10 fjalë magjike që ju ndihmojnë të shisni produkte

15 Shtator '22

10 fjalë magjike që ju ndihmojnë të shisni produkte
	 	 

Krahas paraqitjes së duhur, gjuha është themelore në industrinë e shitjes. Duke qenë se bizneset nuk mund të funksionojnë pa konsumatorë, atëherë komunikimi i duhur me ta është urdhë për lidhje të fuqishme mes bizneseve dhe klinetëve.

Janë 10 fjalë të fuqishme që mund t’i përdorni në blogun tuaj, kopjen e shitjes e reklama të tjera, për ta tërhequr vëmendjen e komsumatorëve tuaj. Fjalët e shitjes u ndihmojnë atyre të marrin vendime, të lidhen emocionalisht me produktin dhe të frymëzohen për t’i blerë.

“Tani”

Fjala “tani” nënkupton çastin, pra ndihmon të krijohet ndjenja e urgjencës. Përdorimi i kësaj fjale i bën konsumatorët të marrin shpejt vendim, sidomos tek ana të cilët kanë dyshime. Fjala “tani” është më efektive kur bashkohet me fraza të tjera si:

Vepro

Merre

Kliku këtu

Gjeje këtu

Mëso më shumë

“Shkëlqyeshëm”

Kjo fjalë përshkruan diçka që është befasi e madhe ose çuditje. Mbase është fjala më e fuqishme për ta përshkruar veçorinë e produktit, promovimin ose kompaninë. Tregtarët mund ta përdorin këtë fjalë për ta hedhur në pah edhe çmimin. Fjala bëhet më e mirë kur bashkëpunon edhe me:

Marrëveshje

Promovim

Mundësi

Cilësi

“Ruaj”

Fjala “ruaj” është fjalë nxitëse në shitje për t’i bërë konsumatorët për ta ruajtur kohën ose paratë. Me cilat fjalë shkon më së miri shprehja “ruaj”?

Tani

Për qind

Paratë

Kohën

“Ti/ty”

Shitësit e përdorin fjalën “ti” për t’ju qasur audiencës, si një konsumator potencial. Madje, kur kompania u drejtohet konsumatorëve me fjalën “ti” ua jep ndjesinë që kompania ekziston vetëm që t’i zgjidhë problemet e tyre. Kjo fjalë shkon shumë me fjalët:

Për

me

te

“Imagjinoni”

“Imagjinoni” bën që konsuamtori potencial ta vizualizojë produktin. Shembull, ata mund ta imagjinojnë atë duke e përdorur në jetën e përditshme dhe duke e shijuar. Kjo i bën ata të mendojnë që ai produkt do ta lehtësojë jetën e tyre. Fjalë të tjera që mund të përdoren bashkë me të:

Sikur ta keni

Duke e përdorur

Duke shkuar

Duke qenë

“Mundësi”

Kjo fjalë u referohet rrethanave që e bëjnë të mundshme diçka. Duke e përdorur fjalën “mundësi” mund t’i jepni konsumatorit arsye për të vepruar ndaj një shërbimi apo produkti. Bashkë me “mundësinë” mund të përdoren edhe:

E limituar

E shkëlqyeshme

E re

“Ju kthehen paratë”

Kjo fjalë ka shumë ndikim sepse i bën konsumatorët të ndihen rehat edhe nëse ata kanë mijëra dyshime rreth shërbimit ose produktit. Pra, ata janë në gjendje të rrezikojnë, ta blejnë produktin dhe më shumë mundësi që do të ndihen të kënaqur. Fjalë të tjera që mund t’i përdorni në të njëjtën fjali janë:

Granatojmë

Ofrojmë

Marrëveshje

“Thjesht”

Kjo tregon që është diçka e lehtë për t’u kuptuar ose për t’u përdorur. Shitësit zakonisht e përdorin këtë fjalë për ta përshkruar veçorinë e produktit, shërbimit ose vetë procesin e blerjes. Fjalë të tjera:

Ruani

Karakteristikat

Procesin e blerjes

“Ekskluzive”

Kjo është një fjalë tjetër që shitësit e përdorin për ta krijuar ndjenjën e të rëndësishmes. Po ashtu edhe i bën ata të ndihen special për shkak se janë në gjendje ta kenë diçka që është e re.

Shitje

Ofertë

Konsumator

Kursimet

“Shpallje”

Përmes kësaj fjalë mund ta bëni ndonjë lajmërim publik rreth ndonjë fakti, ngjarjeje ose plani. Kjo i bën shitësit të ndërmarrin veprime.

Produkte të reja

Shërbime të reja

Promovime të reja

Ndryshime të biznesit

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC