10 pyetje që nuk duhet t’ua drejtoni intervistuesve

16 Shtator '22

10 pyetje që nuk duhet t’ua drejtoni intervistuesve
	 	 

Mund të ketë shkuar mirë e gjithë intervista e punës, por pyetjet tuaja në fund të intervistës mund ta prishin të gjithë përshtypjen e mirë që mund ta kenë krijuar intervistuesit. Sigurisht që as përgjigjet e tipi “nuk kam asnjë pyetje” nuk janë të duhurat. Prandaj Akademi Pune po i rënditë 10 pyetje, të cilat nuk duhet të bëhen në intervistë të punës, por bashkë me to edhe shpjegimet pse nuk bëhen.

Çka përfshin puna?

Është themelore ta hulumtoni pozitën përpara se të shkoni në intervistë, kështu që do t’i kuptoni detyrat dhe pritshmëritë e rolit. Ky hulumtim sado i vogël tregon për seriozitetin tuaj në lidhje me pozitën. Në vend që të pyesni drejtpërdrejt për pozitën do të ishte më mirë të kërkoni informata se si e kalon ditën një person i asaj pozite në atë kompani.  

Çfarë bën kjo kompani?

Njëjtë si për pozitën e punës, duhet të hulumtoni edhe për kompaninë. Mosdija për kompaninë është diçka që asnjë punëdhënës nuk e lejon. Mund të bëni pyetje për disa aspekte të kompanisë siç është kultura e saj, në mënyrë që ta shihni nëse do të keni sukses.

Kush janë konkurrentët e kompanisë?

Edhe konkurrentët e kompanisë do t’i kuptoni gjatë hulumtimit. Nëse ia bëni të ditur punëdhënësit që nuk i njihni konkurrentët e tyre, do të thotë që nuk e njihni as industrinë. Nëse dëshironi ta dini patjetër këtë informacion është mirë të thuani “Kam hulumtuar për kompani të tjera që bëjnë të njëjtën punë në këtë anë, por nuk kam gjetur diçka, a mund ta di se cilët janë konkurremtët e drejtpërdrejtë?”

A ka edhe punë tjera ta hapura?

Është e rëndësishme pyetjen ta mbani të përqendruar në pozitën për të cilën keni aplikuar, kjo u tregon punëdhënësve që jeni të emoionuar të punoni për të. Shumë punëdhënës duan që të punonjësit e tyre të rriten bashkë me pozitën.

A do të ngritem në detyrë ose të marrë pagë me ngritje?

Është rregull i pashkruar të shmangen pyetjet në lidhje me përftimet në pozitë e pagë, përpara se të pranoni ofertë të punës.

Kur do të fillojë të marrë ditë të pushimit dhe pushime mjekësore?

Imagjinoni sikur jeni në vendin e intervistuesve: si do ta shihni një kandidat që ju bën pyetje të tilla, në ndërkohë që ka të tjerë të cilët po bëjnë pyetje në lidhje me punën dhe shihen si jashtëzakonisht seriozë dhe profesionalë? Edhe kjo pyetje bëhet pas ofertës së punës.

A do t’i analizoni referencat dhe të kaluarën time?

Sigurisht që nëse punëdhënësi jua ka kërkuar disa referenca do t’i kontrollojë ato, përndryshe pse duhet ta bënte. Nuk është pyetje e logjikshme për ta bërë këtë, madje kjo do i bëjë të fillojnë të dyshojnë rreth kualifikimeve tuaja.

A mund të punojë nga shtëpia?

Zakonisht punëdhënësit të cilët duan të ofrojnë punë nga shtëpia ose punë fleksibile, i përmendin këto detaje në përshkrim të punës ose në instervistë. Pra, ata janë të parët për ta bërë këtë. Përderisa e dini që nuk jeni duke aplikuar për një pozitë nga distanca, bëni mirë t’i shmangeni pyetje për të punuar nga shtëpia. Në vend të kësaj mësoni se çfarë mjedisi i punës është ai.

A keni kod të veshjes?

Mund ta mësoni kodin e veshjes që ka një kompani duke hulumtuar për të në rrjete sociale ose faqe të internetit, përpara se të shkoni në intervistë. Në fund të fundit, qoftë shumë formale ose jo duhet ta dini që veshja në vendin e punës duhet të dallojë nga ajo e daljeve me shoqëri.

A do të donit të dilni për kafe me mua?

Intervista e punës është proces formal, prandaj edhe duhet t’i shmangni pyetjet rreth angazhimit social në mënyrë që të qëndroni brenda kufijve profesional.  Nëse e shihni që intervistuesi është shumë i shoqërueshëm dhe ka energji pozitive mund ta “shfrytëzoni” këtë për t’ia dërguar një email falënderimi ose edhe për ta pyetur diçka tjetër që ka lidhje me punën. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC