kur e keni mbrojtur njëri tjetrin te të tjerët, ose kur e keni mbuluar njëri tjetrin gjatë kohës kur keni qenë të sëmurë. A mjafton kaq?

Gjeni rrugë të reja për ta forcuar lidhjen

Të gjithë miqtë e zyrës e pranojnë që ata nuk janë çdoherë në lidhjen e tyre më të fuqishme për shkak të njëtrajtësisë. Meqenëse janë bashkë gjatë gjithë kohës për më shumë se gjysmën e ditës, marrëdhënia fillon të bëhet monotone dhe fjalët të harxhohen.

Kjo është pak me grackë, sepse të flasësh gjithmonë për punën fillon të bëhet e mërzitshme, të flasësh për dikë tjetër nuk është mënyra më e mirë, çfarë duhet bërë tjetër?

Flisni për ndonjë film, për ndonjë libër që e keni lexuar, për kursin që e keni mbatur së fundmi, për planin që e keni bërë sit ë rriteni në karrierë etj. Kjo do t’jua forcojë marrëdhëniet me shokun/shoqen e zyres, kolegun apo supervizorin. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC